Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sa më shumë humanitet kemi në vetvete, kaq më shumë karakter hyjnor mbërrin si reflektim” – Teodosij Spasov mbush 55 vjeç

Foto: arkiv personal

Muzika e Teodosij Spasovit është kaq e ndryshme, kurse rrethet e tij krijuese kaq të larmishme, saqë nuk do të gjeni përshkrimin e tyre të plotë. Shpesh i nevojitet në afate të shkurtra të “kalojë” nga një projekt në tjetrin – krejtësisht të ndryshëm. Në qoftë se e pyesni sesi mund ta ridrejtojë vetëdijen e vet artistike, do të mësoni se përpjekja e vetme e cila i kushton e gjithë kjo është “të jetojë në kohën e sotme”. Për të bile ditëlindja e tij e 55 nuk është shkak për plane, por me siguri do ta shënojë mes miqve dhe shokëve.

“Si më i ri bëja bilance dhe gjeja logjikë në zhvillimin tim, realizova se në çdo pesë vjet vjen ndonjë farë ndryshimi – tregon muzikanti i njohur. – Pas kohe, mbase rreth përvjetorit të 25, i ndërpreva bilancet, por e di se, ndryshimet po vazhdojnë të rastisin. Nuk shikoj mbrapa, i kam lënë “dallgët” e së kaluarës të vijnë e të ikin. I provokon mbase intuita por dhe mbase gjërat nga ditët e përditshme. Zhvillova në vetvete talentin t’i fshi gjërat e kaluara, të jem më tepër në hapësirën e tanishme, por me një ëndërr të lehtë për ditën e nesërme. Sikurse mbase modeli perëndimor i planifikimit (të rikujtoj se ai qe i lindjes dikur) për pesë vjet përpara, më lodh. Shikoj se në botën muzikore nuk është fatale, në qoftë se nuk e ke plotësuar kalendarin për disa vjetët e ardhshme. Gjërat rastisin në mënyrë krejt të natyrshme dhe angazhimet renditen vet, përveç kësaj rrugët për realizim janë shumë të ndryshme. Ato nuk lëvizin vetëm në drejtimin, të cilin e përfytyrojnë ëndërruesit për karrierë. Jeta na sjell kaq mundësia të ndryshme.”

Teodosij fitoi popullaritet shumë herët dhe një popullaritet të madh. Akoma përpara se të mbush 30 vjeç ai pati grumbulluar një përvojë të konsiderueshme skenike. Ka rastisur që sot të ekzekutojë në dasmë ose në ndonjë festë popullore, nesër në sallën “Bullgaria” ose në një xhaz festival ndërkombëtar. Me çfarë i lidh vitet e herëta rinore?

“Qe një kohë e lirë pa shumë preokupime, prindërit e mi qenë gjallë, kurse ata më përkrahnin shumë. Programi im ishte i ngarkuar me incizime, dasma, një veprimtari koncertesh. E lidh dhe me vizitën e njërës prej vendeve më të preferuara prej meje në qytetin Plovdiv – Akademinë Muzikore, e cila gjendet mbi Teatrin Antik. Kuptohet, se kam ndryshuar shumë nga ajo periudhë. Njeriu duhet të ndryshojë, të zhvillohet, të shkëputet nga konservativja në karakterin e vet. Sepse unë isha i edukuar në një frymë patriarkale dhe konservative folklorike. Në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell, si dhe në akademi në mënyrë shumë të thelluar studioja traditat, pavarësisht se kisha nisur në drejtimet e mia aventureske. Jeta sipas meje është për këtë – deri në fund të jemi të zëne në mënyrë të plotë vlefshme me përsosmërinë tonë, me zhvillimin tonë. Dhe të mund të arrijmë sa më lartë në rrugën drejt vendeve bamirëse të shpirtrave tona. Do të duhet t’ia përkushtojmë jetën tonë kësaj – përsosmërisë, dashurisë, punës humanizmit. Sa më shumë ndjenja njerëzie rrisim në vetvete, kaq më shumë humanizëm vjen si një pasqyrim.”

Le të rikujtojmë se Teodosij ka ekzekutuar me muzikantë si Trillok Gurtu, Dejv Lijbman, Glen Mur e shumë të tjerë. Tri vjet qe pjesë nga shoqja e njohur botërisht irlandeze “Riverdance”. Mes muzikantëve bullgarë partnerë të tij gjatë viteve janë Jëlldëz Ibrahimova, Ivo Papazov-Ibrjami, Petër Rallçev, Millço Leviev, Simeon Shterev... Pas ditëve të numëruara, bashkë me tamburistin Pejo Peev dhe pesë muzikantë hungarezë, Teodosij Spasov do të zhvillojë një turne koncertesh nëpër vend. Ja dhe hollësira të tjera:

“Në të ardhme qëndron projekti i quajtur “Vëllazëri Danubjane” – një iniciativë e qendrës kulturore Hungareze në Sofje dhe Ministria e Kulturës, në lidhje me festat kombëtare të Bullgarisë dhe Hungarisë gjatë muajit mars. Në sajë të vëllazërimit tim muzikor nëpër botë formuam një grup, në të cilin janë interpretuesit hungarezë Nikolla Parov (multiinstrumentalist), bashkëshortja e tij Agnesh Hercko (këngëtare), Mihaj Borbej (një xhaz saksofonist i shkëlqyer dhe një po kështu një multiinstrumentalist shumë interesant). Mihaj është me trion e tij, në të cilin ekzekutojnë miklosh Llukaç – cimbalet dhe Andrash Desh – perkusione. Do të interpretojmë kompozicione tona prej autore, një prej tyre i është kushtuar kompozitorit hungarez Bella Bartok, në lidhje me përvjetorin e 135 nga lindja e tij.”

Turi i koncerteve fillon më 9 mars në qytetin Gabrovo dhe vazhdon në akoma 7 qytete të tjera bullgare – Varna, Plovdov, Veliko Tërnovo e të tjerë. Pas kohe i njëjti projekt do të paraqitet dhe në Hungari.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Formacioni "Svetogllas" feston 15 vjet në skenë

Me interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..

botuar më 24-12-16 6.05.PD

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD