Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sergej Petrov – për praninë inteligjente në kosheret e bletëve

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Mos e pranoni Tokën si një gjë e dhënë!” Këto fjalë të artistit Leonardo di Kaprio në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve “Oskar” e dëgjoi mbarë bota dhe ndoshta ato do të mbahen mend për një kohë të gjatë.Ato fjalë u shprehën përtej Oqeanit. Tek ne një sipërmarrës i ri është i bindur, se “Ne mund të ndryshojmë botën, sepse disponojmë një potencial të tillë”.

Ky i riu 30-vjeçar mban emrin Sergej Petrov dhe u dallua në Konkursin për Ide Biznes me Aplikim Universal. Ai është krijuesi i konceptit “Koshere inteligjente bletësh” (Smart Beehive Management System). Ky është një teknologji, e cila me sukses përballon problemin me shpërbërjen e kolonive të bletëve. Sistemi siguron kontroll preciz. Kjo u lejon bletarëvetë ndërmarrin masa me kohë për parandalimin e kërcënimeve të ndryshme për kosheret dhe kolonitë e bletëve. Ky sistem përveç se përbën një teknologji inovative jep zgjidhje të problemeve, kështu që të kufizohen kërcënimet. Që prej një viti punon kompania e krijuar nga Sergej Petrovi “Bijt Smart Teknoloxhis” (Bee Smart Technologies). Ajo pajis kosheret e bletëve me “stacione inteligjente sensor”. Ata u lejojnë bletarëve një vëzhgim të pandërprerë të bletëve. “Është një gjë absurde të jetojmë në një shekull të informacionit me lidhje të pandërprera midis njerëzve, dhe në të njëjtën kohë të mungojë lidhja midis sistemeve të veçanta natyrore” – rrëfen Sergej Petrovi. Pikërisht kjo logjikë e shtyri të riun të krijojë këtë sistem. Ai është i bindur, se:

“Bletarët mund të përmirësojnë biznesin e tyre me shfrytëzimin e sistemeve tona. Në sajë të tyre ata do të përmirësojnë prodhimin, sepse do të kenë të qartë problemet në kosheret. Kështu ata do të jenë në gjendje të zgjidhin ata me kohë. Për këtë arsye mendojmë, se kompania jonë mund t’i ndihmojë mbarë botës, sepse pa bleta, pa lule dhe pa bimë njerëzit janë të dënuar të vdesin. Njeriu ndryshon sistemet ekologjike biologjike më shpejtë, se sa insektet mund të adaptohen. Ka probleme me vdekjen e bletëve. Por jemi me shpresë, se ka zgjidhje teknologjike, e cila të rikthejë bilancin midis bletëve dhe njerëzve. “Sistemi inteligjent” për kontrollimin e koshereve është plotësisht përpunimi ynë. Pllakat elektronike, sistemi softuer, modeli biznes dhe gjithë të tjerët janë ide tonë. Për këtë arsye u zgjodhëm të jemi përfaqësuesi bullgar në konkursin e sipërmarrjes sociale The Venture. Në finalet gjatë korrikut kompania Bee Smart Technologies do të konkurrohet me 27 projekte të tjera për çmimin nga 1 milion dollarë.”

Vlera e shpikjes së Sergej Petrovit tani për tani është në sekret. Por është fakt se çmimi i tij po rritet, për shkak të kërkimit nga ana e konsumatorëve.

“Që këtu e tutje kompania jonë duhet të krijojë një zinxhir të shpërndarësve. Atë që disponojmë është një produkt funksionues, i cili kërkohet në treg. Mjetet, që shoqërojnë çmimin e Konkursit për Ide Biznes me Aplikim Universal, do të investojmë për optimizimin e prodhimit të sistemit të sensorëve për vëzhgim në koshere. Në kohë të afërte produkti ynë do të fillojë të shitet edhe në SHBA-në. Aty është tregu ynë kryesor, sepse në këtë vend vitet e fundit shihen humbjet më të mëdha të kolonive të bletëve. Synojmë të optimizojmë biznesin dhe të ndryshojmë produktet tona, kështu që të jenë më të lira dhe më të arritshme për bletarë me mundësi të ndryshme. Në tërësi dëshirojmë të ndihmojmë bletarët.”

Sergej Petrovi e quan bletarët “forca e padukshme” e cila mund të luftojë efektet e dëmshme të agrobiznesit mbi natyrën. Sipas tij, në se do të vdesin të gjithë bletët në Tokë, me siguri do të shfaqet ndonjë metodë tjetër për pllenimin e bimëve. “Planeti ynë prapë do të ekzistojë, por përderisa do të lindet kjo metodë e re do të kalojnë të paktën 150 milion vite. Atëherë përveç bletëve edhe ne njerëzit do të vdesin” – rrëfen sipërmarrësi i ri Sergej Petrov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD