Lufta Ruso-Turke nga vitet 1877 – 1878 dallohet në serinë e ndeshjeve midis dy perandorive. Pavarësisht nga qëllimet strategjike të Rusisë ajo u shpall luftë në mbrojtjen e krishterimit. “Të gjithë bashkatdhetarë tanë dinë ndjeshmërinë, me të cilën gjithnjë kemi sjellë ndaj fatit të popullsisë së vuajtur të krishtere në Turqi. Sot tërë populli rus është gati të sakrifikojë jetën në emër të lehtësimit të fatit të të krishterëve në Gadishullin Ballkanik.” Këtë e theksoi perandori rus Aleksandër II në Manifestin për shpalljen e luftës. Një shtytje për këtë dha Kryengritja e Popullit Bullgar kundër Shtypjes Pesëshekullore Osmane muajin prill të vitit 1876, e njohur si Kryengritja e Prillit. Masakrat e përgjakshme në shuarjen e rebelimit u bënë shkak për ndryshimin e politikës së Fuqive të Mëdha ndaj Perandorisë Osmane. Një rol i rëndësishëm në këtë drejtim luajti edhe pasqyrimi ndërkombëtar i ngjarjeve në trojet bullgare. Mirëpo, si shtypi arriti të prezantojë zhvillimet në Bullgari?
Gjysma e dytë e shekullit XIX dihet si Shekulli i Artë i Shtypit, thekson historiani profesor Rumen Genov. Kjo periudhë karakterizohet me korrespondentët ushtarakë, të cilët dërguan reportazhe nga vendet e ngjarjeve. Pasi filloi shfrytëzimi i telegrafit, lajmet filluan të përhapet më shpejtë. Dhe në se para kësaj informacioni nevojitej ditë dhe muaj të tërë që të arrijë nga vendi i ngjarjes deri te lexuesi, tani telegrafi lejonte, që ai të përhapej vetëm për orë të numëruara. Filluan të dalin nga shtypi edhe gazetat e para të lira. Dhe në se para kësaj shtypi ishte për një numër të kufizuar lexuesish nga shtresat e larta të popullsisë, tashmë ai ishte i arritshëm për një auditor më të gjerë. Ky proces koincidonte edhe me arsimimin e popullit në masë. Kjo e bënte shtypin tepër ndikues. Pikërisht atëherë lindi caktimi i mediave si “pushteti i katërt”, thekson profesori Genov dhe vazhdon:
“Jehona, që gjeti Kryengritja e Prillit në shtypin evropian kishte rëndësi të madhe për Çlirimin tonë. Me zhvillimet në periudhën e viteve 1876 – 1877 lidhet emri i gazetarit amerikan Xhanjuaris Makgahan, i cili punonte për botimet amerikane si gazeta e Nju Jorkut “Heralld”. Ngjarjet në Bullgari ai i pasqyronte si korrespondent i gazetës angleze “Dejli Njuz”. Reportazhet e tij gjetën jehonë të gjerë jo vetëm në Britaninë e Madhe, por në mbarë Evropën. Artikujt e tij përktheheshin edhe në gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe për botimet bullgare, që dilnin në Rumani. Në varrin e Makgahanit në vendlindjen e tij Nju Leksingtën, të Ohajos së SHBA-së lexohet mbishkrimi “Makgahani – çliruesi i Bullgarisë”. Ka dhe një statujë – vepër e skulptorit bullgar Ljubomir Dallçev.”
Në sajë të korrespondencave të gazetarit Xhanjuaris Makgahan bota mësoi për mizoritë në shtypjen e Kryengritjes së Prillit në vitin 1876. Në mbrojtjen e bullgarëve u shpallën personalitete të njohura si Viktor Jugo, Gariballdi, Çarlls Darvin, Konstantin Ireçek, Lev Tolstoj, Dostoevski, Turgenev, Mendeleev, Uiljam Gladston. Lidhur me këtë profesori Rumen Genov tregon:
“Gjatë verës së vitit 1876 u formua një lëvizje të gjerë shoqëror politike të quajtur “Agjitacion për mizoritë në Bullgari” ose “Agjitacioni bullgar”. Ky ishte i vetmi rast kur në ndonjë shtet të huaj u formua një lëvizje shoqërore me emrin bullgar. Zakonisht lëvizja “Agjitacioni bullgar” lidhet me emrin e politikanit Uiljam Gladston – njeri prej titanëve të Epokës Viktoriane. Te ai mbresa të thella lënë botimet për masakrat në shtypjen e Kryengritjes së Prillit. Dhe megjithëqë në atë moment Uiljam Gladston jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Liberale, ai mbeti një nga figurat më të fuqishme të kësaj partie dhe të jetës politike angleze. Pozita e tij përputhej me pozitën e shumë partiakëve, aktivistëve shoqërorë, gazetarëve, të cilët insistuan për ndryshim të politikës tradicionale angleze në përkrahje të Perandorisë Osmane me çdo çmim. Kjo me arsye se ajo ishte një barrierë kundër ekspansionit eventual rus në drejtim jugperëndimor – ngushticat dhe Detin Mesdhe.”
Kështu Kriza Lindore, që lindi në mesin e viteve 70-të të shekullit XIX me kryengritjen në Bosnjë e Hercegovinë si një problem lokal, nëpërmjet jehonës së Kryengritjes së Prillit u shndërrua në një problem evropian, zgjidhja e të cilit kërkonte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha dhe të opinionit shoqëror evropian, thekson profesori Genov. Kështu dalë-ngadalë, në favor të Bullgarisë,filluan të zgjidhen marrëdhëniet e komplikuara politike të diktuara nga interesat strategjike të Fuqive të Mëdha në Ballkan. Britania e Madhe shpallej për ruajtjen e statukosë. Austro-Hungaria megjithëqë mbronte po këtë pozitë, prapa perdes ndihmonte përgatitjen e Malit të Zi dhe Serbisë për luftë me Turqinë. Ato manovrime të diplomacisë austro-hungareze ishin vendimtare për veprimet e mëtejshme të Rusisë, e cila ishte e detyruar të merret në konsideratë klauzolat e Traktatit Paqësor të Parisit nga viti 1856. Nga njëra anë ajo ishte e detyruar të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Perandorisë Turke. Mirëpo, nga ana tjetër kërkonte revansh për disfatën e përjetuar në Luftën e Krimesë. Franca, e cila akoma rimëkëmbej nga Lufta Francezo-Prusiane, kishte një qëndrim më të matur. Megjithëkëtë ajo shprehte përkrahje për popullsinë e vuajtur të krishtere në Ballkan. Diplomati i urtë Bismark në Gjermani ndërmori disa hapa diplomatikë për daljen e vendit të tij nga Kriza Lindore pa dëme të mëdha. Në fund të vitit 1876 dhe në fillim të vitit 1877 u mbajt Konferenca Diplomatike e Stambollit, qëllimi i së cilës ishte të kërkohet zgjidhje paqësore të konflikteve të lindura në Ballkan. Pas dështimit të saj u arrit te zgjidha ushtarake e krizës. Ndryshimi i qëndrimit të Fuqive të Mëdha ndaj zhvillimeve në Ballkan në shkallë të madhe i detyrohej presionit shoqëror. Më 24 prill të vitit 1877 perandori rus Aleksandër II me një Manifest i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Në këtë luftë, ushtarët rusë dhe ushtarët e kombësive të tjera pjesëmarrës në Ushtrinë Ruse shfaqën një heroizëm të paparë dhe një besnikëri të madhe të kauzës së çlirimit të një populli vëlla sllav nga zgjedha osmane. Sakrificat dhe heroizmi i tyre janë të përshkruar në reportazhet e afro 80 gazetarëve anglezë, gjermanë, francezë, amerikanë e të tjerë, të cilët e shoqëruan Ushtrinë Ruse.
Më 3 mars të vitit 1878 në Shën Stefani afër Stambollit u nënshkrua Traktati Paqësor, i cili iu dha fund Luftës Ruso Turke. Për ne bullgarët kjo është një ditë, në të cilën përulemi para ushtarëve rusë, të cilët sakrifikuan jetën për Çlirimin e Bullgarisë. Kjo është një ditë, në të cilën përulemi edhe para stërgjyshërve tanë, të cilët e kishin guximin të çojnë popullin te ideali i vet për liri dhe demokraci.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..