Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vuajtja dhe shpëtimi

БНР Новини
Albumet familjare janë dëshmi për jetën e komunitetit hebraik në Bullgari.

Kështu quhen një përmbledhje, një ekspozitë udhëtuese dhe një sajt multimedial që prezantojnë rrëfimet e tridhjetë përfaqësuesve të komunitetit hebraik për të kaluarën dhe për shumëllojshmërinë e tij aktuale në Bullgarinë Veriore. Pse pikërisht bashkësia hebraike? Autorët e projektit janë

Shoqata “Hapësira Evropiane shek. XXI” në bashkëpunim me muzetë historikë rajonalë të qyteteve Ruse, Shumen dhe Varna – kjo është ashtuquajtura “vija e modernitetit”, ku që nga gjysma e shekullit të XIX-të kalon rruga bullgare drejt Evropës. Një pjesë e madhe e përpjesëtimeve shpirtërore dhe materiale të kësaj rruge janë lidhur me hebrenjtë bullgarë në rajon të cilët janë një pasuri e tij të vogël dhe pak të studiuar.

Elias KanetiApo siç shkruan laureati i çmimit Nobel i lindur në Rusçuk (siç është emri i vjetër i qytetit Ruse) Elias Kaneti në librin “Gjuha e shpëtuar”: “Do të jetë shumë vështirë për mua që të krijoj një përfytyrim për larminë e atyre viteve të kaluara në Rusçuk, për pasionet dhe frikët e tyre. Gjithçka që përjetova më vonë në jetën time tashmë kishte ndodhur në Rusçuk. Atje bota tjetër quhej Evropa.”

Kështu mendon edhe profesori dr. Nikollaj Nenov, autor i përmbledhjes dhe drejtor i muzeut të qytetit Ruse:

“Pikërisht larmia e zërave, zërave personalë të njerëzve të cilët bile nuk kanë menduar se mund të bëhen pjesë e historisë së përbashkët dhe publike, na japin mundësi që duke lexuar dhe duke dëgjuar të formojmë “puzzlen” e jetës së komplikuar, ta bëjmë tablonë më të qartë dhe më të fokusuar.”

Video intervistat na shpien nëpër rrugicat e jetës, duke prekur tema të ndryshme si fëmijëria, familja, lagja, festat, vuajtjet, e përditshmja, puna dhe “toka e premtuar”. Kështu janë strukturuar përmbledhja dhe ekspozita me ilustrime të pasura që mund të shihen në sajt. A mund të thuhet se Bullgaria ka qenë pjesë e kësaj “toke të premtuar”? “Ne jemi hebrenjtë “spanjollë” në Ballkan. Kemi ardhur këtu pas vitit 1942, kur inkuizitorët i dëbuan të gjithë hebrenjtë nga Spanja” – tregon një nga të intervistuarit – Nisim Mois Fahri, i lindur më 1923. Pranë fjalëve të tij shikojmë fytyrën e një mbretëreshe bullgare me prejardhje hebraike – Sara-Teodora (nga shekulli i XIV-të), të vizatuar mbi murin e një nga monastireve të quajtura Ivanovski në afërsi të qytetit Ruse. Këto monastire janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Mbretëresha Teodora dhe Mbreti Ivan Aleksandër, Kisha e Shën Mërisë, kompleksi i manastireve “Kryeengjëlli Shën Mihail” Disa nga tregimet tingëllojnë në mënyrë paradoksale. Si për shembull kujtimet e një gruaje të moshuar nga qyteti Shumen, e cila po jeton në Izrael. Ajo kujton stacionin e trenit nga koha kur ajo ka qenë vajzë e vogël. Njerëzit pritnin tërë ditën trenin për në kampet naziste në territorin e Polonisë së okupuar nga Gjermania. Të moshuarit qanin, kurse fëmijët gëzoheshin duke menduar se do të udhëtonin me tren dhe se do të shikonin vende të reja. Kur vonë në mbrëmje i informuan se treni nuk do të vinte dhe mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre u bë të kundërtën – të rriturit gëzoheshin, derisa të vegjlit – qanin.

Kur pas themelimit të shtetit Israel hebrenjtë bullgarë e zgjodhën atë si shteti i tyre – vuajtja për shkak të largimit nga Bullgaria nuk ishte e vogël – shpjegoi doktori Nenov.

“Udhëtimet janë shumë të rëndësishme, kthimet – gjithashtu. Ata, të cilët nuk kthehen, vuajnë. Kështu edhe ne vuajmë për shkak të mungesës së tyre, sepse komunitetet e hebrenjve që kanë braktisur Bullgarinë në fakt janë humbje edhe për ne.”

Në fund të bisedës sime me doktorin Nenov, ai me buzë në gaz kujtoi takimin e tij para shumë vjetësh me një bashkënxënës të tij prej këtij komuniteti – Rubço, i cili tani jeton në ShBA. Pas ndryshimeve demokratike në fillimin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar lidhjet midis të afërmve nga Bullgaria dhe Izraeli nuk u vështirësuan më, siç në kohën e komunizmit (atëherë Izraeli u pranua si pjesë e ashtuquajturit “kamp armik”). Pakot me ushqime nga Izraeli u bënë gjithnjë e më shumë, posaçërisht në muajt e urisë së tranzicionit ndaj ekonomisë tregtare në Bullgari. Doktori Nenov kurrë nuk do të harrojë pakon e vogël që Rupço i ka dhënë atij – “ishte pluhur, por kur e zjeva – u bë patate!”

Për këtë arsye fjalët finale e doktorit Nenov për vuajtjen dhe shpëtimin tingëllojnë kështu: “Vuajtja është kudo. Ajo gjithmonë është rreth nesh. Dhe shpëtimi varret vetëm nga ne.”

Festa e Purimit në shtëpinë e familjes Iskoviç në RuseKy është edhe kuptimi i projektit – që të prezantojë me anë të kujtimit të një komuniteti depërtimin në thelbin e tij. Kur bëhemi pjesë e shtëpive dhe ndjenjave të përfaqësuesve të kësaj bashkësie, mund të bëhemi më tolerantë dhe pak më njerëzorë”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Nikollaj Nenov dhe Krasimir Stojanov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD