Tromboni është ndër veglat muzikore që kanë aplikim të njëjtë si në muzikën klasike, ashtu edhe në atë xhaz. Velisllav Stojanov gjatë viteve të fundit bëri shumë që ky instrument të fitojë popullaritet më të madh në skenën tonë muzikore. Dëshmi për këtë është projekti i tij më i ri “Tromboni i Vilit në muzikën swing”, në të cilin ai i kushton vëmendje zhvillimit të instrumentit gjatë viteve, duke filluar nga swingu amerikan gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Më 20 janar në një klub të kryeqytetit Vili Stojanovi bashke me Xhaz trion prezantoi trombonin në një dritë të panjohur për shumicën e melomanëve.
Vili Stojanov para disa viteve krijoi bendin e tij “Brazz ViliDJ” me të cilin incizoi albumin “Blow Your Brainzz Out”. Në disa prej pjesëve përveç në trombon, ai interpreton dhe vokalin. Tani Vili rifillon punën me të me koncert më 10 shkurt në një klub në Sofje. Instrumentisti ka bërë disa ndryshime në përbërjen dhe tingëllimin e bendit. Deri tani janë gati 15 kompozime të reja të autorit të “Brazz ViliDJ”. Aktualisht trombonisti bashkë me kolegët e tij prej formacioni po përgatit një seri koncertesh për të prezantuar pamjen e re e grupit.
Më 27 janar Vili Stojanov prezantoi një projekt tjetër interesant me instrumentin trombon, që mban emrin “T-Bone Party”. Në të ai është në skenë me kolegët e tij Atanas Karafezliev – pedagog në Akademinë Muzikore dhe trombon i parë në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Bozhidar Vasilev – krijues i “Southwick” dhe Dimitër Stoev – trombonist në “Big Band Brazz Association” dhe në “Mango Duende”. Adhuruesit e xhazit u kënaqën me pjesët e vjetra amerikane xhaz të viteve 40 të shekullit të kaluar. Më 12 shkurt Vili fillon një turne me “Brazz Association Kombo”:
Prej kohe me trumpetistin Mihaill Josifiov kemi dëshirë për një turne nëpër Bullgarinë, që të prezantojmë kolektivin tonë edhe në qytete të tjera të vendit. Vështirësia lidhet me faktin, se formacioni përfshin 7 veta dhe është problem të gjendet skenë të përshtatshme jashtë Sofjes. Por pas një pjesëmarrje eksperimentale në Burgas u bindëm se kjo mund të rregullohet. Kështu kemi planifikuar të japim koncerte deri në fund të shkurtit në qytetet – Ruse, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Plovdiv. Në Gabrovo do të kemi shfaqje në fillim të marsit. Kudo do të japim nga dy koncerte – i pari do të jetë në sallë dhe repertori do të ketë orientim instrumental. Misho tashmë është gati me katër pjesa të reja që do të ekzekutojmë. Pas kësaj do të kemi koncerte edhe në skenën e ndonjë klubi të qytetit përkatës.
Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..