Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitja e Zotit tonë në tempull, Dita e dytë e Shën Trifonit dhe Dita e Gjelit (sipas traditës popullore bullgare)

БНР Новини

Si pjesa më e madhe e festave të mëdha të krishtere Paraqitja e Zotit tonë në tempull (e shënuar më 2 shkurt) ka dhe variantin e vet të lashtë folklorik, rrënjët e të cilit çojnë deri në kohëra të panjohura pagane. Populli ynë e quan këtë festë tradicionale kishtare gjithahstu Trifunëci i Dytë, ose Dita e Gjelit e kështu me radhë.


Paraqitja e Zotit tonë në tempull është një nga të katër datat e mëdha në kalendar, kushtuar Shën Mërisë. Çdo vit festa rikujton sesi nëna e shenjtë ka shpënë në kishë beben e vet në ditën e 40 pas Lindjes - kështu siç urdhëron ligji i Moisiut. Sipas tij çdo një djalë i parë i përkushtohet Zotit. Çmimi simbolik me të cilin prindërit e “blejnë” është qengj. Në qoftë se familja është e varfër dhe nuk mund të therë qengj për kurban, ata kanë sjellë dy pëllumba ose dy turtuj. Shën Mëria kokulur ka respektuar ligjin hebraik dhe në ditën e 40 pas lindjes së birit të Zotit bashkë me Josifin, ka shkuar në shtëpinë e Zotit. Duke kaluar përmes spastrimit ritual, ajo ka dhënë për kurban dy turtujl. Sipas legjendës, në kishë i ka pritur Simeoni -“një njeri i drejtë dhe i nderuar”. Atij i është parashikuar se “nuk do të shijojë vdekje”/ me fjalë të tjera nuk do të ikë nga kjo botë/ derisa të mos të shikojë Krishtin. Ai ka marrë në duar Jezusin e vogël dhe ka thënë fjalë, të shpjeguar si paragjykuese dhe të cilat i japin kuptim të gjithë rrugës tokësore të Shpëtimtarit dhe të nënës së Zotit.




Të tria ditët -1,2 dhe 3 shkurt, populli ynë i ka quajtur Trifunët - në bazë të emrit të Shën mërgimtarit Trifon, kujtimin e të cilit kisha e nderon më 1 shkurt. Trifunëci i dytë është i quajtur akoma Sretenie-  (Paraqitja e Zotit tonë në tempull)- kështu siç është i pranishëm në kalendarin ortodoks. Kurse i treti është Simon - në bazë të emrit të plakut, i cili ka pritur familjen e vet të shenjtë në kishë. Në këtë ditë më 2 shkurt, gratë kanë gatuar pite dhe kanë dhuruar prej tyre dy shtëpive. Sipas besimit, në qoftë se merr para në këtë ditë, do të marrësh gjatë gjithë vitit. Në qoftë se jep, do të japësh gjatë gjithë vitit. Po të jetë e mirë koha, e mirë do të jetë akoma 40 ditë. Në qoftë se bie borë flokë-flokë, gjatë verës kosheret do të shtohen mirë me bletë. Dita është si ekuivalent të ditës së Ignazhdenit, sepse është në fuqi besimi se çfarë njeriu do të takosh në të dalë nga shtëpia, të tillë do ta kesh fatin gjatë gjithë vitit



Emri Petlovden /Dita e Gjelit/  vjen nga festa regjionale e festuar në të gjithë Bullgarinë Lindore. Sipas stilit të ri më 2 shkurt shënohet kujtimi i Shën Evtimi Tërnovskit. Ja përse në disa vende e quajnë traditën Evtimja. Por, ai nuk ka asgjë të përbashkët me festën kishtare. Sipas shkencëtarëve  Petlovden ka një prejardhje të lashtë sllave . Siç dihet, gjeli është i lidhur shumë ngushtë me përfytyrimet për diellin. Ai është një nga simbolet diellore dhe lajmëron ardhjen e ditës së re. Pasqyron fillimin e meshkujve dhe aftësinë për të mbetur me barrë. Tradita është për të tërhequr pjellorinë dhe shëndetin për djemtë. Një nga elementet e detyrueshme është therja e gjelit.




Me shumë ngjyrë dhe të përmbushura me simbolikë, praktikat e tradicionale të ditës së gjelit  ngjajnë me disa nga momentet e detyrueshme  të Ditës së Gjyshes. Për shembull vizita tek gjyshja-mami e cila ka ndihmuar gjatë lindjes së fëmijës. Pothuajse kudo bëhet dhe një tavolinë e përbashkët në shtëpinë e gjyshes, të shoqëruar me shumë hare.



Në ditët e sotme festa ekziston vetëm nëpër fshatrat në të cilat dikur ka qenë pjesë nga kalendari tradicional dhe si një shkak tjetër të respektohet pjesa më e këndshme nga tradita-gëzimi festiv.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Biblioteka Probuda – 1928, në fshatin Kralevo

Konkursi i fotografive i bibliotekës në fshatin Kralevo solli në jetë Pizhon dhe Pendën

Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i hajvarit" dhe "Nga sënduku i gjyshes". Për të tretin vit radhazi, ajo arriti të bashkojë patriotë nga..

botuar më 25-03-19 7.00.PD

Projekti “Traditat” hap punëtori për dashamirët e qeramikës së Busincit

Në muajt e ardhshëm në kryeqytetin e Sofjes, Burgas (Bullgari Jugore) dhe Ihtiman (Bullgari Jugore) do të mbahen tre cikle punëtorish për qeramikë dhe leksione edukative për shkollën e qeramikëssë Busincit. Në kuadër të projektit “Traditat”,..

botuar më 25-03-11 6.20.PD
Foto: Muzeu Kombëtar Etnografik – Akademia Bullgare e Shkencave

E kuqe dhe e bardhë - amuleti bullgar i pranverës për shëndet është i mbështjellë me legjenda dhe besime

Sipas besimeve popullore, ngjyra e kuqe zotëron fuqinë e diellit dhe i jep vitalitet çdo qenieje të gjallë, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë dhe gëzimin. Shfaqja e fijeve të përdredhura të bardha dhe të kuqe të njohura si..

botuar më 25-03-01 8.30.PD