Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljuben Zidarov – rruga e gjatë e talentit

БНР Новини

Deri më 14 shkurt në galerinë e arteve të qytetit në Sofje mund të shikohet ekspozita e piktorit të madh bullgar Ljuben Zidarov, i cili ka ilustruar mbi 200 autorë. Në galeri qe treguar dhe filmi dokumentar “Pasqyra magjike e Ljuben Zidarovit”, i cili ka rikrijuar rrugën e gjatë dhe frytdhënëse të piktorit në art. Bisedojmë me Anton Stankovin, skenarist i shiritit, piktor studiues i ilustrimit, të karikaturave dhe të kulturës në masë.

Ljuben Zidarov është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kulturën plastike bullgare  në bazë të disa shkaqeve. Së pari ai mundet që nga vitet 40 të shekullit të kaluar deri në vitin 2016  të krijojë vazhdimisht. Me fjalë të tjera përmes vështrimit të tij ne mund të shikojmë rrymat e ndryshme nga mesi deri në fund të shekullit të 20 dhe fillimit të shekullit të 21 gjatë të njëjtit autor, i cili është shumë këmbëngulës në zhvillimin e tij. Ai pasqyron stilet në Evropë gjatë asaj kohe, por zhvillon dhe origjinalitetin e vet artistik, dhe kjo në mënyrë jashtëzakonisht të arsyeshme dhe me talent të madh.

Çfarë do të thotë të ilustrosh krijime të më shumë se 200 autorëve?

Kjo do të thotë fillimisht ti lexosh. Ai përfshihet në krijim, në tekst, në kuptimin, përpara se të fillojë të ilustrojë. Përveç kësaj, do të thotë të interpretosh, të kesh qëndrimin dhe kuptimin tënd, të mund të trillosh shkrimin personal, një qëndrim për autorin konkret. Ljuben Zidarov, pavarësisht se është i dallueshëm në krijimet e veta, është mjaft i ndryshëm tek çdo një autor, të cilin e ilustron. Përveç kësaj, ai mundet të punojë mbi librat e të njëjtit autor disa herë, në vazhdim nganjëherë të 6 dekadave. Dhe në këtë mënyrë zhvillon ndjenjën e vet për këtë autor. Interpretimi i tij ndryshon dhe në përshtatje me ndryshimin e vështrimit të tij personal filozofik dhe plastik, përmes vështrimit të një njeriu më të mëshuar dhe më të pjekur.

Снимка

Ja sesi gjatë viteve 2014 dhe 2015 Ljuben Zidarov vendos të propozoi një version të ri ndaj një pjese nga ilustrimet në librat “Tom Sojer”, “Princi dhe lypësi” dhe “Ishulli i thesareve”. Në ekspozitë vizituesit mund të krahasojnë të dy variantet. Në çfarë fushe jashtë ilustrimit punon piktori?

Ai është një artist aplikues jashtëzakonisht i frytshëm, projekton për shembull karrige, orendi prej lëkure ose qilima për murr. Nga ana tjetër është një zotërues shumë i mirë i ngjyrave në ciklet e veta nga Parisi, siç është dhe një portretist shumë i mirë dhe për më tepër autoportretist. Ai ka një seri të gjatë prej autoportreteve, përmes të cilave ironizon, shikon botën duke qeshur mbi mangësitë e të tjerëve, por dhe mbi mangësitë në karakterin e vet personal në bazë të mënyrës më teatrale, dhe dramaturgjike. Jo rastësisht e ka filluar karrierën e vet fillimisht si një aktor në një teatër për fëmijët. Me fjalë të tjera dramaturgjikja tek ai mbetet përgjithmonë.

A qe gjë e lehtë të “hapni” kujtimet e Ljuben Zidarovit?

Më e rëndësishmja për ne qe ta detyrojmë që ai të tregojë për të gjithë këtë kohë, të mundim të hapim këto dyer tek ai drejt kujtimeve të tij më sekrete. Kujtimet për familjen, për fëmijërinë, për takimet e tij të rëndësishme, kujtimet për momentet kureshtare, për udhëtimet, për komunikimin me piktorët e tjerë. Dhe mendoj , se mundëm në film të hapim këtë shtresë, e cila është më e rëndësishmja, të mundim ta detyrojmë autorin të flasë për kohën dhe për veten e vet.

Снимка

Sipas regjisores së filmit Marija Nikollova, piktori 93 vjeç ka një vlerësim shumë të saktë për veten e vet. Dhe akoma:

Mendoj se Ljuben Zidarov do të qe një piktor i madh pavarësisht nga fakti se ku ka lindur, nëse ka lindur në Bullgari ose në ndonjë vend tjetër, sepse ai është shumë origjinal në thelbin e krijimeve të tij, shumë i dallueshëm. Ai ka ilustruar shumë libra në Bullgari, por ai do ta bënte po këtë punë pavarësisht se ku. Dhe në këtë kuptim mendoj se ai është një pasuri kombëtare. Ai po kështu ka një përfytyrim real për veten e vet. Ka dhe dekorata të shumta ndërkombëtare, të cilat në fakt vlerësojnë punën e tij.

Ljuben Zidarov është mbajtës i një vargu dekoratash kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilave janë dhe medalje të argjendtë dhe të artë nga Ekspozita Ndërkombëtare e librit në Lajpcig. Ka dhe një mori ekspozitash gjatë viteve. Krijime të tij janë pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve, dhe të Galerisë artistike të qytetit të Sofjes, të galerive artistike të Rretheve në vend, të Pallatit “Sent Xhejms” - në Londër, të Galerisë së universitetit “Hong Ik”-në Seul, Itali, Norvegji, Finlandë, Zvicër, Austri, Gjermani.

Ai sot e kësaj dite kërkon rrugën e vet dhe zhvillohet.  Dhe e di saktë se çfarë do që të arrijë. Mendoj se në zhvillimin e tij krijues tani ai synon drejt spastrimit të formës dhe të transmetimit simbolik të asaj , të cilën do që të thotë përmes ilustrimit - përgjithëson Marija Nikollova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD