Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalinka Vëllçeva: “E dua publikun, ndërsa këngët dhe skena janë jeta ime”

Foto: folklor-tv.bg
Këngëtarja e madhe popullore Kalinka Vëllçeva është një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo është një grua vitale dhe pozitive. Talenti i saj i paparë pushton dëgjuesit e mbarë botës. Zëri i saj i kumbueshëm dhe tingëllues rikrijon ornamentikën e pasur dhe bukurinë e këngëve të krahinës së Dobruxhës. Këngëtarja është e bindur, se kënga përbën një tregim, një tablo e mrekullueshme të cilën këngëtari e rikrijon me zërin e tij. Çdo këngë për të është mbushur me urtësinë dhe përvojën shumëshekullore të popullit. Repertori i saj është i pasur dhe i larmishëm grumbulluar gjatë 55 viteve, që kur është në skenë.

Kalinka Vëllçeva lindi në fshatin piktoresk Sërnec të shtrirë në zemrën e krahinës së Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Që nga fëmijëria shfaq interes ndaj këngëve popullore. Karrierën si soliste e nisi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në qytetit Tervell. Me të ajo realizoi shumë turne dhe pjesëmarrje në festivale dhe konkurse të ndryshme. Në vitin 1960 mori pjesë në Tubimin e Parë të Këngëve të krahinës së Dobruxhës dhe fitoi çmimin e parë. Pas një konkursi u bë pjesë e Korit Popullor të Grave pranë Radios Kombëtare Bullgare, kor ky i cili më vonë u kthye në “Misterin e Zërave Bullgarë”. Më se 23 vite me radhë ishte soliste e këtij formacioni me famë botërore. Me të ajo mori pjesë në festivalet më prestigjioze në Evropë, Rusi, Amerikën Veriore dhe Izraelin.

Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të radiostacioneve regjionale në qytetet Varnë, Stara Zagora, Shumen këngëtarja incizoi më se 150 këngë nga krahina e lindjes Dobruxha. Ajo ka punuar me kompozitorë dhe dirigjentë të njohur si Kosta Kolevi, Stefan Mutafçievi, Krasimir Kjurkçijski e shumë të tjerë.

Pothuajse 15 vite Kalinka Vëllçeva jetoi në Kovëntri të Anglisë bashkë me bashkëshortin – muzikantin Martin Xheniks. Me të dhe me interpretues të tjerë folklorikë britanikë ajo prezantonte dhe përhapte këngën popullore bullgare në mbarë Britaninë e Madhe. Vitet e fundit këngëtarja u kthye në Bullgari. Këtu ajo jep mësime të këndimit popullor, merr pjesë në koncerte të shumta si me veta, ashtu dhe me Orkestrën “Biseri”. Për rikthimin në mëmëdhe Kalinka Vëllçeva rrëfen:

Ndjeva një nostalgji për Bullgarinë, për të afërmit, për kolegët e ansamblit. Isha shumë e lumtur gjithnjë kur kthehesha dhe sidomos kur frekuentova Dobruxhën amtare. Mendoj, se është me rëndësi të madhe të ruajmë traditat bullgare dhe t’u transmetojmë brezave që vijnë pas nesh. E dua publikun dhe gëzohem shumë kur shikoj se në të ka njerëz të rinj. Gjithnjë përpiqem të zgjedh këngë dhe muzikë, me të cilët të arrij te zemrat e tyre kështu që të frymëzoj edhe ata, të fillojnë të këndojnë.

Në qytetin Dobriç këngëtarja Kalinka Vëllçeva u jep mësime fëmijëve të talentuar. Ajo gjithnjë u shpjegon nxënësve se kur bullgarët këndojnë zëri i tyre kumbon aq që dëgjohet gjer në fshatin fqinjë. Është e bindur, se përveç zërit këngëtari duhet t’i gëzohet edhe respektit të publikut. Dhe se pavarësisht nga numri i dëgjuesve ai duhet të këndojë me dashuri dhe nga tërë zemra. Sepse pikërisht ky është çelësi te zemrat e njerëzve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD
Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD