Thanë se bullgarët nuk duan të flasin për dashurinë. Por unë dua ta hedh poshtë këtë pohim duke u kthyer pak në të kaluarën. Duke vëzhguar postimet në rrjetet sociale shikoj gjithnjë e më shumë fotografi me zemra prej pelushi, mesazhe dashurie dhe lule virtuale. Po, tashmë s’ka nevojë që të dhuroni lule të vërteta, mund ta bëni këtë në mënyrë virtuale në murin e vajzës së dashuruar në Facebook. Kështu s’ka nevojë për ujë, vazo, duart e saj do të jenë të lira – këto janë aspektet pozitive. Unë vendosa që të bëjë një shëtitje në rrugët e Sofjes për të mësuar se çfarë mendojnë kryeqytetasit për festën e të dashuruarve. Për të rinjtë është e qartë – ata gjithmonë festojnë. Desha të dëgjoja diçka për njerëzit e moshuar – çfarë është mendimi i tyre për këtë ditë. Në fillim përgjigjet ishin vetëm: Jo, falënderoj, nxitioj..., apo arsyetime të tjera. Pse askush nuk dëshiron të flasë për dashuri? Ndoshta sepse është një ndjenje personale – mendova unë. Dhe pothuaj e hodha poshtë këtë ide. Më në fund takova një person i moshuar, i cili nuk më tha emrin e vet, por më shpjegoi për zakonet e lidhura me dashurinë në të kluarën:
Atëherë nuk flitej për Shën Valentin. Unë isha i ri akoma para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Pastaj erdhën vitet e luftës. Problemet e të rinjve atëherë ishin krejt ndryshe. Dashuria është një ndjenje kongjenitale – siç është uria dhe etja. Nëna ime u martua në vitin 1924. Për dasmën ajo bëri veten një fustan me mëngë me gjatësi ¾. Vjehrra erdhi për vizitë dhe i tha nënës sime: “Gjithçka është në rregull, moi vajzë, por nuk është e pranueshme që të kesh mëngë të tilla, aq të shkurtra. Nuk duhet të shihet lëkura”. Në çdo një epokë njerëzit vënë kufij dhe norma të ndryshme në etikë dhe në estetikë.
Pastaj, pas shumë pohimeve të llojit “Ne jemi shumë të moshuar për dashurinë, koha jonë kaloi” unë takova gjyshin Koljo dhe bashkëshorten e tij. Ja se çfarë thanë ata për dashurinë:
Për dashurinë nuk mund të mendohet në kuptim të ngushtë. Dashuria është universale. Ajo nuk mund të jetë vetëm për një person. Kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël të dashurisë gjithëpërfshirëse. Dashuria është kudo dhe në çdo një gjë. Është mirë kur të rinjtë festojnë, por ata duhet të dinë se kjo është vetëm një pjesëz e universit.
Ivan Sapunxhiev – shitësi në një librari për libra të vjetra më tronditi me pikëpamjen e tij për dashurinë dhe pastaj me buzë në gaz më tregoi për një aventurë nga koha e adoleshencës:
Dashuria është e përkohshme. Njerëzit këndojnë këngë për dashurinë e përjetshme. S’ka dashuri të përjetshme. Gjithçka mbaron. Kur isha 15-16 vjeçar pata një mik, i cili ra në dashuri me një vajzë. Ajo jetonte në 40 kilometra nga vendi, ku jetonim ne. Atëherë s’patëm para dhe shkonim tek ajo me këmbë. Ecnim dy ditë. Kur arritëm gjysha dhe gjyshi e kishin fshehur atë. Nuk e lejuan vajzën të dilte nga shtëpia. Gjërat mes mikut tim dhe kësaj çupe u bënë, por më vonë.
Arkeologu Bojan Dumanov ishte “viktima” tjetër e hetimit tim. Ja se çfarë tha ai për Shën Valentinin:
Njerëzit duhet çdo ditë të tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit, sa më shpesh. Diçka që është pa bazë në Bullgari, nuk pranohet lehtësisht. Bullgarët nuk pranuan gjërat, të cilat u ishin imponuar gjatë atyre 70 vjetëve të fundit. Se si socializmi ndikoi mbi mënyrën tonë të mendimit? A kuptoi dikush kuptimin e tij? Jo. Kështu nuk pranojmë pozitivisht gjërat e mira që sot vijnë nga kultura perëndimore. Jemi skeptikë ndaj tyre. Dëshirojmë të kemi përfitim material, në vend që të gëzohemi me aspektin shpirtëror.
Finali pozitiv i ditës sime ishte i lumturi Dimitër Angellov, i cili më tregoi se si u zbavitën të rinjtë gjatë viteve të 60-të:
Argëtuam me kërcime dhe muzikë prej magnetofoni. S’ka rëndësi a festa është katolike apo ortodokse. Unë mendoj se çdo një festë duhet të festohet! Këto janë emocione pozitive. Po pres vendimin e shërbimeve sociale për shumën e pensionit tim. Kur ata e shpallin vendimin, atëherë do të bëj dashuri.
Unë tashmë mora biskotë me nënshkrim “Të dua” dhe glazurë çokollate. Kjo është ëmbëlsi për gojën, por ëmbëlsi për zemrën është dashuria e dyanshme. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen të flasin për dashurinë e tyre. Dashuria nuk është vetëm në “pëlqimet” dhe pikturat në Facebook. Po të dëshirojmë, ajo mund të jetë kudo. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit! Gëzuar Ditën e Shën Trifon Krasitësit – festën e verës! Është me rëndësi që të kemi dashuri jo vetëm më 14 shkurt, por çdo ditë. Mendoj se nuk është keq edhe nga një gotë vere çdo ditë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Luiza Llazarova
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..