Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adella Peeva: “Zëri i regjisoreve duhet të dëgjohet”

БНР Новини
Foto: jeni-bg-kino.com

Vallë, a dini sa janë gratë mbajtëse të çmimit “Oskar” për regji? Tani për tani vetëm një – Katrin Bigëllou për filmin “Lufta është opium”. Vallë, a sa gra janë mbajtëse të dekoratës “Palma e artë”? Gjithashtu një – Xhejn Kempiën – për filin “Pianoja”. Vallë, a ku jemi ne? Në se do të hedhim një vështrim te kinemaja bullgare, tabloja është e përngjashme. Mezi tre janë përfaqësueset e seksit të bukur, të cilat gjatë viteve morën dekoratën më të lartë të Festivalit “Trëndafili i Artë”. E para është Binka Zheljazkova për filmin  “A ishim të rinj” – në vitin 1961. Mezi 43 vite pas kësaj Zornica Sofija e mori çmimin për filmin “Milla nga Marsi”. Atëherë ajo e ndau çmimin me regjisorin Stanimir Trifonov për filmin e tij “Djegje”. Në vitin 2006 Milena Andonova e mori dekoratën për shiritin “Majmunë gjatë dimrit”.

Një anketim i Observatorit Audiovizual Evropian tregon, se nga afro 15 600 filma, të krijuara nga viti 1996 deri në vitin 2012 vetëm pak më se 18 për qind u xhiruan nga gra regjisore. Kjo përqindje është tepër e ulët. Për këtë arsye regjisorja e njohur bullgare dhe producente Adella Peeva, mbajtëse e dekoratave prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, vendosi të tregojë kontributin e grave në kinemanë artistike.

“Gratë janë pjesë e shoqërisë dhe në se zëri i tyre nuk dëgjohet mjaftë mirë, atëherë del konkluzioni se ka ndonjë problem. Kështu vet shoqëria privohet nga larmia kulturore, gjë që është me rëndësi.”

Kjo ide i erdhi regjisores bullgare Adella Peeva në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Regjisorëve të Kinemasë. Aty për herë të parë ajo dëgjoi të flitet për pabarazinë e burrave dhe grave regjisorë në industrinë kinematografike.

“Nuk besova se edhe tek ne çështja qëndron ashtu. Mirëpo, pasi u ktheva menjëherë bëra një anketim – tregon regjisorja. – Zbulova, se situata është e tillë edhe tek ne. Mendoj, se kjo është një problem shqetësues. Jam e bindur, se duhet të bëhen anketime më serioze. Si rezultat duhet të ndërmerren masat e domosdoshme, që të rivendoset bilanci. Patjetër zëri i regjisoreve duhet të dëgjohet.”

Kështu Adella Peeva u bë nismëtare për krijimin e një sajti të specializuar jeni-bg-kino.com. Ai u prezantua në Bashkinë e Kryeqytetit – në praninë e kryetares së bashkisë Jordanka Fandëkova, të kryetares së Komisionit të Arsimit dhe të Kulturës në bashki Malina Edreva, të shumë regjisoreve bullgare.

“Demonstruam sajtin, gjë pas së cilës zhvilluam një diskutim të mrekullueshëm. Në sajt prezantohen 29 gra regjisore nga të gjitha brezat gjeneratat  - nga pionieret e kinemasë artistike bullgare deri te përfaqësueset më të reja, të cilat sapo e bënë hapat e parë ose bënë debutimin në kinema. Kriteri për përfshirje ishte, që secila prej tyre të ketë të paktën nga një film artistik me metrazh të plotë. Prezantuam një intervistë të regjisores Irina Aktasheva, e cila me bashkëshortin Hristo Piskov, xhiruan filmin “Orteku”. Këtë intervistë e shoqëruam me intervista të tjera. Të gjitha gratë flasin jo vetëm për veten por edhe për krijimtarinë e vet, për kredon, për botëkuptimin, për vështirësitë që hasin, për këtë çfarë është të jesh grua regjisore. Të gjithë deklarojnë haptazi, se prania e tyre në kinemanë artistike bullgare është mjaftë e kufizuar. Kryesorja, që dëshirojmë, është, që njerëzit të dëgjojnë për filmat tona, të kemi mundësi të xhirojmë më shumë filma artistikë. Sajti ka për qëllim të popullarizojë krijimtarinë e grave regjisore, njerëzit të shikojnë filmat tanë. Më e rëndësishmja për kinemanë bullgare është që filmat të kenë spektatorë,”

Krahas kësaj – sajti ofron link te filmat e grave regjisore. Kështu krijimtaria e tyre do të arrijë te më shumë njerëz.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD