Pasi në tregun bullgarë u rikthyen kompjuterët me markën e njohur “Pravec”, të rinjtë e firmës prapë provokuan interesin e konsumatorëve me produktin e tyre më të ri – smartfonin. Edhe të tingëllojë në mënyrë të çuditshme interesi ndaj këtij telefoni të urtë është i madh. Menaxheri i shitjeve në Firmën “Pravec” shpjegon se ky telefon është i vetmi i këtij lloji në raportin parametra dhe çmim. Telefoni shitet në treg që prej dy javëve dhe i gëzohet interesit të madh si të bullgarëve, ashtu edhe të huajve. Ai avancon konkurruesit edhe për nga pesha – peshon vetëm 100 gramë. Bateria e tij në rast shfrytëzimi të matur të internetit mund të punojë 2 ditë. Sistemi i operacionit është “Android”. Ekrani është me rezolucion të lartë (HD). Ka mundësi për dy karta SIM dhe një kartë të kujtesës. Smartfoni disponon edhe dy kamera – e përparme me 2 megapixel dhe e prapme me 8 megapixel.
Georgi Barov shpjegon, se shpesh ndodh, që firma t’i përgjigjet pyetjes: “Çfarë është bullgare në këtë telefon “Praveç?”, dhe vazhdon:
“Dizajni është i Firmës, njerëzit, që punojnë në montimin e smarfonit janë bullgarë, rrogat, sigurimet, tatimet dhe fitimet. Pllakat dhe ekrani nuk janë të punuara në Bullgari, sepse tek ne nuk ka një uzinë të tillë. Bëjmë porosi për punimin e tyre sipas dizajnit tonë. Pjesa dërmuese e punimeve kryhet këtu.”
Bateria, ekrani dhe pllakat punohen në Kinë ose në Tajvan.
Megjithëqë shitja e smartfonit filloi para dy javëve, ekipi i Firmës “Pravec” i gëzon interesit të konsumatorëve, gjë që provokon lindjen e një problemi të paparashikuar. Për të zoti Barov shpjegon:
“Problemi më i madh, të cilin e kemi, është se nuk mund t’u kënaqim të gjithë konsumatorëve. Ata dëshirojnë të blejnë smartfonin menjëherë, por tani është e domosdoshme të presin nja një – dy javë. Planifikuam prodhimin e mjaftë copave, por doli që interesi është më i madh, se sa parashikuam.”
Një nga pajisjet e smartfonit është edhe mini-llaptopi/tablet shkollor me markën “Pravec”, i cili është menduar posaçërisht për nxënësit. Ai përbën një llaptop, tastiera e të cilit vihet mbrapa dhe kështu ai duket si tablet. Në të njëjtën kohë është më i lehtë, mezi 800 gramë. Në të ka softuer, i cili lidhet me dërrasat portative shkollore. Kështu atë, që shkruhet në dërrasë mund të shihet në ekranin e tabletit. Për fat të keq në Bullgari ato dërrasa akoma hasen rrallë.
Ekipi që prodhon smartfonin “Pravec” nuk ka ndërmend të konkurrohet me telefonat e tjerë, që shiten në treg. Ai iu shpreson emrit të tij, cilësisë së mirë dhe çmimit të përshtatshëm. Firma bëri propozim, që administrata shtetërore bullgare të pajiset me kompjuterë dhe smartfonë nga kjo markë.
Në kohë të afërte entuziastët e firmës planifikojnë tabletë dhe llaptopë, në të cilët do të luhen lojëra kompjuterike, do të instalohen softuer suplementarë dhe do të ketë një kujtesë më të gjerë RAM, se sa llaptopët e zakonshëm.
Për idetë më të mira, që linden në ekip, Georgi Barovi shpjegon: “Punën e nisëm si një shaka. Menaxheri dhe disa miq të tij vendosën të bëjmë ndonjë produkt bullgar. Pasi ai zbuloi, se marka “Pravec” është e lirë, ai e regjistroi. Përsa iu përket ideve, ato linden rastësisht, ngandonjëherë edhe në një bisedë të zakonshme jashtë zyrës së punës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Luiza LlazarovaEurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..