Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë të mjaftueshme deklaratat partiake për dorëheqjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë?

БНР Новини
Dje Kryetari i grupit parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov bëri thirrje për vetëshpërndarje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Foto: BGNES

Pasi para një muaji, me çmimin e prishjes së marrëdhënieve me ministrin e saj të drejtësisë, partia në pushtet GERB arriti të imponojë ndryshime në Kushtetutë, që kanë të bëjnë me strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por dje prapë kjo parti me deklaratë bën thirrje që po ky këshill të japë dorëheqje, sepse nuk mund të zbatojë funksionet e tij sipas ligjit dhe merret me zgjidhjen e interesave korporatave dhe ekonomike dhe nënshtrimit të pushtetit gjyqësor rretheve të paqarta dhe qendrave të pushtetit. Partneri i vogël i koalicionit të GERB – Blloku i Reformatorëve u solidarizua me kërkesën, por shtyri me një ditë reagimin e tij zyrtar, sepse në radhët e tij ka pozita të ndryshme.

Kërkesa për dorëheqjen e Këshillit të lartë të Drejtësisë erdhi një ditë para shpalljes së Raportit vjetër të KE për përparimin e Bullgarisë në sistemin gjyqësor dhe punët e brendshme. Sipas disave, me këtë kërkesë pushtetarët synojnë të zbutin kritikat e radhës të Brukselit për mungesë të rezultateve në luftën kundër korrupsionit, mungesë të efektivitetit te Prokuroria dhe heqja dorë nga kontrolli objektiv mbi vargun e skandaleve të korrupsionit.

Për dorëheqjen e Këshillit të lartë të Drejtësisë deklaratat partiake nuk janë të mjaftueshme dhe vendim për shpërbërjen e tij mund të merret vetëm prej tij, sepse është organ i pavarur nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv. Gjysma prej anëtareve të tij zgjidhen nga parlamenti, por edhe të thirren për dorëheqje, vendim do të jetë i tyre. Pjesa tjetër e anëtarëve të tij caktohen nga magjistratura, ndërsa ajo kohën e fundit është e ndarë dhe e tensionuar për shkak të kontradiktave të ndryshme. Në qoftë se si rezultat i thirrje arrihet në dorëheqje, në rendin e ditës do të dalë çështja për zgjedhjen e Këshillit të ri. Ai do të zgjidhet për mandat prej 5 vjetësh, sipas Ligjit për pushtetin gjyqësor që aktualisht është në pushtet, por në të cilin do të bëhen ndryshime gjatë marsit. Ndryshimet e ardhshme në ligj a nuk do të imponojnë që nëm pranverë të zgjidhet një Këshill i ri i Drejtësisë?

Nga zgjidhja e problemit me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në shkallë të madhe varet ecuria e reformës në sistemin gjyqësor. Në deklaratën e saj për dorëheqje partia GERV jo rastësisht bën thirrje për konsensus politik duke pasur parasysh realizimin e shpejtë të ndryshimeve në Ligjin për pushtetin gjyqësor dhe në Kodin e Procedurës Penale, por kështu edhe për miratimin e ligjeve kundër korrupsionit dhe dhënie balla terrorizimit. Por konsensus politik nuk ka, bile edhe në vet nivelin e qeveritarëve. Aktualisht opozita po përgatitet për votë të mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të gjendjen në sistemin e shëndetësisë, siç bëhet e qartë edhe në vetë shumicën qeverisë ka dallime. Fronti Patriotik, i cili nuk bën pjesë në këtë shumicë, por i ofron mbështetje parlamentare, deklaroi, p.sh., se nuk do të përkrahë kërkesën për dorëheqjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse e konsideron si ndërhyrje në punët e pushtetit gjyqësor. Interpretime të tilla të ngjashme u dëgjuan edhe nga ana e anëtarëve të vetë Këshillit të Drejtësisë, ndërsa ish Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov u shpall kundër dorëheqjes kolektive. Sipas tij, dorëheqja kolektive do të fshihte përgjegjësitë personale në Këshillin e Drejtësisë, ndërsa ata magjistrat në Këshill, të cilët zhvilluan një betejë të vështirë kundër veprimeve të shumicës, të kritikuar nga KE, duhet t’i falënderohet, në vend të kërkohen dorëheqjet e tyre. Duke analizuar komplicitetin e situatës, Radan Kënevi, lider i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë, të cilët para pak kohe dolën nga koalicioni në pushtet dhe tani janë në opozitë, tha se më mirë do të ishte me këtë Këshill të Lartë të Drejtësisë dhe shpërbëhet edhe ky Kuvend Popullor, i cili “mban përgjegjësinë e plotë për mosmarrëveshjet në sistemin gjyqësor.” Sipas Kënevit, dorëheqje duhet të japin Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Gjykatës së lartë Administrative, të cilën konsiderohen “arkitektë të shumicës” në Këshillin e Drejtësisë dhe mbajnë përgjegjësi për gjendjen e mjerë të tij sot.

Siç duket, çështja jo vetëm se është tepër e ndërlikuar, por është dhe e dhimbshme dhe kërkon zgjidhje urgjente.

Përgatit në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD