Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tenistja Cveti Pironkova doli në podiumin e modës në përkrahje të fëmijëve të talentuar

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Dantellë, diamante dhe figura delikate e një ylli bullgar. Tenistja Tsveti Pironkova për një natë u bë princeshë – me veshje përrallore dhe me stolisje mbretërore ajo doli në podiumin e modës në emër të një kauze të mirë.

Sofia BorisovaDizajnuesja e modës  Sofia Borisova zgjodhi pikërisht sportisten Cvetana Pironkova për fytyrën e koleksionit të vetFashion and Diamonds” jo vetëm për shkak të bukurisë së saj, por edhe për të përkrahur fëmijët e talentuar e tenisit.

Cveti është shumë e bukur – tha Sofia Borisova. – Përveç këmbeve të saj të gjata dhe lartësisë prej 1.8o cm., ajo zotëron një karizëm të veçantë, seksapil dhe një fuqi femërore. Deri tani për paradat e mia të modës gjithmonë kam zgjedhur top modele nga biznesi i modës, por këtë herë kam ndër mend diçka tjetër. Zgjodha Cveti për kauzën “Fashion and Diamonds” sepse ajo është e ndryshe, sepse është sportiste, ka karakter të fortë dhe unik dhe për mua është shumë speciale. 

Cvetana Pironkova gjithmonë ka thënë se moda për të është një pasion. Dhe pavarësisht se ajo e pëlqen shumë dizajnuesen dhe fustanin e vet, shkaku kryesor për pjesëmarrje në këtë paradë të modës ishte kauza. Tenistja ka një shkollë të vet në qytetin e lindjes  - Plovdiv (Bullgari Jugore) dhe ëndrra e saj është që në të ardhme të krijojë një akademi për tenis. Paratë e mblehura nga ankandi bamirës të veshjeve do të përdoren pikërisht për inkurajimin e tenistëve të rinj nga shkolla e saj – për udhëtime dhe për zhvillimin e talentit të tyre.

Ka shumë fëmijë të talentuar, por ata kanë nevojë për shumë vëmendje dhe kushte të përshtatshme – vetëm kështu do të kemi yje edhe në të ardhmen. Shteti bën këtë që mund, federata e tenisit gjithashtu punon fortë, por gjithmonë ka nevojë për kauza të tilla bamirëse. Në botë kjo është një praktikë e përhapur – tha Cvetana Pironkova dhe shtoi se ajo është gati të ndihmojë çdo një kauzë të mirë. 

Në një fustan të kuq me trëndafila bojë roze në pjesën e sipërme të tij dhe me një gjerdan diamanti  - Cveta Pironkova është një nga tenistet më të bukura në botë. Nuk është e rastit se ajo ishte zgjedhur nga një kompaniti botërore kozmetike për sesion fotografik, bashkë me emra të mëdha si Daniela Hantuhova dhe Dominika Cibulkova.

Shumë prej tenisteve tashmë janë ikona të modës botërore, mund të shikojmë fytyrat e tyre në kopertinat e revistave, prezantojnë dhe krijojnë koleksione të veta. Moda ndodhet edhe në fushën e tenisit – në garat midis markave botërore për veshje sportive, në stolisjet e tenisteve, në flokët dhe manikyrin të tyre.

Ndoshta kjo është një  tendencë në tenisin modern, por të mos harrojmë se para të gjithësh ato janë atlete të mrekullueshme – saktësoi Cvetana Pironkova.

Para pak kohësh, ajo vetë prezantoi veshje të krijuara prej saj , por tani për tani është përqendruar mbi tenisin. Edhe në fushën e tenisit edhe në podiumin e modës ajo gjithmonë prezanton stilin e saj të veçantë. 

Natyrisht stili im është sportiv dhe në të njëjtën kohë elegant. Nuk preferoj gjërat tepër të stolisura, më pëlqejnë xhinset, me ndonjë këmishë të bukur apo me ndonjë top të mirë. Për evenimentet e mbrëmjes preferoj stilin pak më elegant, por jo të tepruar – tha tenistja.

Në paradën e modës të Sofia Borisovës kishte shumë fustane të bukura dhe stolisje prej diamanti. Vetë dizanuesja e cilësoi koleksionin e saj si “shumë i ndryshëm”.

Ka veshje dasme dhe veshje zyrtare. Veshjet dasmore janë për sezonin 2017, derisa veshjet zyrtare janë pjesë e modës së lartë të destinuar për qilimin e kuq. Janë përpunuar prej pëlhurave të posaçme nga  fabrikat botërore, ku prodhohen pëlhura për paradat e modës. 

Sofia Borisova na këshillon që gjatë këtij viti të vishemi me fustane të shkurtra dhe të përdoremi materiale me ngjyra moderne – ngjyrë smeraldi, të purpurt të zbehtë, bezhë dhe kapuçin. Dhe më e rëndësishmja – mos harroni buzëqeshjen tuaj.

Me buzëqeshje të gjerë, Cvetana Pironkova përkrahi një nga kauzë të denjë në atdhe. Para se të niset përsëri për turneun e radhës botëror, ajo tha se e ardhmja e saj është lidhur me sportin bullgar dhe tashmë punon për plotësimin e një ëndrre të saj të radhës të lidhur me tenisin.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rrjeti për të Drejtat e Gruas: Respekt për guximin e boksieres Svetllana Kamenova

"Respekt për guximin e Svetllana Kamenovës, e cila garoi në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike. Asnjë grua nuk duhet të garojë me një burrë. Kjo nuk është një lojë e drejtë, e sigurt dhe e barabartë. Integriteti i Komitetit Olimpik..

botuar më 24-08-05 5.51.MD
Ivajllo Ivanov

Bashkatdhetari ynë Ivajllo Ivanov është arbitri i parë në çerekfinalen e volejbollit në Paris

Akoma në ditën e parë të eliminimit në Turneun e Volejbollit në Olimpiadën e Parisit, arbitri më i mirë bullgar Ivajllo Ivanov do të jetë arbitri i parë i ndeshjes në çerekfinalen për meshkuj ndërmjet Italisë dhe Japonisë. Në Lojërat në..

botuar më 24-08-05 1.29.MD
Ju-Ting Lin

Reagimi i ashpër i Komitetit Olimpik Bullgar kundër pjesëmarrjes së boksiereve femra që nuk e kaluan testin gjinor

Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në..

botuar më 24-08-02 2.43.MD