Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ka rezerva ndaj marrëveshjeve të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe me mbrojtjen e ardhshme kufitare

БНР Новини
Foto: BGNES

Marrëveshjet e Bashkimit Evropian me Turqinë për evitimin e krizës së imigracionit, të arritur më 7 mars në Bruksel, vazhdojnë të jenë objekt të kritikave, kurse disa shtete bile në mënyrë të rreptë ju kundërvihen. Kryeministri hungarez Viktor Orban për shembull, deklaroi se, vendi i tij nuk do të marrë pjesë në skemë për një pranim direkt të refugjatëve sirian nga territori i Turqisë. Qiproja tha se, nuk do të ngrejë veton e vet nga vazhdimi i bisedimeve për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian për shkak të frikësimeve, se kjo do të prek shanset për lidhjen e marrëveshjes për bashkimin e tij. Rezerva ka dhe Bullgaria, në qoftë se gjykojmë rreth disa deklaratave zyrtare të Sofjes përpara takimit të ri të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian me Turqinë.

Në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk kryeministri Bojko Borisov kërkoi që Bashkimi Evropian të parashikojë një mbrojtje të të gjithë kufijve të vet të jashtme me Turqinë. Sipas Borisovit, Bashkimi Evropian duhet ti ndihmojë të gjitha shtetet në vijë të parë në opozitën e sulmit të refugjatëve, të mos të përqendrohet vetëm në mbrojtjen e kufirit detar greko-turk, por bisedimet e tij me Ankaranë të jenë të lidhura dhe me kufirin e aleancës me Turqinë në Detin e Zi. Sipas vëzhguesve, këto kërkesa të Sofjes janë baras të një kërkese për garanci, se Turqia do ti ndalojë imigrantët jo vetëm në drejtim drejt Greqisë, por dhe drejt Bullgarisë. Sofja mendon akoma se, heqja e regjimit të vizave të Bashkimit Evropian me Turqinë nuk duhet të lidhet vetëm me data, por dhe me rezultatet nga aplikimi i marrëveshjes midis Turqisë për ripranim. Bullgaria nuk është kundra hapjes së kapitujve të rinj të bisedimit për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, por mendon se mekanizmi i saktësuar deri tani në këtë drejtim duhet të respektohet, dhe jo të ndryshohet në varësi nga problemi i refugjatëve. Për ndryshe mundet të komprometohet procesi i bisedimeve me shtete të tjera.

Por Bullgaria ka pretendime dhe sa i përket kontrollit, të cilin Bashkimi Evropian do ta japë edhe në të ardhme nëpër kufijtë e vetë të jashtëm. Në takimin e ministrave të brendshëm nga Bashkimi Evropian delegacioni bullgar këmbënguli në veçanti, se mbrojtja e kufijve të jashtëm duhet të jetë një “përgjegjësi e ndarë”. Kështu me gjuhën e diplomacisë pala bullgare shprehu mospajtim me parashikimin e Komisionit Evropian që agjencia e ardhshme Evropiane për një mbrojtje kufitare dhe bregore të ketë të drejta, të cilat të jenë për llogari të sovranitetit kombëtar në mbrojtjen e kufijve, bile ato të jenë të jashtme për Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Sofja është kundra idesë që drejtori i agjencisë të mund të marrë vendime të njëanshme dhe këmbëngul për një rol më të madh të shteteve-anëtare, kur merren vendime për vendosjen e forcave kufitare evropiane nëpër kufijtë e tyre. Sofja mendon po kështu se, kufiri i ardhshëm evropian dhe mbrojtja bregore  duhet të përfshijë jo vetëm vende nga marrëveshja e Shengenit, por dhe të tilla si Bullgaria dhe Rumania, që të mund të mos të kthehen ato në zonë bufer të Bashkimit Evropian. Sipas palës bullgare, ruajtja e kufijve të shengenit nuk mund të kthehet në një prioritet absolut, duke përjashtuar prej tij vende, të cilat po kështu janë një kufi i jashtëm për Bashkimin Evropian. Dhe akoma më pak, në qoftë se imponohet ideja e diskutueshme gjatë ndërlikimeve të caktuara kufitare agjencia e re evropiane të mund të ndërhyjë edhe sikur të mos të jetë e ftuar nga shteti përkatës i prekur anëtar i Bashkimit Evropian.

Çështjet e hapura përpara takimit të radhës të Bashkimit Evropian me Turqinë gjatë kësaj jave janë tepër shumë dhe tepër të ndërlikuara, që të mund të presim një rregullim përfundimtar të materialit përnjëherë. Bëhet fjalë për probleme, përpara të cilave deri tani Evropa nuk është drejtuar dhe të cilat duhet të zgjidhen me një politikë të re të përgjithshme evropiane, e cila të jetë e sinkronizuar me interesat e të gjitha shteteve të interesuara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD