Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Valentin - nga zemrat e pelushit komerciale deri në dedikimin më të bukur të dashurisë

БНР Новини
Foto: arkiv

Thanë se bullgarët nuk duan të flasin për dashurinë. Por unë dua ta hedh poshtë këtë pohim duke u kthyer pak në të kaluarën. Duke vëzhguar postimet në rrjetet sociale shikoj gjithnjë e më shumë fotografi me zemra prej pelushi, mesazhe dashurie dhe lule virtuale. Po, tashmë s’ka nevojë që të dhuroni lule të vërteta, mund ta bëni këtë në mënyrë virtuale në murin e vajzës së dashuruar në Facebook.  Kështu s’ka nevojë për ujë, vazo, duart e saj do të jenë të lira – këto janë aspektet pozitive. Unë vendosa që të bëjë një shëtitje në rrugët e Sofjes për të mësuar se çfarë mendojnë kryeqytetasit për festën e të dashuruarve. Për të rinjtë është e qartë – ata gjithmonë festojnë. Desha të dëgjoja diçka për njerëzit e moshuar – çfarë është mendimi i tyre për këtë ditë. Në fillim përgjigjet ishin vetëm: Jo, falënderoj, nxitioj..., apo  arsyetime të tjera. Pse askush nuk dëshiron të flasë për dashuri? Ndoshta sepse është një ndjenje personale – mendova unë. Dhe pothuaj e hodha poshtë këtë ide. Më në fund takova një person i moshuar, i cili nuk më tha emrin e vet, por më shpjegoi për zakonet e lidhura me dashurinë në të kluarën:

СнимкаAtëherë nuk flitej për Shën Valentin. Unë isha i ri akoma para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Pastaj erdhën vitet e luftës. Problemet e të rinjve atëherë ishin krejt ndryshe. Dashuria është një ndjenje kongjenitale – siç është uria dhe etja. Nëna ime u martua në vitin 1924. Për dasmën ajo bëri veten një fustan me mëngë me gjatësi ¾. Vjehrra erdhi për vizitë dhe i tha nënës sime: “Gjithçka është në rregull, moi vajzë, por nuk është e pranueshme që të kesh mëngë të tilla, aq të shkurtra. Nuk duhet të shihet lëkura”. Në çdo një epokë njerëzit vënë kufij dhe norma të ndryshme në etikë dhe në estetikë.

Pastaj, pas shumë pohimeve të llojit “Ne jemi shumë të moshuar për dashurinë, koha jonë kaloi” unë takova gjyshin Koljo dhe bashkëshorten e tij. Ja se çfarë thanë ata për dashurinë:

Снимка

Për dashurinë nuk mund të mendohet në kuptim të ngushtë. Dashuria është universale. Ajo nuk mund të jetë vetëm për një person. Kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël të dashurisë gjithëpërfshirëse. Dashuria është kudo dhe në çdo një gjë. Është mirë kur të rinjtë festojnë, por ata duhet të dinë se kjo është vetëm një pjesëz e universit.

СнимкаIvan Sapunxhiev – shitësi në një librari për libra të vjetra më tronditi me pikëpamjen e tij për dashurinë dhe pastaj me buzë në gaz më tregoi për një aventurë nga koha e adoleshencës:

Dashuria është e përkohshme. Njerëzit këndojnë këngë për dashurinë e përjetshme. S’ka dashuri të përjetshme. Gjithçka mbaron. Kur isha 15-16 vjeçar pata një mik, i cili ra në dashuri me një vajzë. Ajo jetonte në 40 kilometra nga vendi, ku jetonim ne. Atëherë s’patëm para dhe shkonim tek ajo me këmbë. Ecnim dy ditë. Kur arritëm gjysha dhe gjyshi e kishin fshehur atë. Nuk e lejuan vajzën të dilte nga shtëpia. Gjërat mes mikut tim dhe kësaj çupe u bënë, por më vonë.
 

СнимкаArkeologu Bojan Dumanov ishte “viktima” tjetër e hetimit tim. Ja se çfarë tha ai për Shën Valentinin:

Njerëzit duhet çdo ditë të tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit, sa më shpesh. Diçka që është pa bazë në Bullgari, nuk pranohet lehtësisht. Bullgarët nuk pranuan gjërat, të cilat u ishin imponuar gjatë atyre 70 vjetëve të fundit. Se si socializmi ndikoi mbi mënyrën tonë të mendimit? A kuptoi dikush kuptimin e tij? Jo. Kështu nuk pranojmë pozitivisht gjërat e mira që sot vijnë nga kultura perëndimore. Jemi skeptikë ndaj tyre. Dëshirojmë të kemi përfitim material, në vend që të gëzohemi me aspektin shpirtëror
.

СнимкаFinali pozitiv i ditës sime ishte i lumturi Dimitër Angellov, i cili më tregoi se si u zbavitën të rinjtë gjatë viteve të 60-të:

Argëtuam me kërcime dhe muzikë prej magnetofoni. S’ka rëndësi a festa është katolike apo ortodokse. Unë mendoj se çdo një festë duhet të festohet! Këto janë emocione pozitive. Po pres vendimin e shërbimeve sociale për shumën e pensionit tim. Kur ata e shpallin vendimin, atëherë do të bëj dashuri.

Unë tashmë mora biskotë me nënshkrim “Të dua” dhe glazurë çokollate. Kjo është  ëmbëlsi për gojën, por ëmbëlsi për zemrën është dashuria e dyanshme. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen të flasin për dashurinë e tyre. Dashuria nuk është vetëm në “pëlqimet” dhe pikturat në Facebook. Po të dëshirojmë, ajo mund të jetë kudo. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit! Gëzuar Ditën e Shën Trifon Krasitësit – festën e verës! Është me rëndësi që të kemi dashuri jo vetëm më 14 shkurt, por çdo ditë. Mendoj se nuk është keq edhe nga një gotë vere çdo ditë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Luiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD