Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosova dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

БНР Новини
Foto: mzh.government.bg

Më 8 shkurt Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Memli Krasniqi bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Pas takimit me Ministren e Bujqësisë dhe Ushqimeve të Bullgarisë, Desislava Taneva u bë e ditur se Bullgaria dhe Kosova së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes së cilës do të thellohet shkëmbimi i përvojave në politikat bujqësore.

Ministrja Taneva shprehu gatishmëri për fuqizim të bashkëpunimit dhe për rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve. Ajo prezantoi zhvillimet që Bullgaria ka pasur në bujqësi me theks mbi prodhimin dhe eksportin e verës. Ministrja Taneva deklaroi që këto përvoja t’i ofrohen Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimit evropian.

СнимкаGjatë takimit me kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov, Ministri Krasniqi ka kërkuar nga komuniteti i biznesit në Bullgari që të bashkëpunojë më shumë me agrobizneset nga Kosova. Në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ai theksoi nevojën nga rritja e shkëmbimeve tregtare me Bullgarinë. Nga ana e tij z. Simeonov vuri në dukje se deri tani ka pasur bashkëpunim të mirë më Oden Ekonomike të Kosovës duke shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar agrobizneset e Kosovës në forma të ndryshme të bashkëpunimit me bizneset e Bullgarisë.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Ministri Krasniqi theksoi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bullgarisë në sferën e bujqësisë dhe ekonomisë.







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD

Marrim 65.2 milionë euro nga BE-ja për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike

Bullgaria do të marrë 65.2 milionë euro nga BE për një projekt për forcimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në mbështetje të integrimit të energjisë së rinovueshme, sipas një deklarate nga Komisioni Evropian. Paratë janë pjesë e një..

botuar më 24-06-24 2.19.MD

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD