“Jazz Before Jazz” ( “Xhaz përpara xhazit”) është albumi i ri i Mario Stançevit – piano, dhe Lionel Martin – saksofona. Në të janë përfshirë pjesa xhaz, të ndërtuar mbi tema të Louis Moreau Gottschalk. Prezantimi i parë zyrtar ishte në Lion (qyteti në të cilin jetojnë muzikantët) me 3 mars – një ditë para daljes se CD në tregun muzikor. Le të rikujtojmë, se Mario Stançev është bashkatdhetar ynë, i cili prej dekadash jeton në Francë, ndërsa Lionel Martin është partner i tij në formacione të ndryshme xhaz. Të dytë kanë vizituar vendin tonë dhe kanë marrë pjesë në Xhaz festivalin në Stara Zagora.
“Shoku im Jean-Noel Regnier, drejtor i një salle të madhe koncertale në Lion është një enciklopedi e vërtetë. Para pak kohe më tha, se disa pjesa të mia i kujtojnë stilin e Gottschalkut. E kisha dëgjuar emrin e këtij autori, por dija shumë pak për të. Jean-Noel më ofroi nota të veprave të tij dhe biografinë e një personaliteti vërtetë interesant. Vendosa t’i propozoj Lionelit të ekzekutojmë disa prej pjesëve. Gottschalk ka udhëtuar shumë në Karaibet, Amerika Jugore. Në muzikën e tij ndihen ndikime të ndryshme. P. sh. ka përdorur elemente të muzikës spanjolle. Mund të thuhet, se ka “parashikuar” shumë tendenca në xhazin. P. sh. – ai me veprat e veta ka lënë ndikim mbi ragtimin (një prej paraardhëseve të xhazit). Ne u përqendruam mbi intonacionet dhe ritmet e Karaibeve, si dhe mbi trashëgimin e tij nga Nju Orleansi – qyteti i tij i lindjes, i njohur si “djepi i xhazit”. Gottcshalk ka qenë shumë i talentuar, ka pasur kontakte me mbretër dhe perandorë, ka ekzekutuar para tyre. Në të njëjtën kohë ka realizuar koncerte në vende më të çuditshme. Ka shkuar bile në Tokën e Zjarrtë, me anije e ka transportuar pianon e vetë dhe ka dhënë atje koncert në mes të indianëve. Në memoaret e tij ka shkruar për zakonet dhe traditat e tyre si një antropolog i vërtetë.”
“Ndaj albumit ka interes të madh, bile para prezantimit të tij zyrtar disa botime publikuan vlerësime pozitive. Dy vjet kemi punuar mbi këtë program dhe deri tani kemi dhënë disa koncerte, në të cilat prezantuam disa prej pjesëve të përfshira në album. Nuk mund të thuhet, se kjo është muzika e Gottschalk. Më tepër qëndrimi ynë ishte si tek standardet xhaz. Çfarë janë ato – melodi, të shkruara nga kompozitorë (të cilët shpesh herë nuk kanë asgjë të përbashkët me xhazin), të cilat secili xhazist interpreton në mënyrën e vet. Morëm melodi interesante nga Gottschalk, por i përshtatëm ndaj mënyrës sonë, ndaj ndjesisë sonë moderne dhe “bagazhit” tonë si kompozitorë dhe instrumentistë. U vë re një interes i caktuar ndaj albumit tonë “Jazz Before Jazz” dhe tashmë kemi marrë shumë ftesa për koncerte.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..