Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Ilieva me një turne përtej oqeanit

Foto: BGNES
Marija Ilieva është nga ato artiste, të cilat menjëherë na gllabërojnë në skenë me energjinë e vet dhe me vitalitetin, me bukurinë natyrore dhe me buzëqeshjen. Ajo është një këngëtare e dashur nga brezat e rinj me këngët e veta të shumta dhe tanimë ka imponuar emrin e vet të një producente dhe zbuluese të talenteve të rinj në gjininë në të cilën krijon-muzika pop.
Ka shumë albume të botuara si “Gjumi i hënës”, “Dhoma sterjo”, “Po vij drejt teje” e të tjera. Realizon projekte të shumta muzikore me orkestra të dhomës dhe orkestra simfonike dhe pjesëmarrje të klubeve dhe nëpër festivale në vend dhe jashtë shtetit. Në skenë ajo ka bashkëpunuar me yje si “Simply Red”, “Scorpions”, Glen Hjuz nga “Deep Purple”, “Gipsi Kings”, Zucchero e të tjerë. Shkel dhe në skenat e sallës “Olimpia”në Paris dhe ne “MEO Arena” në Lisbonë. Merr pjesë në produkte të shumta filmuese dhe merr pjesë në projekte bamirëse dhe art projekte.

Për vit të dytë të radhës Maria Ilieva është në turne jashtë Bullgarisë. Këngëtarja vizitoi disa nga qytetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Tanimë kaluan dy nga pjesëmarrjet e saj në Florida , kurse publiku në Atlanta do të mund ta dëgjojë më 29 janar, në Çikago-më 30 janar dhe në San Francisko –më 13 shkurt. Ndërkohë janë të parashikuara koncerte në Kanada. Më 5 shkurt ajo do të jetë në Toronto, kurse gjatë ditës tjetër-në Monreal. Këngëtarja i zhvillon koncertet e veta bashkë me Gjeorgji Janevin /kitarë/, Martin Tashev/ bori dhe vokal/ dhe Mistër Moon /perkusion/.

Me Marija Ilievën flasim në telefon. E gjejmë në Majami /stacioni i dytë i këngëtares në Shtetet e Bashkuara/ në mëngjes pas koncertit të saj aty. Ajo është mjaft e lodhur por dhe shumë e lumtur siç do të dëgjoni dhe vet në intervistën, të cilën e dha posaçërisht për miqtë e Radio Bullgarisë. Ajo tha se, një pjesë nga të ardhurat e fituara nga biletat janë të ndara për të ndihmuar shkollën e re bullgare në Majami. Në këtë moment ajo vizitohet prej 40 fëmijëve dhe bashkësia tonë aty po mundohet të tregojë dhe të zhvillojë dashurinë ndaj traditave dhe folklorit bullgar, artit dhe kulturës, shkencën dhe gjuhën tonë.

Adhuruesit e Marija Ilievës në Amerikë janë të shumtë, por le të na tregoi ajo vet për takimet e saj emociononte .

Për mua është një kënaqësi të flasim, më në veçanti fill pas këtyre dy koncerteve, të cilat kaluan në Tampa dhe Majami, sepse emocioni akoma është shumë i fortë dhe jam shumë, shumë e lumtur. Mbase kjo është fjala e saktë, e cila përshkruan gjendjen time në këtë moment. Jam e lumtur dhe shumë mirënjohëse, se kam mundësinë ti zhvilloj këto koncerte për bashkatdhetarët tanë këtu, se mundem të takohem me njerëzit, të cilët kanë mundur të realizojnë ëndrrat e tyre, sado e vështirë që të jetë jashtë atdheut tonë. Të ndiej, se ata kanë ruajtur këtë dashuri të veçantë dhe qëndrimin ndaj bullgares, ndaj kulturës tonë, dhe muzikës në veçanti. E ndieja këtë nostalgji të ëmbël , të cilën mbase e ndien çdo një emigrant, kur afrohet drejt ndonjë gjëje bullgare, dhe kjo në një territor të huaj. Kjo e bën përshtypjen dhe emocionin edhe më të plotë dhe mbase të mbahet mend më mirë. Klubet në të cilat këndova, qenë të përmbushura plotë e përplot. Më bëri një përshtypje të madhe se në Tampa dhe Majami, ku qenë koncertet e mia të para, nuk ka diaspora të mëdha të bullgarëve. Patën ardhur shumë njerëz, jo vetëm bullgarë dhe kjo më bëri të lumtur.

Programi i koncerteve të Maria Ilievës përtej oqeanit përfshin jo vetëm këngët më të njohura të këngëtares, por dhe versione të posaçme akustike të këngëve të arta bullgare. Ajo nuk do të lërë dhe baladën e saj më të re me titull “Le të bjerë shi”. Videoja ndaj saj  qe e lëshuar në fillim të muajit janar dhe akoma me premierën u rendit mes më të shikuarat në rrjetet më të shikuara sociale.

Le të bjerë shi” është këngë, të cilën e pëlqej shumë dhe e dua akoma që në momentin e parë, në të cilin e dëgjova demon e incizimit të saj. E përgatitëm bashkë me Bojan Hristovin. Valeri Milev e xhiroi videon. Ajo është me një angazhim shumë të bukur. Ekzekuton orkestra simfonike, si dhe bateri në ekzekutim të Vasill Gutevit. Kitara është e regjistruar nga Gjeorgji Janevi. Gëzohem se, pikërisht balada fitoj një popullaritet të tillë. Cili është çmimi i lavdisë për mua? Mbase mungesa e kohës së mjaftueshme të lirë për njerëzit e dashur dhe për gjërat që më pëlqejnë. Unë nuk e pranoj këtë lavdi si një farë kërcënimi ose vet qëllim. Ajo ka ardhur si rrjedhojë të një pune të shumtë dhe prandaj më duket pak jo e natyrshme. Nuk është barrë. Unë nuk jam gënjyer se popullariteti është ndjenja më e këndshme, të cilën ndokush mund t,ja shkaktoi vetes. Dhe që në vet fillimin e karrierës time e kuptova se ka anë pozitive dhe negative. Për mua është me rëndësi se, kam një balancë timen të brendshme, e cila më jep qetësi. Në përgjithësi ndihem mirë dhe shumë e lumtur, me çdo një zgjedhje të cilën e kam bërë dhe me mënyrën në të cilën zhvillohet rruga ime profesionale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Me “Dy puthje” e më shumë këngë të reja Georgi Hristov feston 40 vjetorin në skenë

Këtë vit Georgi Hristov, një nga zërat më të bukur të muzikës pop bullgare, feston 40 vjet në skenë - një kohë e mbushur me suksese, çmime, koncerte në disa kontinente, rreth 20 albume. Në muajin mars, këngëtari i njohur bëri një turne..

botuar më 22-05-20 11.24.PD

Për njeri tjetrin

Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në vitin 2021. Atanas në fakt për nga arsimi është inxhinier - ai u diplomua për automatizim, dhe..

botuar më 22-05-18 12.45.MD

Maestro Najden Todorov: Njeriu kudo mund të krijojë çudira

Filarmonia e Sofjes do të mbajë një koncert në sallën e Vjenës Musikverein. Në programin e Orkestrës Simfonike Kombëtare nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov është suita groteske  “Xha Ganjo” nga klasiku bullgar  Veselin Stojanov dhe..

botuar më 22-05-17 9.24.PD