NATO-ja po ndërmerr operacion në detin Egje për të përballuar migracionin e paligjshëm
NATO-ja po ndërmerr një operacion të menjëhershëm kundra migracionit të paligjshëm dhe veprimtarinë e trafikantëve në detin Egje. Këtë e njoftoi në konferencën e shtypit sekretari i përgjithshëm i paktit Jens Stolltenberg. Ai saktësoi se, këto veprime po ndërmerren me kërkesë të Gjermanisë, Greqisë dhe Turqisë. Aktualisht në rajon gjenden trupat ushtarako-detare të NATO-s nën komandën gjermane. Detyra e tyre e dorës së parë është grumbullimi i të dhënave hetuese. Ekipet ushtarako-detare të NATO-s do të punojnë në një lidhje të ngushtë me autoritetet kombëtare, si dhe me zyrën kufitare evropiane Fronteks.
Erdogan: Turqia mund të hapë kufijtë e vet për kalimin e refugjatëve sirian në Evropë
Durimi i Turqisë në lidhje me krizën në Siri mund të shter dhe ajo të jetë e detyruar të ndërmarrë veprime, deklaroi presidenti Rexhep Edogan. Ai i drejtoi apel OKB-së të ndërmarr veprime, që të evitoi atë, të cilën ai e përcaktoi si një spastrim etnik. Presidenti e akuzoi organizatën botërore në një mungesë të sinqeritetit me apelet e veta ndaj Ankarasë të bëjë më tepër, që të mund të ndihmojë refugjatët, në vend të ndërmarrë veprime për ndalimin e gjakderdhjes në territorin sirian. Sipas presidentit turk kriza nuk mund të zgjidhet pa krijimin e zonave për siguri, kurse përveç kësaj këto duhet të jenë mënyra të kërkuara që sirianët të mbahen në atdheun e tyre. Erdogan kërcënoi akoma se, mund të hapë kufijtë e vendit drejt Evropës dhe të lëshojë refugjatët aty.
Partia e presidentit rumun paraqiti projekt për bashkim me Moldavinë
Partia nacional-liberale, lider i së cilës deri në zgjedhjen e tij për president qe, Kllaus Johanis, paraqiti një projekt, i cili ka për qëllim bashkimin me Moldavinë. Dokumenti i quajtur “Moldavia-prioritet i politikës të Rumanisë” është në përkrahje të synimeve integruese evropiane të Moldavisë. Në tekstin e iniciativës janë vënë në dukje hapat për bashkimin e ekonomive, politikave sociale, infrastrukturës, sistemit të arsimit, hapësirën e medieve dhe sfera të tjera të të dyja vendeve. Propozohet po kështu të krijohen dhe struktura të përbashkëta kufitare, policore dhe të xhandarmërisë. Në Moldavi ideja për bashkimin me Rumaninë përkrahet prej 21% nga banuesit, derisa në Rumani përkrahësit e saj janë pothuajse 68% nga qytetarët.
Mjekë slloven dëshmuan lidhjen midis virusit Zika dhe mikrocefalia
Specialistë nga fakulteti mjekësor në universitetin në Ljubljanë bashkë me Institutin e mikrobiologjisë , imunologjisë dhe patologjisë dëshmuan lidhjen midis virusit Zika dhe dëmtimit të trurit të embrionit njerëzor, gjë e cila çon deri në lindjen e mikrocefalisë. Specialistët slloven kanë njoftuar , se tek ta ka ardhur në spital grua, e cila mbërrin nga Brazilia, e cila ka qenë e sëmurë nga virusi dhe njëkohësisht është me barrë. Gjatë analizave standarde po kështu është bërë e qartë se, truri i embrionit nuk zhvillohet ashtu siç duhet. Në javën e 33 nga barra truri ka qenë me përmasë 90 gramë në vend të 240 gramat standarde. Mjekët kanë marrë vendim për ndërprerjen e barrës.
Emigrantë presin rrjetin prej teli në kufirin serbo-hungarez
Numri i emigrantëve ilegal, të kapur në kufirin serbo-hungarez, po shtohet, njoftojnë mediet hungareze, kurse sipas televizionit serb RTS emigrantët gjithnjë e më shpesh e presin gardhin mbrojtës prej teli dhe u paguajnë trafikantëve ti kalojnë në Hungari. Për 10 ditët e para të muajit shkurt në Hungari janë arrestuar 522 emigrantë ilegal kurse gjatë muajit janar 553. Prandaj nëpër kufirin 175 kilometrash midis Serbisë dhe Hungarisë është i dyfishuar numri i patrullave policore dhe ushtarake dhe gjithnjë e më shpesh fluturojnë helikopterë policor.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNë epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti..