Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijimi i forcave të reja politike në Bullgari po vazhdon

БНР Новини
Georgi Kadiev, Ljutvi Mestan dhe Radan Kënev (lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë)
Foto: BGNES

Këtë të diel, disa muaj pas përjashtimit të tij nga Partia Socialiste Bullgare, socialisti Georgi Kadiev shpalli se do të krijojë një formacion të ri politik. Ky formacion do të jetë i treti me radhë i shkëputur nga Partia Socialiste Bullgare që nga viti 2010 e këtej, pas Lëvizjes 21 të socialistes Tatjana Donçeva dhe partisë ABV të ish liderit socialist Georgi Përvanov.

Lajmi për një subjekt të ri politik në hapësirën e majtë mund të mos bënte përshtypje, në qoftë se disa ditë para kësaj ish kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ljutvi Mestan, i hequr nga posti për shkak të konfrontimit me kryetarin e nderit të Lëvizjes Ahmed Dogan, nuk kishte shpallur krijimin e një projekti të ri politik – Demokratët për Përgjegjësi, Solidaritet dhe Tolerancë. Abreviatura në bullgarisht (DOST) në turqisht do të thotë “mik”, por Mestan nuk i fsheh ndjenjat e tij të pakënaqësisë ndaj Doganit. Projekti i tij do të jetë “parti reale liberale” dhe do të përkrahet nga të pakënaqurit me tezat e Doganit dhe nga ata, të cilët mendojnë se nuk janë përfaqësuar nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Kështu vetëm formacionet armiqësore liberale në hapësirën etnike të elektoratit turk u bënë tri: Lëvizja-nënë – Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (tani në opozitë), Partia Centriste Liberale e Kasim Dalit (e cila aktualisht merr pjesë në pushtet si anëtare e Koalicionit të djathtë të Bllokut të Reformatorëve) dhe partia e ardhshme DOST. Shkëputja e fundit në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë e ndan jo vetëm elektoratin turk në Bullgari, por edhe turqit e shumtë etnikë, të cilët emigruan në Turqi. Pushtetarët në Turqi nuk kanë simpati ndaj Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, në qoftë se marrim parasysh ndalimin e panjohur zyrtarisht, sipas të cilit kryetari i nderit dhe lider i padyshimtë i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan nuk ka të drejtën e udhëtimit në Turqi. Ndër të tjera, ky ndalim, megjithëse nuk u miratua zyrtarisht, nuk u refuzua. Në të njëjtën kohë këto ndjenja janë të ndërsjella, sepse së shpejti pas ndarjes në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, një delegacion i saj vizitoi Turqinë për të biseduar me Partinë Popullore Republikane në opozitë. Pavarësisht se sa këto simpati apo antipati janë diskrete, ato në një shkallë të madhe ndikojnë edhe në marrëdhëniet zyrtare me Turqinë.

Këto ditë pritej edhe diçka tjetër, që nuk ndodhi – sqarimi i situatës së brendshme në Bllokun e djathtë të Reformatorëve, i cili merr pjesë në koalicionin në pushtet. Fillimisht ky formacion përbëhej prej pesë forcave politike, kurse sot ai është në një situatë të pazakonshme, ku katër prej anëtarëve të tij e përkrahin qeverinë, kurse një tjetër – Demokratët për Bullgarinë e Fortë, është në opozitë. Prova për rimëkëmbjen e unitetit nëpërmjet aktualizimit të marrëveshjes së koalicionit nuk u realizua dhe aktualisht Demokratët për Bullgarinë e Fortë nuk e përkrahin as partinë në pushtet GERB, as opozitën e përfaqësuar nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Problemi duhet të zgjidhet gjatë majit, apo qershorit, derisa formacionet e Bllokut të Reformatorëve të përgatitin një marrëveshje të re mes tyre dhe pas kësaj të zhvillojnë një kongres, ku Blloku të bëhet konfederatë politike me pavarësi maksimale të partive pjesëmarrëse, por edhe me një udhëheqje unike. Pas kongresit do të nënshkruhet marrëveshje e re e koalicionit për paraqitjen e përbashkët në zgjedhjet për President. Në të njëjtën kohë, këmbehen ide për zgjerimin e koalicionit.

Kështu pas ngjarjeve të fundit në hapësirën politike partitë politike në Bullgari tashmë janë mbi 400. Duke pasur parasysh protagonistët, mund të bëjmë përfundimin se krijimi i formacioneve të reja politike do të vazhdojë jo për shkak të ideve të reja, por për shkak të ambicieve të liderëve. Në sfondin e apatisë në rritje të elektoratit, jemi shumë afër situatës “shumë udhëheqës, pak indianë” dhe ajo është vështirë të ndiqet madje nga specialistët dhe nga kjo përfitojnë vetëm partitë kryesore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD
Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD

Qeveria e re bullgare – një fund i kaosit politik apo një qetësi e përkohshme?

Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..

botuar më 25-01-21 7.20.PD