Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biblioteka mobile niset për vizitë në rajonin e malit të Rodopeve

БНР Новини

Ka fshatra dhe mëhalla në rajonin e malit Rodope ku koha sikur ka mbetur. Edhe njerëzit janë të ndryshëm – jetojnë në përnderim ndaj natyrës dhe shpresojnë se ajo të jetë e mëshirshme ndaj tyre. Ata kanë të përditshme modeste, por kanë edhe shpirt.

Drejt këtyre njerëzve në malin e Rodopeve shumë shpejtë do të niset një bibliotekë mobile. Ajo do të frekuentojë vendbanimet e largëta, ku nuk ka salla publike leximesh. Ideja për këtë bibliotekë mobile i përket të riut Aleksandër Karaxhov.

“Kam dëshirë të startojmë “udhëtimin” në ditën e Shën Gjergjit, sepse kjo është ditë e bukur – pranverore dhe simbolike – thotë Aleksandri. Deri atëherë duhet të blihet dhe të përshtaten për nevojat e lexuesve një karavan, brenda të vendosen rafte me libra, si dhe të veçohet një kënd leximi, që njerëzit të mund të lexojnë në vend dhe të mund të marrin libra.”

Libra të rinj nga tregu, si dhe libra të klasikëve bullgarë do të ketë në sallën mobile të leximit. Aleksandër Karaxhovi shpreson, se shtëpitë e mëdha të botimit mund t’u përgjigjen kërkesës së tij për ndihmë. Qytetarët gjithashtu mund të dhurojnë libra.

СнимкаNjeriu i ri nga mali i Rodopeve thjesht do që t’i bëjë njerëzit të lumtur me ndihmën e botës magjike të librave. A mos radhitemi ndër njerëzit më të palumtur në botë, sepse nuk lexojmë mjaft libra?

“Supozoj, se ky mund të jetë njeri prej shkaqeve, por  kjo nuk lidhet me mosdëshirën e njerëzve të lexojnë. Ka mjaft fshatra dhe komuna të vogla, në të cilat  nuk ka biblioteka publike. Ka dhe njerëz me mundësi të kufizuara ekonomike të cilët nuk mund të blejnë libra dhe unë besoj, se ky fakt i ka bërë gjatë viteve më pak të lumtur” – është i bindur Aleksandri.

Që të shkojë tek më shumë njerëz biblioteka mobile së pari do të bëjë një vizitë nëpër tërë Bullgarinë – më saktë nëpër kufijtë e saj. Duke u nisur nga malet e Rodopeve në perëndim, ajo do të kalojë afër Maqedonisë, Serbisë, nëpër rrjedhën e lumit Danub dhe nëpër tërë vijën e bregut të Detit të Zi dhe do të përfundojë në pikën e nisjes. Kjo nismë do të realizohet vetëm kundrejt 3 mijë dollarëve, aq janë të nevojshme për blerjen dhe pajisjen e karavanit. Me gjithë se deri tani janë dhuruar vetë 13 % prej tyre, ideja gëzon popullaritet të madh dhe Aleksandri është optimist, se do të arrijë të mbledhë shumën e nevojshme.

СнимкаÇfarëdo qofsh të bëjë ai është në lidhje të pandashme me malin – ku “Toka dhe Kozmosi kanë lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi”.

“Nuk mund të shpjegoj lidhjen time me malin e Rodopeve, vetëm unë e kuptoj dhe e përjetoj – flet me admirim Aleksandri. Këtu është i vetmi vend në botë, ku energjia ime dhe ajo e mjedisit përreth janë në harmoni të plotë. E shpjegoj  këtë ndjesi me historinë mijëvjeçare të malit të shenjtë, siç e quajnë disa. Shumë popuj kanë kaluar përmes tij, shumë kultura, shumë energji dhe e gjithë kjo ndihmon për karizmën e këtij vendi të mrekullueshëm. Gjëja e pare që më ka bërë përshtypje tek njerëzit që jetojnë këtu, është se ata kanë ruajtur autencitetin e vet. Nuk ka kam parë njerëz të tjerë aq të pastër, aq të natyrshëm dhe të sinqertë”.

Aleksandër Karaxhov bën pjesë në shoqatën “Bullgaria e harruar”, e cila e ka vënë vetes si qëllim të zbulojë dhe të popullarizojë  këndet e mrekullueshme, pak të njohura të atdheut tonë. Shpesh herë ai është ciceron nëpër malin ose thjesht zbulon itinerare të reja. Kur kthehet, në blogun e vet përshkruan në mënyre tërheqëse jo vetëm bukurinë e Bullgarisë, por edhe fatet e njerëzve me të cilët është takuar. Atij i pëlqen rreziku dhe për shkak të guximit të tij është shpallur “Vullnetari i vitit” nga bashkia e qytetit  Smoljan.

Снимка“Është një përjetim i veçantë, kur shoh në sytë e njerëzve të cilët i kam ndihmuar, kjo më stimulon dhe të vazhdoj. Gjatë aksionit nga herë njeriu e harron vetveten, por pas kësaj kënaqësia është e madhe, sepse e kupton, se nuk jetosh vetëm për vetveten, por me veprimet e veta ndihmosh  edhe jetën e njerëzve përreth.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD

Bullgaria bëri ekzaminime parandaluese për bullgarët në fshatin shqiptar Pustec

Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..

botuar më 24-10-21 3.48.MD