Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I jepni ngrohtësi një të pastrehë

БНР Новини

“Thur ngrohtësi” – kështu quhet fushata që ngrohë shpirtin, sepse dikush ka ndarë çast prej kohës së vet posaçërisht për ty. Të dhurosh ngrohtësi nuk kushton po thuaj se asgjë – por për njerëzit të mbetur pa strehë ky është një gjest i madh, të cilin ndoshta do të mbajnë mend për gjithë jetën.

Shumë bullgarë  mirëbërës gjatë ditëve të ftohta të dimrit kanë mbledhur shalle, kapele, doreza dhe çorape  të punuara me dorë  për afro 2 500 veta që jetojnë në rrugë. Iniciativa i përket  një fondacioni, i cili vit të katërt me radhë organizon fushata për njerëzit pa strehë.

Снимка

“Mënyrë ka”  është  emri i organizatës joqeveritare që ka si mision  të ndihmojë të pastrehët në vendin tonë. Fondacioni i  ka vënë vetes  detyrën t’i nxjerrë nga anonimiteti këta njerëz. Në fushatën e tij  “Ndihmo një të pastrehë” ai do të tregojë historitë prekëse të këtyre njerëzve që kanë mbetur në rrugë që të mund të gjejnë  njerëz që t’i ndihmojnë. Një prej këtyre historive është për një burrë që ka mbetur invalid.

СнимкаAi është i pastrehë prej disa vitesh, sepse gjatë një incidenti tragjik ka humbur ndjeshmërinë e njërës prej këmbëve  dhe tashmë nuk mund të punojë më – tregon kryetarja e Fondacionit Margarita Sokollova. –  Vetë të afërmit e tij janë shumë të varfër, nuk mund të kujdesen për të dhe e kanë braktisur. Historia e këtij burri është shumë prekëse, sepse ai në jetën e mëparshme ka pasur potenciale të mirëmbahet, ka pasur familje dhe fëmijë dhe sot përsëri dëshiron të punojë dhe të ndihet i pavarur. Dëshiron të regjistrohet në kurs për aftësi kompjuterike dhe të bëhet  programues ose teknik kompjuterik.

Për fat të keq, në rrugë  mbeten njerëz të ndryshëm dhe askush nuk është i siguruar ndaj një fati të tillë.

Grupi kryesor i të pastrehëve  janë fëmijët, të cilët pasi bëhen  në moshë madhore mbeten në rrugë. Pa aftësi profesionale, pa strehë dhe pa përkrahje nga të afërm – tregon Margarita Sokollova. – Një segment tjetër janë njerëzit që kanë humbur pronën e tyre, që janë bërë viktimë të mashtrimit me pronë ose të tillë që nuk janë në gjendje të shërbejnë kreditë e tyre bankare. Shumë janë edhe të moshuarit, të cilët janë braktisur nga të afërmit e tyre, si dhe njerëz me çrregullime psikike. Por ka edhe një grup i vogël, për të cilin kjo mënyre e jetesës është normale.

Askush nuk di numrin e saktë të të pastrehëve tek ne. Në qendrat e  krizave në Sofje mund të kalojnë natën vetëm rreth  200 veta – shumica e njerëzve pa strehë mbeten në rrugë, sepse shteti nuk u ka siguruar atyre strehë, as punësim minimal, shpjegon Margarita Sokollova.

Me këta njerëz duhet të punohet vazhdimisht, që ata të mos ndihen të izoluar – të zgjidhen problemet e tyre psikologjike, të stimulohen të besojnë në vetveten. Është me rëndësi  të besojnë në potencialin e vet dhe të jenë të sigurt, se mund të ndryshojnë jetën e vet.  Plnifikojmë në fund të muajit të krijojmë grupe për terapi dhe rehabilitim psikologjik në  qendrat e krizave. Pas  kësaj do të zhvillojmë fushatë për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e ndërmarrjeve sociale, të cilat t’u sigurojnë punë njerëzve pa strehë. Në fillim grupi i parë pilot do të përfshijë 15-20 veta – për të cilët do të sigurohet punësim i përhershëm dhe shpërblim.

Parandalimi i rrezikut të mbetesh pa shtëpi është me rëndësi të madhe – mendon Margarita Sokollova dhe jep si shembull - krijimin e klauzolave mbrojtëse në rast marrjes së kredive bankare, dhënien e mundësive preferenciale për punë  fëmijëve jetimë dhe ndërtimin e më shumë azileve për njerëz të moshuar.

Detyra jonë kryesore është të drejtojmë vëmendjen e shoqërisë ndaj njerëzve të pastrehë, sepse shumica e njerëzve mendojnë, se këta njerëz janë me vartësi – alkoolike, narkotike dhe se nuk kanë dëshirë të punojnë ose të luftojnë. Për fat të mirë, pjesa dërmuese e bullgarëve i kuptojnë dhe përpiqen t’i ndihmojnë me mendimin, që secilit mund të ndodhë një fatkeqësi  e tillë. Për këtë arsye janë të gatshëm të ndajnë nga koha e tyre personale, mjete, emocione dhe punë që të ndihmojnë – tha në përfundim Margarita Sokollova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD