Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fermerët grek bllokojnë kufirin-protestë në buzë të ligjit dhe të moralit

Foto: BGNES

Ky është një turp. Bllokada me traktor dhe me një teknikë tjetër të rëndë bujqësore në kufirin tonë me Greqinë organizuar nga fermerët grek i tendosi deri në fund nervat e transportuesve bullgar. Maunat e tyre u renditën në radhë kilometrike nga të dyja anët e të dyja pikave bazë kufitare-“Kullata-Promahon” dhe “Linden-Eksohi”. Fermerët grek protestojnë kundra synimit të qeverisë të Ciprasit të shtojë taksat dhe sigurimet e tyre. E mirë, le të protestojnë, të revoltohen dhe të dalin në greva, është gjë normale të jesh i pakënaqur dhe të reagosh kur të fusin dorën në xhep dhe e bëjnë jetën më të vështirë. Por, lind pyetja  a është e udhës që këta fermerë me veprimet e veta po kështu të fusin dorën në xhep dhe ta bëjnë jetën më të vështirë për transportuesit bullgar? Vonimi i maunave me mall çon deri në humbje  jo vetëm për transportuesit, por dhe të prodhuesve të këtij malli, dhe të tregtarëve , të cilët duhet ta realizojnë në treg. Ekspertë llogaritën  se, humbjet vetëm të transportuesve dalin përditë në rreth 100 mijë euro.

Ky bllokim nuk është precedent, dhe herë tjetër në bazë të shkaqeve të ndryshme, fermerët grek kanë bllokuar pikat tona kufitare. E pyes veten, a nuk është pak e çuditshme, se në mesin e dimrit, siç është në këtë rast, agrarët fqinjë parkojnë traktorët dhe mjetet e tjera të ngjashme mes përmes rrugës dhe shikojnë sehir? Përse nuk bëjnë bllokada gjatë stinës aktive agrare, kur kjo teknikë i është e nevojshme fushës? Dhe akoma. Nuk i njoh ligjet greke, por a është e mundur që ato të zgjidhen në një kohë paqësore dhe të bllokohen pa dënim në vazhdim të ditëve të tëra rrugët shtetërore të cilat lidhin dy vende fqinje-anëtare të Bashkimit Evropian? Ose autoritetet greke nuk disponojnë me trupa të specializuara për luftë me çrregullimet në masë? Sepse një është e drejta e protestës dhe të grevës,dhe gjë fare tjetër është të veprosh në buzë të ligjit dhe të moralit.

Por çfarë veprimesh ndërmorën institucionet bullgare? Lëvizën mezi kur mediet shpallën “ftesën” e shoferëve të nevrikosur të maunave drejtuar drejt ministrave dhe deputetëve nga Sofja të kalojnë vetëm një natë në bivuak rreth rrugës bashkë me ta. Dhe kështu, ministria e punëve të jashtme zyrtarisht e informoi Komisionin Evropian “për situatën e krijuar në pikat kufitare me Greqinë” dhe kërkoi që komisioni “të ndërmarr veprime për evitimin e problemit në një afat mundësisht më të shkurtër”.  Në letër shënohet se, në rastin “Greqia”nuk i kryen detyrimet e veta, lidhur me liritë bazë në kuadrin e Bashkimit Evropian, si një lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave midis shteteve-anëtare”. Por, disa politikanë shënuan me ironi se, Komisioni Evropian mbase nuk do të ngrihet nga Brukseli, që të vijë dhe të spastrojë kufirin. Për qetësim të viktimave, ministri i jashtëm Daniell Mitov njoftoi se, pikat kufitare janë të bllokuara gjatë një regjimi të rastit jo vetëm me Bullgarinë, por dhe me Turqinë dhe Maqedoninë.

Kryeministri Bojko Borisov në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis  Cipras nënvizoi se, “problemet e brendshme nuk duhet të kthehen në shkak për shkeljen e së drejtës të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave” dhe apeloi të sigurohen korridore për kalime transit. Dhe deri këtu. Disa vëzhgues u çuditën nëse autoriteteve bullgare u është i njohur nocioni “masa reciproke”. Dhe pyetës se çfarë mund të ndodh në qoftë se Sofja do të impononte përkohësisht embargon e importit të portokalleve greke për në Bullgari, mandarinave, sallatës jeshile e të tjera, derisa fermerët grek nuk i lirojnë maunat bullgare. Duket se, në këtë rast diplomacia e kuptuar në mënyrë të shtrembëruar dhe oportunizmi politik flijuan për herë të radhës interesat kombëtare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD