Me shpresën se do të marrim përgjigje për enigmën së përjetshme “A ka jetë në Mars” drejt Planetit të Kuq iu drejtua një satelit, i cili do të kërkojë dëshmi se ne nuk jemi të vetëm.
Ditën e hënë nga kozmodromi në Bajkonur u lëshua aparati orbital që të kërkohen gjurma për jetë të dikurshme apo të tanishme. Kur gjatë vitit të kaluar anija amerikane “Curiosity”zbuloi ujë në planetin Mars, miliona njerëz në mbarë botën besuan, se njerëzimi është shumë afër vërtetimit të hipotezës për prani të jetës jashtëtokësore. Sot shkencëtarët nga Agjencia Kozmike Evropiane dhe Roskozmos, të bashkuar në projektin “EkzoMars” shpresojnë se më në fund do të marrim prova për jetë në Mars.
“Detyra kryesore e aparatit orbital është studimi i gazeve në atmosferën e Marsit, të cilat mund të kenë origjinë biologjike, si dhe i përmbajtjes së avujve dhe të akullit nën sipërfaqen e planetit – shpjegon prof. Jordanka Semkova nga Instituti i Studimeve Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Do të bëhen studime për praninë e radioaktivitetit nëpër trasenë deri në Mars dhe në orbitën rreth Marsit me ndihmën e aparaturës bullgare “Ljulin MO”.
Prof. Jordanka Semkova është udhëheqëse e ekipit të shkencëtarëve që kanë përpunuar pajisjen dozimetrike “Ljulin MO”, e cila është pjesë e impiantit të projektit “EkzoMars”. Me këtë aparat do të matet radiacioni nga rrezet galaktike, nga rrezet diellore kozmike dhe nga rrezatimi dytësor i Marsit. Kjo është me rëndësi për ekuipazhet e fluturimeve të ardhshme të pilotuara deri në Planetin e Kuq. Bëhet e qartë, se radiacioni është njëra prej pengesave kryesore që njeriu të mos shkelë në planetin Mars, sepse norma e lejueshme grumbullohet brenda 900 ditëve, ndërsa udhëtimi vazhdon rreth 3 vjet.
“Ky problem është aktual tani, ai do të jetë aktual edhe pas 10-15 vjetësh, kur kemi ndërmend të realizojmë idenë për dërgimin e njeriut në Planetin e Kuq. A nuk mund të kryejnë këtë punë më mirë robotët? Tani për tani është e qartë, se studimi i Marsit me njerëz herët apo vonë do të bëhet. Çështja tani është – sa njerëz mund të dërgohen dhe sa realist është projekti “Mars one” për krijimin e kolonisë në planet, për të cilin shkruajnë gjerësisht mediat.”
Të dhënat e para nga aparatura e lëshuar në Kozmos do të merren me 4 prill, ndërsa fluturimi deri në Mars do të vazhdojë 7 muaj. Në qoftë se vërtetohet, se në atmosferën e planetit ka metan, kjo do të thotë se është e mundur që në sipërfaqen e tij të ketë aktivitet biologjik. Por prof. Cvetan Daçev është skeptik:
“Mendoj, se jeta në Mars, në qoftë se ka ekzistuar, ka qene para disa miliardë vjetësh, kur planeti ka qenë mjaft i ngrohtë dhe ka pasur atmosferë. Ai e ka humbur, ajo është fryrë nga era diellore, sepse përmasa e Marsit është më e vogël se ajo e Tokës. Subjektet e ndryshme fantastike, në të cilat ne zbresim në Mars dhe fillojmë të transformojmë atmosferën e tij dhe e zëvendësojmë me te re, për mua janë utopi. Ne kurrë nuk do të disponojmë energjetikë të tillë, të cilën e posedon Dielli që të mund të krijojmë dhe të ruajmë atmosferën në Mars.”
Me gjithë se vështrimet e shkencëtarëve janë drejtuar ndaj Planetit të Kuq, në fakt Hëna do të jetë trupi i parë qiellor ku do të arrijnë fluturimet e para të pilotuara. Sipas prof. Jordanka Semkovës kjo do të bëhet gjatë 10 vjetëve të ardhshëm. Hëna gjithashtu do të bëhet bazë për vazhdimin e fluturimit drejt Marsit.
“Nuk mund të themi, se do të kolonizojmë Hënën. As Hëna, as Marsi nuk kanë kushte të favorshme për jetë – por atje mund të bëhen studime shkencore. Hëna nuk është varianti rezervë i Tokës, kështu qe ne duhet ta ruajmë që të mund të vazhdojmë të jetojmë mbi të.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..