Xhaz muzikanti i njohur Vencisllav Bllagoev mblodhi në një album vepra nga nëntë xhaz kompozitorë bullgarë, përfaqësues të disa gjeneratave. Ai është solist i të gjitha pjesëve, i bie flugelhornit, kornetit dhe trumbës. Ky album i parë për nga lloji i tij është rezultat i veprimtarisë së tij shumëvjeçare si instrumentist i shkëlqyer dhe organizator aktiv i shfaqjeve muzikore. Në sajë të përpjekjeve në qytetin e tij të lindjes Bllagoevgrad ishte organizuar një Festival Ndërkombëtar i Xhazit, ku erdhën emra shumë të njohur të skenës botërore. Në Stara Zagora filloi vargu i koncerteve Live Zara Xhaz, i cili u bë bazë për Xhaz-forumin Ndërkombëtar, që zhvillohet çdo vit. E njohim gjithashtu si njeri prej solistëve të Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare.
Ëndrra ime prej kohe ishte që të incizojë disk me vepra të xhaz muzikantëve, me të cilët punoj tashmë çerek shekull. Ata që më ndihmuan të krijojë shijen time ndaj improvizimit, ndaj muzikës cilësore dhe me stil – shkruan Venci Bllagoevi në anotacionin e tij pranë CD. Ai ndan gjithashtu, se respekti ndaj krijimtarisë së kompozitorëve bullgarë ia detyroj profesorit të tij të trumbës në Akademinë Kombëtare Muzikore.
Profesori im Kërparov më kishte këshilluar çdo herë kur jam në Sofje të frekuentojë Librarinë e Lidhjes së Kompozitorëve Bullgarë dhe të ndjekë botimet e reja. Atëherë vazhdimisht publikonin vepra të reja për trumpetë prej autorëve tanë dhe unë i blija të gjitha. Më vonë Atanas Gunov – njeri prej kompozitorëve me të cilin më takoi jeta, bëri album me pjesa të tij, të interpretuar nga xhaz muzikantët më të mirë të asaj kohe. Kjo ishte para 18 vjetësh. Atëherë lindi ideja të bëj të kundërtën – të mbledh kompozitorë të ndryshëm, të prezantuar nga një solisti. E realizova që gjatë kësaj vere, në sajë të Venelin Ganevit, profesor i shkencave politike në Universitetin në Ohajo. Ai është saksofonisti i parë, me të cilin kam punuar në Ragtime bendin në universitet. Para vitesh Venelini e shiti saksofonin e tij për të nisur për në SHBA, ndërsa tani kthehet për të mbështetur projektet me vlerë. Në sajë të ndihmës së tij financiare ky album është fakt. E incizuam brenda disa muajve dhe tashmë është në tregun muzikor në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Nën shenjen e krijimtarisë bullgare kaloi dhe njeri prej edicioneve të Xhaz-forumit në Stara Zagora. Kam interpretuar dhe interpretoi stile të ndryshme – më shumë standarde, dikslilend dhe big bend repertor. Dua të theksoi se kam dëshirë të prezantojë akoma rreth 15 emra prej kompozitorëve bullgarë ndoshta në edicionin tjetër.
Në album janë përfshirë pjesë të xhaz pianistëve tanë më të njohur - Zhivko Petrov, Ljubomir Denev, Antoni Donçev, të bateristit Hristo Jocov. Në “Xhaz kompozitorët bullgarë” do të gjeni emrat e dy bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë jashtë shtetit. “Prezantimi i krijuesve bullgarë që jetojnë jashtë shtetit është një prej detyrave të mia më të rëndësishme” – thotë Venci Bllagoev dhe shton:
Mario Stançev, i cili jeton në Francë ka marrë pjesë, në vargun e koncerteve Live Zara xhaz dhe në Xhaz forumin në Stara Zagora. Ai gëzon autoritet të madh jashtë shtetit. Në album është pjesa e tij “Xhass”. Kompozitori më i ri, të cilin e prezantoj, është Dimitër Bodurov. Mitkoja ka mbaruar konservatorin në Roterdam, fitoi konkurse të kompozimit në Holandë, ku jeton, Është me rëndësi të madhe – të realizojmë lidhje midis brezave të ndryshëm, si dhe të mos harrojmë kolegët, që jetojnë larg vendit tonë. Sipas meje, është me rëndësi të edukojmë tek fëmijët shije ndaj muzikës që në moshë më të re. Prej disa vjetëve punoj pikërisht në këtë drejtim – në projektin “Xhaz për fëmijë”. Krahas angazhimeve në Big bendin e Radios Kombëtare, të cilin e vendos në vendin e parë, çdo javë kam interpretime para publikut të fëmijëve dhe të moshuarve, adhurues të muzikës xhaz. Kjo kërkon kohë, por ia vlen.
Autor: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..