Pas një mungese të gjatë nga sallat ekspozuese vendase, Enço Pironkov i fton adhuruesit e tij në galerinë e kryeqytetit “Forum” më 10 shkurt. Në ditën e hapjes Vernisazhi do të vazhdojë nga ora 18.00 deri më 20.00, kurse ekspozita do të jetë e vendosur aty deri në mesin e muajit mars. Një nga përfaqësuesit më të talentuar të pikturës moderne bullgare, Pironkov është një përfaqësues i njohur i së ashtuquajturës “Shkollë të Plovdivit nga vitet 60”. Bashkëmendimtarë të tij, miq dhe vëllezër shpirtëror janë piktorët e njohur Gjeorgji Bozhillov-Sllona/elefanti/, Dimitër Kiriv, Joan Leviev dhe Hristo Stefanov. Të quajtur akoma “Grupi i Plovdivit”, ata mundin jo vetëm të renditen mes krijuesve më të theksuar bullgar, por dhe të pushtojnë vëmendjen e specialistëve të huaj të artit të pikturimit. Krijimet e tyre ruhen në galeri prestigjioze botërore, muze dhe koleksione private në disa kontinente.
Ekspozita e ardhshme e Enço Pironkovit është një ngjarje e shumëpritur për fansat e tij të shumtë. Siç tregon vet maestroja, arti i tij është i paracaktuar vetëm për njerëzit, të cilët kanë nevojë prej një energji shpirtërore, të përfshirë në pikturat e tij me dashuri dhe përkushtim. I zhytur në një heshtje prej viteve, piktori i madh qe shumë kursimtar dhe në intervistën për Radio Bullgarinë, të incizuar nga vajza e tij Vida Pironkova. A është i rëndësishëm bilanci për krijuesin dhe çfarë qëndron në themelin e artit? Ja dhe përgjigjen e tij?
Bilanc nuk mund të bëhet, sepse jeta është vetëm një çast. I papërsëritshëm dhe i pakapshëm. Çast, të cilin do të mund të të dhurojnë vetëm Zoti ose natyra. Të bësh bilanc, të mund të përcaktosh se kush është e madhërishme dhe kush jo-bile ta bësh vetëm për veten e vet...kjo është një veprimtari tjetër, nuk është detyrë e krijuesit sipas meje. Në artin të cilin e krijoj, thelbësorja është energjia njerëzore dhe fryma njerëzore. Njerëzit interesohen jo nga vet pikturat, të cilat janë mbartëset materiale. Ata janë të tërhequr nga transmetimi i tyre, nga mesazhi. Zoti e ka krijuar njeriun dhe i ka imponuar energjinë e vet. A i cili e zotëron, bën një art të vërtetë.
Enço Pironkov është mes piktorëve të pakët, të cilët kanë mundur të arrijnë një njohje botërore në një moshë relativisht të herët. Dhe kjo pa pasur një arsim akademik. Ai është një talent i vërtetë i lindur. Ai ka përfunduar gjimnazin në qytetin e Plovdivit. Sukseset e tij të parë janë në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar, kur krijimet e tij janë të eksponuar në ekspozitën e Parë Kombëtare të rinisë në Sofje. Pasojnë dhjetëra ekspozita vetjake në Bullgari, Itali, Gjermani , Hungari , Poloni e të tjera. Në pikturat e tij marrin pjesë tema të ndryshme, por dialogu , komunikimi, këmbimi i energjisë janë në themel të shumë prej pikturave. Njerëzit zakonisht janë të prezantuar bashkë, janë të vënë në qendër të pikturës.
Ata bisedojnë, vallëzojnë, vërejnë...Ngjyrat, të cilat “popullojnë” pikturat dhe mënyra në të cilën piktori punon me to, zbulojnë talentin e tij të një krijuesi të madh.
Ngjyrat e një farë forme, përmes së cilës paraqitet individualiteti-thotë ai. Ngjyrat janë ngacmues, ato të drejtojnë vëmendjen. Duhet të jesh i dhuruar me talentin të zotërosh një larmi të madhe prej ngjyrave dhe toneve, të cilët e detyrojnë spektatorin të emocionohet dhe të ndiej botët e reja, të cilët i ke krijuar. Një dhunti e pashpjegueshme. Bile ai i cili e zotëron, nuk mundet ta shpjegoi. E futur në mënyrë shpirtërore në pikturat, ajo mbart shpirt dhe një transmetim të cilin e kërkojnë vlerësuesit e artit.
Enço Pironkovi ka lënë gjurmë të vet dhe në artin e aplikimit monumental. Ai është autor i mozaikëve, freskave, pikturave mbi qelq, plastika prej druri dhe metal. Dekoret e mrekullueshme të filmit historik “Dasmat e Joan Asenit” po kështu janë vepër e tij. Si dhe një sërë dekoresh ndaj një sërë shfaqjeve të teatrit të kukullave në qytetin Plovdiv. A ka një auditor të caktuar, ndaj të cilit janë të adresuar krijimet e tij?
Arti gjithmonë ka qenë për ata, të cilët kanë domosdoshmëri prej tij-përgjigjet zoti Pironkov. Kështu është paraqitur si një energji shpirtërore, të paracaktuar për të zgjedhurit. Sepse jo që të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë prej një energji shpirtërore. Ajo ose lind bashkë me njeriun, ose ndërtohet , por pa të nuk mund të ketë kontakt midis krijuesit dhe publikut. E krijoj artin tim me një dashuri të madhe. Jam i bindur se arti është një shfaqje personale. Kjo është forca e tij tërheqëse. Kjo e bën të përsosur dhe të pashpjegueshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela vasilevaMilena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..