Vasilena Serafimova lindi në qytetin Pleven. Mbaroi arsimin në Bullgari dhe në Francë. Nja dhjetë vitet e fundit jeton në Paris. Është mbajtëse e një sërë çmimesh të konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare: në vitin 2003 fitoi çmimin e madh të Konkursit Ndërkombëtar “Muzika dhe Toka”, në vitin 2006 ishte ndër finalistët e Konkursit Ndërkombëtar për marimba në Linc të Austrisë, ku u dekorua me dy çmime speciale. Po këtë vit u bë mbajtëse e çmimit të dytë të Konkursit Ndërkombëtar për marimba në Paris, si dhe e dekoratës së Asociacionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Artistëve dhe të Interpretuesve për student më të mirë të huaj në Francë. Në vitin 2007 fitoi çmimin e dytë të Konkursit Ndërkombëtar ARD në Mënik të Gjermanisë, ndërsa një vit më vonë çmimin e parë të Konkursit të Pestë Ndërkombëtar për marimba në Shtutgart të Gjermanisë.
“Duoja u krijua me ide të pedagoges së tij të parë të pianos Zhizel Manjo, e cila udhëheq një sërë organizatash artistike në Francë. Asaj i përkiste ideja, që në vitin 2009 të japin një koncert bashkë. Në album u përfshimë Sonatë për dy piano në re maxhor (D dur) nga Mozarti, e përpunuar për piano dhe marimba. Ekzekutojmë Adaxhio dhe Fuga nga Sonata e Parë sol minor (g mol) të Johan Sebastian Bahut. Unë ekzekutoj veprën origjinale, përderisa Toma improvizon. Krahas kësaj ka dhe kompozime tona prej autori dhe improvizime mbi këngën popullore bullgare “Dillmano Dillbero”. Pjesa “Shenjet e jetës”, të cilën kompozitori amerikan Patrik Cimerli e krijoi posaçërisht për duon tonë, gjithashtu është në disk. Premiera e kësaj vepre në Bullgari ishte në qytetin tim të lindjes në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar për Marimba dhe Vegla me Goditje. Këtë veprimtari e organizuam në bashkëpunim me Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” dhe Bashkisë së qytetit Pleven. Mendoj, se albumi ka vepra të larmishme.”
Për punën e vet në Francë Vasilena Serafimova tregon: “Erik Samjut është ekzekutuesi i parë i marimbës, i cili formoi një klas të kësaj vegle muzikore në Francë. Unë krijova klasën e dytë të marimbës në Konservatorin “Moris Ravell”. Mendoj, se kjo është një përgjegjësi të madhe. Megjithëqë mbarova muzikë klasike, kam një prirje të veçantë ndaj folklorit bullgar. Mbarova Shkollën Kombëtare të Arteve “Ljubomir Pipkov” dhe pas kësaj në Francë mësova në Konservatorin Shtetëror në Versajë dhe në Shkollën e Lartë të Muzikës. Megjithëkëtë folklori është pjesë e ditës sime të përditshme. Respektoj shumë muzikën tradicionale bullgare dhe shpresoj, se nëpërmjet saj kam mundësi të prezantojë atdheun tim në mënyrën më të mirë kudo në botë. Prandaj në repertorin, të cilin ekzekutojmë me formacionet e ndryshme, me të cilët punoj, kemi edhe këngë të përpunuara popullore bullgare.”
Mësuesit e parë të Vasilena Serafimova të muzikës janë Avgustina dhe Simeon Serafimovi – prindërit e saj. Për këtë muzikantja kujton:
“Në fillim ata ishin personalitetet më të rëndësishme në jetën time. Mësova në klasën e të atit të veglave me goditje në vazhdim të 12 viteve në shkollën muzikore. Nëna ime më jepte mësime të analizës dhe të polifonisë. Edhe festivali në Pleven u themelua me ide të prindërve. Tani jemi duke përgatitur edicionin e tij të katërt. Më vonë në Francë takova shumë muzikantë dhe pedagogë, të cilët ndikuan mbi formimin tim jo vetëm si muzikante, por edhe si personalitete. Prodhuesit e shkopinjve për vegla me goditje Monika dhe Diter Herman i takova para nja dhjetë vitesh. Ekzekutimet e mia i bënë përshtypje të madhe Monikës dhe ajo deshi të bëjë diçka për mua. Kështu lindi ideja për një seri të re të shkopinjve për marimba me emrin tim. Që nga fundi i vitit të kaluar ato shkopinj shiten kudo në Francë. Ky është një sukses si për prodhuesit, ashtu edhe për mua.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..