Magic View është një projekt i dy artistëve, të cilët kanë dëshmuar në kohë afinitetin e vet drejt muzikës etno dhe world. Nikollaj Ivanov nga grupi “OM” kompozon dhe gjatë 20 vjetëve të fundit pasuron vazhdimisht përfytyrimet e tij për muzikë etno. Përdor motive nga Lindja të gërshetuar me folklorin bullgar. Piktor për nga arsimi, ai me mjeshtëri gërsheton në improvizimet e tij piano me kitarë, vokal, flaut.
“Me Bënin vjet për herë të parë u ndodhëm së bashku në një skenë- tregon Nikollaj. E ftova të zëvendësoj një kolegun tim për një koncert. Atëherë u njohëm dhe unë mbeta me përshtypje shumë të mira prej tij si njeri dhe si muzikant. Shkaku të drejtohem drejt tij për projektin Magic View është interesant dhe është i lidhur me piktorin –avangardë austriak Xhouzef Tratner. Ai udhëton nëpër botë me një divan bojë rozë dhe kështu njeh vende të ndryshme. Mbi të ulen çdo lloj krijuesish, të ftuar posaçërisht nga piktori. Kështu ne me Bënin ramë mbi këtë divan. Filluam të ekzekutojmë dhe atëherë vendosëm se, duhet të bëjmë diçka bashkë, si duet. Për një periudhë relativisht të shkurtër kohe u formua një simbiozë midis nesh, e cila u zhvillua shumë mirë në projektin Magikc View. Ne bëjmë një tingëllim shumë të pasur, por jemi vetëm dy. Kjo rastis në sajë të faktit se dhe Bëni, dhe unë përdorim instrumente të ndryshme dhe të shumta-perkusione në të gjithë larminë e tyre, piano, kitara dhe të kënduar. Arrijmë një tingull të shkëlqyer si duet dhe synojmë të bëhemi akoma më të përsosur me çdo një koncert të ardhshëm.”
Ja se çfarë shton akoma Nikollaj Ivanov për këngët dhe të ardhmen e këtij projekti:
“Programi ynë është i larmishëm për nga ana e stilit dhe i gjithë ky tingëllim i jep një pasuri të madhe muzikës për nga timbri. Mendoj se duhet të reagojmë në mënyrë të zhdërvjellë mbi reagimet e publikut. Njerëzit gjithnjë e më vështirë e frenojnë vëmendjen e vet, gjithnjë e më vështirë gllabërohen. Kërkohen gjëra të cilat “bluhen lehtë” dhe një larmi në skenë. Si artistë, ne jemi të detyruar tu ofrojmë dëgjuesve tanë, atë të cilën ata e presin prej nesh. Këngët tona janë të fiksuara nga ana tematike, kanë një ndërtim të vet të brendshëm. Ne improvizojmë midis temave, por improvizimi varet nga vendi, në të cilin zhvillohet koncerti, si dhe nga publiku. Kur ekzekutojmë në një klub, muzika tonë duhet të përshtatet me tingëllimin dhe gjendjen shpirtërore përkatëse. Kurse kur jemi në sallë, publiku është i përqendruar në çdo një tingull dhe arrijmë diçka si një meditim muzikor.”
Premiera e këtij projekti qe gjatë muajit nëntor të vitit 2015 në qytetin Ruse. Aktualisht të dy muzikantët zhvillojnë turneun e vet të përbashkët të parë, që përfshin qytetet Ruse, Plovdiv, Sofja, Veliko Tërnovo, Varna dhe Kavarna.
Nikollaj dhe Petër kanë idenë të botojnë projektin dhe në një disk. Përveç kësaj duan ta paraqesin në skena të ndryshme evropiane. Nikollaj Ivanov mban për faktin që projekti Magik View të jetë “i hapur”, me fjalë të tjera në të, të vijnë si miq muzikant të ndryshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..