Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petko Nançevi: “Kënga e krahinës së Stranxhës është thelbi i jetës sime”

Foto: arkiv personal

Në se kërkoni tingëllimin e vjetër të këngëve të krahinës së malit Stranxha, padyshim do ta zbuloni në zërin e këngëtarit Petko Nançev nga fshati Gramatikovo. Në se dëshironi të dëgjoni tregimin interesant për natyrën e bukur të malit Stranxha, ju ofrojmë një intervistë, të cilën ai e dha posaçërisht për Radio Bullgarinë. Disa dekada ai punonte si pylltar. Kohët e fundit bëri incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të gjithë pa shoqërim instrumental. Ndër ta ka kryevepra unike të cilat janë karakteristike për zakonet e ndryshme popullore.

Fshati Gramtikova shtrihet në krahinën Hesekijata në malin Stranxha. Rajoni popullohet nga grupi etnografik – rupci. Kjo popullsi është karakteristike për malin Rodopa dhe për Trakinë е Egjeut. Stili muzikor i grupit etnografik – rupci, karakterizohet me ornamentikën e pasur, sidomos të melodive të ngadalta. Petko Nançevi është njeri prej mjeshtërve të cilët edhe më sot ruajnë mënyrën origjinale të këndimit të këtij grupi. Ai e ka prejardhjen nga një familje muzikore. E mban familjen e gjyshit të cilin e konsideruan fyelltari më i mirë në krahinën Hasekijata. Petko Nançevi mban mend edicionin e parë të Tubimit Kombëtar “Stranxha këndon” në fshatin Gramatikovo në vitin 1960. Atëherë ai ishte pjesëmarrësi më i ri, akoma i pambushur 10 vjet. Nuk vonojnë dallimet nga veprimtari të tjera kombëtare dhe rajonale folklorike. Këngët i trashëgoi nga e ëma. Ajo i transmetoi atij edhe dashurinë dhe respektin ndaj zakoneve të lashta popullore. Gjatë viteve Petko Nançevi pasuroi ato dituri. Lidhur me këtë ai shpjegon:

“Kënga dhe zakonet e krahinës së malit Stranxha në thelbin e vet përmbajnë shumë mesazhe dhe domethënie. Dhe kjo është që nga koha e trakëve. Rajonin tonë e kanë populluar shumë qytetërime, duke lënë gjurmët e tyre. Por në thelbin mbetet bukuria dhe trashëgimia e kulturës së trakëve. Edhe pas pranimit të fesë së krishtere si fe zyrtare në mesin e shekullit IX, te ne u ruajtën disa prej riteve pagane. Shembuj për këtë janë vallëzimi mbi prush, i njohur si Nestinarstvo dhe Dita e Enjos, e njohur tek ne si Janivo Bule. Kjo ditë bie më 24 qershor, kur kisha shënon Ditën e Joan Pagëzorit. Në të kaluarën jeta e banorëve të krahinës Straxha shoqërohej me këngë – që nga lindja deri te vdekja. Këngët e kësaj krahine janë të larmishme dhe të llojllojshme u kushtuara Krishtlindjes dhe festave të ndryshme kishtare. Një cikël interesant janë këngët gjatë Kreshmëve të Mëdha para Pashkëve, kur janë të ndaluara dasmat, pagëzimet, të gjitha argëtimet. Në krahinën tonë interpretohen këngë pranverore në zbatimin e ritit Filek. Ato janë të ngadalta, plotë dashuri dhe brengë. Kemi këngë për prashitjen e misrit, për korrje, për shirje. Gjatë vjeshtës vjen radha e këngëve të ndejave.”

Stranxha është një mal i arritshëm. Bjeshkët e saj të shtrira mbajnë në vet veten atmosferën e misticizmit. Folkloristët pranojnë, se muzika e Stranxhës është pjesë e arkitektonikës së malit. Tablo tërheqëse për këtë unitet rikrijon me fjalë Petko Nançevi:

“Më se 40 vjet punova në sistemin e mbrojtjes së pyjeve. Para kësaj kur isha fëmijë e shoqërova gjyshin, i cili kishte një çiflig në bregun e lumit Veleka – një vend që njihet me bukurinë e papërshkrueshme dhe me larminë e madhe të bimëve. Në malin Straxha takohen më se 35 bimë me gjelbërim të përhershëm. Disa prej tyre janë relikte nga koha e terciarit, para periudhës së fundit akullore. Ndër ta është rododendri i Stranxhës (Rhododendron ponticum), i cili është i zgjedhur simbol i malit. Natyra e pasur plotë bimë unike tërheq shumë turistë. Për ta interes përbëjnë edhe kishat e vjetra. Më e lashtë është kisha “Shën Lluka”. Ajo daton para më se 300 vitesh dhe ngre shtat në një fshat, që ndodhet në afërsi të vendbanimit tim. Themelet e saj janë të futura thellë në dhe sepse në kohën e robërisë osmane nuk lejohej, që kishat të ngrihen lartë mbi tokën. Janë të njohura edhe shenjtëroret trake. Më interesante është shenjtërorja Endipaska, ku nga themelet e një shkëmbi buron uji mjekues. Unik janë të ashtuquajturat Unazë Solar, si dhe ujëvara në rajonin Dokuzak pranë fshatit Stoillovo. Vendi Vllahov Doll në viset e fshatit Gramatikovo konsiderohet vendlindja e valltarëve mbi prush të quajtur nestinar. Të dielën e fundit të muajit maj aty mblidhen njerëz nga pesë fshatrat e këtyre valltarëve: Gramatikovo, Slivarovo, Bëllgari, Kondollovo, Kosti. Aty valltarët ecin me këmbë të zbathur mbi prushin e zjarrtë dhe bëjnë profeci. Nuk mund të përfytyroj jetën time pa malin, ose larg tij. Këngët dhe zakonet janë në thelbin e jetës sime.”

Petko Nançevi është i bindur, se traditat duhet t’u transmetohen brezave, kështu që të mbijetojnë. “Kujtesa farefisnore duhet të ruhet gjatë viteve. Është një gjynah që të humbin këtë pasuri, të cilën e kemi” – rrëfen këngëtari. Si një adhurues i etshëm i folklorit ai përpiqet që t’u transmetojë të rinjve këngën e krahinës së Stranxhës në stilin e saj origjinal.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD