Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Mali i Zi janë duke aktualizuar marrëdhëniet e tyre juridike

БНР Новини
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Integrimit Evropian i Malit të Zi Igor Lukshiç erdhi për një vizitë pune në Bullgari. Vetë ai e caktoi vizitën e tij si një provë të rëndësisë së madhe të marrëdhënieve të Malit të Zi me Bullgarinë. Dhe me të vërtetë, Bullgaria është vendi i parë, që vizitohet nga shefi i diplomacisë së Malit të Zi gjatë vitit 2016. Rastësisht apo jo, gjatë ditës së parë të bisedimeve të Lukshiçit në Sofje mediat e Malit të Zi shpallën se qeveria në Podgoricë ka ofruar , tashmë zyrtarisht, kandidaturën e tij për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

Bisedimet në Sofje i caktuan marrëdhëniet dypalëshe si tradicionalisht të mira, por që kanë nevojë për modernizim të bazës së tyre juridike. Vendosmëria e dy shteteve për të përballuar prapambetjen në këtë drejtim u ripohua nga nënshkrimi i Marrëveshjes dypalëshe për sigurinë sociale. Me këtë dokument jo vetëm anulohen rregullat e vjetra në këtë sferë, të miratuara në mes të shekullit të kaluar, gjatë vitit 1957, por hapet gjithashtu një derë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve, pasi ruhen sigurimet e tyre sociale dhe shëndetësore në atdhe. Mendohet se marrëveshja do ta lehtësojë Malin e Zi në bisedimet e tij për anëtarësim në BE sipas kapitullit 19 të lidhur me lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në këtë kuptim nënshkrimi i saj mund të interpretohet gjithashtu si përkrahje ndaj perspektivës evropiane të vendit. Pritet që Bullgaria dhe Mali i Zi të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme në fushën e arsimit, turizmit dhe të investimeve.

Vizita e Lukshiçit në Sofje koincidoi gjithashtu me një moment, kur perspektiva e Malit të Zi për t’u aderuar në NATO është një temë shumë e ndjeshme. Pasi gjatë dhjetorit të vitit 2015 shteti i vogël ballkanik u ftua për t’u bashkuar me aleancën, Rusia paralajmëroi se në rast se kjo ndodh ajo do të ndërpresë të gjitha projektet me të. Gjysmë muaj para fillimit të bisedimeve për aderimin, gjatë bisedimeve me Lukshiçin në Sofje Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Mitov siguroi se pasi marrëveshja për anëtarësim në NATO nënshkruhet, Bullgaria do të jetë ndër vendet e para, të cilat do ta ratifikojnë. Kështu qeveria në Sofje ripohoi qëndrimin e saj tashmë të njohur se anëtarësia e Malit të Zi në NATO “nuk është rrezik për Rusinë, por ajo do të forcojë demokratizimin dhe stabilitetin e shtetit ballkanik dhe kështu do të kontribuojë për stabilizimin dhe demokratizimin e tërë regjionit.”

Ministri Mitov i premtoi homologut të tij malazez gjithashtu bashkëpunim në sektorët e drejtësisë dhe të energjetikës.

Vizita e Ministrit të Malit të Zi në Bullgari  është pjesë gjithashtu e një kornize prej kontaktesh bilaterale. Sot, gjatë ditës së dytë të kësaj vizite, Sofja do të jetë mikpritëse e një takimi joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Takimi në kryeqytetin bullgar i ministrave të jashtëm dhe i zyrtarëve të tjerë nga regjioni tregon se më shumë se 20 vjet pas themelimit të tij procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore vazhdon të jetë i gjallë dhe të forcojë bashkëpunimin e pjesëmarrësve në përballimin e sfidave, pa pasur rëndësi nëse vendet janë anëtare apo jo të BE-së dhe të NATO-s. Kurse një prej këtyre sfidave sot është përballimi i problemeve të lidhura me fluksin e madh të refugjatëve, të cilët kalojnë përmes regjionit. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Është shumë e rëndësishme të garantohet funksionimi normal i shtetit

Në fillim të konsultimeve politike për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit dhe të qeverisë së re të përkohshme, kreu i shtetit tregoi se praktikisht ka nisur fushata zgjedhore. Sipas Rumen Radevit, Asambleja e 50-të Kombëtare nuk ka..

botuar më 24-08-08 6.49.MD

Linja hekurudhore për në Bullgari është e padëshiruar nga autoritetet e reja në Shkup

Në javët e fundit, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, çuditërisht kërkoi që të ndërpritet ndërtimi i linjës hekurudhore drejt Bullgarisë. Argumentet e palës maqedonase janë se projekti për ndërtimin e hekurudhës..

botuar më 24-08-08 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD