Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Andrej Daniell – ku jeton lumturia?

БНР Новини
6
“Shtrajhu në veprim”

Të gjithë ne duam të jemi të lumtur, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Mirëpo, piktori i njohur bullgar prof. Andrej Daniell, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative e ka gjetur rrugën drejt lumturisë me ekspozitën e tij të ri. Deri më 27 mars në galerinë e kryeqytetit “Nuanca” mund të shihet ekspozita e tij prej pikturash me titullin “Hic habitat felicitas” (“Këtu jeton lumturia”).

“Vreshti i kalorësit”Në ekspozitë janë grumbulluar piktura të krijuara gjatë disa muajve të fundit, të përgatitura posaçërisht për galerinë. Ata “kanë kapur” çaste të lumtura të piktorit. Një pjesë e pikturave i janë kushtuar qëndrimit të tij në Salcburg. Qyteti i vjetër e ka magjepsur me historinë dhe atmosferën e tij.

“Qyteti i këndshëm, bashkë me aromën aristokratike të luksit dhe kulturës, më dehnin dhe më bënin të lumtur – shënon piktori. – Nuk do t’i kushtoja vëmendje historisë së mozaikut të zbuluar të lashtë romak në qendër të qytetit, në qoftë se nuk ishte libri i vogël i mrekullueshëm i Erih Kestnerit “Udhëtimi përtej kufijve”. Atje, ndër të tjera, rrëfehet se si në të kaluarën, duke e përgatitur monumentin e Mocartit, ndërtuesit kanë gjetur në tokë këtë mbishkrim: “Hic habitat felicitas”. Për mua kjo ishte diçka e jashtëzakonshme dhe pothuaj mistike, sepse para se ta zbulojë në realitet, ky mbishkrim tashmë ishte në shpirtin tim. Ndoshta njeriu është krijuar në këtë mënyrë – t’i zbulojë gjërat që atëherë, kur kupton se ato kanë ekzistuar tek ai që prej kohe. Në fakt, kjo ekspozitë është rezultat i subjekteve të zbuluara në realitet, të cilat para kësaj kanë ekzistuar vetëm në ëndrrat dhe në fantazinë time.”

“Zakonisht njerëzit nuk arrijnë t’i shikojnë gjërat, të cilat nuk i kanë njohur para kësaj – thotë piktori. – Kështu qe unë mendoj se të gjitha këto gjëra, të cilat më pëlqenin në këtë qytet, disi kanë jetuar tek unë edhe para kësaj. Dhe fakti se unë i zbulova në një moment, ishte vërtetë një ndjenjë shumë e këndshme.”

“Shtëpia e xhelatit”Një prej pikturave në ekspozitë është me një orkestër harqesh. Si pikturohet muzika?

“Ky është një opus lidhur me interesat e mia në muzikë. Titulli është “Shtrajhu në veprim”. Këto janë violinat, violonçelat, kontrabasët, instrumentet me tela në një orkestër. Mua më interesojnë personazhet muzikore, gjendjet e njeriut, kur ai bën përpjekje, duke punuar, ose duke krijuar diçka. Sa u përket muzikantëve kjo është shprehur shumë qartë. Po të pikturosh një piktor, nuk do të jetë kaq shprehëse, sa po të pikturosh një violinist. Ja akoma bukuri e ekspozitës: “Pallati i ujit, i mbuluar me manjola”. Ndërsa piktura “Këngë për blirin” tregon një histori qesharake, e cila ka ndodhur në shekullin e 17-të. Është kureshtare se peshku i madh është kapur në një lumë relativisht të vogël. Andrej Daniell ka arritur të pikturojë akoma një monument të njohur vendas – shtëpinë e xhelatit. Por le të hedhim një shikim te diçka më frymëzuese – pejzazhi “Bregu i Detit Jon, ose fundi i motit të keq”. Ia vlen...

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD