Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Unë jetoj me një shpresë të sinqertë – e mira fiton kundër vdekjes” – Ivajllo Dimanov për poezinë e tij të kënduar

Foto: BGNES

Sot është Dita Botërore e Poezisë. Me këtë rast ju takojmë me Ivajllo Dimanovin – gazetar, poet, shkrimtar. Ai është ndër të ashtuquajturat “poetë me kitarë”, të cilët për fat të keq janë duke u zhdukur. Para pak kohe Ivajllo shënoi përvjetorin e tij të 60-të me një koncert dhe me promovimin e librit të tij të ri “Dykëndëshi i Bermudës”. Një pjesë e madhe e këngëve , të cilët ai i interpretoi para publikut në Studio 5 të Pallatit Kombëtar të Kulturës janë përfshirë në kompaktdiskun e tij “Gëzuar, o vetmi”. Muzika, që ju ofrojmë, është përfshirë në këtë disk.

“Poezia është një antibiotik shumë efikas kundër gjërave negative në jetë”– thotë poeti. – Në premierën e librit tim të fundit me poezi “Dykëndëshi i Bermudës”, salla në Pallatin Kombëtar të Kulturës ishte plot e përplot miq të poezisë. Siç duket edhe njerëz të tjerë e pinë këtë ilaç. Si i krijoj këngët e mia? Së pari le të shënojmë se sa i përket meje bëhet fjalë për poezi të kënduar. Kam parasysh se së pari i krijoj vargjet. Kurse pas kësaj, po të ketë thënë Zoti, e krijoj edhe melodinë, dhe atëherë i jam shumë mirënjohës Krijuesit. Dikur kishte forume për ne, poetët me kitarë”. Për fat të keq, shumë prej miqve të mi, të cilët morën pjesë në këtë “lëvizje” u ndanë nga jeta. Siç të gjithë e dimë, në tërë botën dëgjohet muzika komerciale. Që prej shumë kohe, gjatë viteve 60 dhe të shekullit të XX, ne takoheshim jashtë dhe këndonim. Ndoshta do të vijë koha, kur kjo muzikë do të rikthehet përsëri. Nuk jam optimist dhe nuk ka shkaqe të jem, pasi po sheh se si gjithçka shndërrohet në industri. Kurse disqet e mia i incizova para rreth dy vitesh. Atëherë mora ftesë për të marrë pjesë në një festival kushtuar kulturës bullgare në Kanada. Organizatorët ngulën këmbë për të marrë me vete jo vetëm libra me poezi, por edhe albume me këngët e mia. Takimet e mia me bashkësinë bullgare ishin shumë emocionuese. Që nga atëherë udhëtoj pa ndërprerje dhe e paraqes krijimtarinë time. Në SHBA gjithashtu dhashë disa koncerte shumë të suksesshme. U takova edhe me publikun në Vjenë (në shtëpinë “Vitgenshtajn”), në Bruksel isha mu gjatë sulmeve terroriste. Të gjitha ngjarjet u anuluan, tërë qyteti ishte paralizuar, por publiku e mbushi tërë sallën. Ishte një moment i paharrueshëm.”

“Askush nuk mund t’i lidhë duart e një njeriu, i cili do që të jetë Ikari” – kështu mbaron një prej vargjeve të Ivajllo Dimanovit, të përfshira në librin e tij të ri.

“Çdo një varg e ka historinë e vet – vazhdon poeti. –Kurse po të ketë dhe një melodi të bukur, atëherë nuk ka kufij, nuk ka pengesa. Atëherë ai mund të kalojë përmes meridianëve dhe hapësirave. Mundësitë e teknologjive bashkëkohore janë të mëdha. Tashmë është e pamundur që veprat e vlershme të mbeten në kuadrin e lagjes, ku janë krijuar. Mirëpo, më të rëndësishme sipas meje janë kontaktet midis njerëzve. Në këtë bindem gjithnjë e më shumë çdo herë kur të kem takime jashtë shtetit. Vijnë edhe bullgarë, edhe njerëz, të cilët madje nuk e dinë gjuhën tonë, por interesohen për kulturën tonë. Zakonisht jam duke përgatitur përkthime të vargjeve të mia në gjuhën përkatëse. Në Paris i lexoi një aktore e re dhe shumë e talentuar – Iva Deleva, në Londër – krahas këngëve dhe vargjeve në bullgarisht, anglishtfolësit me interes i dëgjonin përkthimet në anglisht.

Në vitin 2010 mora Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë në Torino të Italisë. Ndoshta kisha dëshirë më të madhe për të shkuar pikërisht në këtë vend - në vendin e muzikës dhe të kinemasë sime të dashur. Dhe kjo ndodhi. Sigurisht që e mora me veten edhe kitarën. Dhashë një koncert të improvizuar në një sallë të mrekullueshme dhe fitova shumë miq të rinj. Përveç në anglisht dhe frëngjisht vargjet e mia janë përkthyer gjithashtu edhe në rusisht, çekisht, gjermanisht, turqisht. Për mendimin tim është me rëndësi të madhe që letërsia bullgare të lexohet në botë. Megjithëse është shumë vështirë që një vepër poetike të rikrijohet në një gjuhë të huaj. Kujtohem për një afroamerikan, i cili bleu albumin tim në SHBA. E pyeta nëse e di bullgarishten. Ai më tha se nuk e di asnjë fjalë, por i ka pëlqyer këngët e mia. Është shumë rëndësishëm që njeriu t’i krijojë veprat e veta edhe me shpirtin e vet, që të mund të kuptohet mirë nga publiku. Ky është çelësi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD