Çfarë mund t’i shtyjë dy artistë që të zëvendësojnë tempullin e muzës Melpomeni me kujdesin për fëmijët në rrezik. Ju prezantojmë kauzën e Animari Dimitrovës dhe Zllatko Zllatkovit – dy menaxherët e Shoqatës Rusalia. Ja se si fillon përralla... Disa vjet ata zhvillonin teatër privat dhe paralelisht patën një mision – të shfaqnin pjesa teatrale para fëmijëve të jetimoreve të ndryshme në tërë Bullgarinë. Takimet më fëmijët i frymëzonin pa masë dhe kështu ata vendosën që t’u kushtojnë më shumë kohë dhe energji fëmijëve. Paralelisht filluan të punonin mbi projekte të lidhura me integrimin e jetimëve në shoqëri. Çfarë ndodhi pastaj na tregoi Animari Dimitrova:
“Me dy shalqinj nën një sqetull është shumë e vështirë dhe për ketë arsye vendosëm se kauza për përkrahjen e fëmijëve është më e rëndësishmja për ne. Mbyllëm teatrin dhe u përkushtuam në punën me fëmijët Pas shpinës kemi 8 projekte në 17 institucione të specializuara me më se 1300 fëmijë në moshë nga 3 deri më 18 vjeç nga tërë Bullgaria. Kuptuam se puna mbi projekte të tilla është e dobishme, por nuk është e mjaftueshme. Sepse projektet përfundojnë, fëmijët mbeten në jetimore dhe kjo bile mund të jetë e dëmshme për psikikën e tyre. Atëherë vendosëm që të fillonim diçka më afatgjatë, diçka me të cilën mund të ndryshojmë jetën e fëmijëve” – shpjegoi bashkëbiseduesja jonë.
Kështu të dy krijuan një shkollë për arte. Në vazhdim të tre vjetësh krijuan një startegji për përgatitjen e ekspertëve në këtë fushë. Filluan kërkimin e mjeteve. Përkrahja e parë erdhi nga Fondacioni Veluks e Danimarkës. Financimi i ofruar prej tij ishte një fillim i fuqishëm. Dy udhëheqësit e projektit blenë 26 dynymë tokë në fshatin Rusalja, në rajonin malor të qytetit Veliko Tërnovo, Bullgari Qendrore, për ndërtimin e një kompleksi shkollor. Rinovuan ndërtesën e shjkollës së vjetër në fshat për ta përdorur si qendër studimi, ndërtuan shtëpi me kushte të mira bashkëkohore, ku mund të jetojnë 30 fëmijë dhe 10 mësues.
Animari Dimitrova është udhëheqëse e dy organizatave joqeveritare, të cilat më 15 shtetor 2014 hapën shkollën unike për Bullgarinë për arte dhe zanate për jetimë “Dimitër Ekomov”. Në të mësojnë fëmijë të moshës deri në klasën e tretë Ja se çfarë tjetër na tregoi Animari Dimitrova:
“Shkolla është për fëmijë bullgarë, të cilët nuk kanë mundësi të studiojnë bashkë me moshatarët e tyre në shkolla për arte dhe në se nuk i zgjasim dorë atyre ata nuk mund të dalin nga ambienti i institucionit. Ata janë fëmijë me talente, të cilët vijnë tek ne me “background”-in e tyre të rëndë, me shumë deficite sociale. Një pjesë e tyre kanë jetuar në institucione sociale, të tjerë – me prindër strehues, ose janë kthyer tek prindërit biologjik apo janë ndarë me ta. Të gjitha këto gjëra ndikojnë keq psikikën e fëmijëlve. Ata vijnë tek ne me frikë sepse mendojnë se ne jemi institucioni i radhës social. Pas disa muajsh punë të fortë ata kuptojnë se ndodhen në një vend të mrekullueshëm. Në ekipin tonë kemi 12 specialistë, të cilët punojnë me tërë shpirten. Të gjithët janë njerëz të rinj, shumë prej tyre kanë mbaruar arsim jashtë Bullgarisë dhe këto janë hapat e tyre të para profesionale pas diplomimit. Unë përkulem para punës së tyre” – tregoi me emocion aktorja simpatike.
Emri i shkollës nuk është zgjedhur rastësisht. Dimitër Ekomov është një patriot i lindur në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore) në vitin 1903. Ishte pronar i një fabrike dhe për punonjësit e tij ndërtoi konviktin e parë të këtij lloji në Bullgari me kushte shumë të mira, ku jetonin tërë familjet e punonjësve . Si sekretar i përgjegjshëm i Shoqatave Industriale në Bullgari ai bëri shumë për zhvillimin e ekonomisë sonë në fillimin e shekullit të XX-të. Ishte njeri shpirtëgjerë, bujar, i cili ndihmoi artin dhe kulturën bullgare. E gjithë kjo duket si përrallë, por çfarë do të jetë fundi i saj varret nga ne të gjithë. Jeta dhe studimi i 18 fëmijëve në këtë shkollë deri tani ishte krejt falas. Aktualisht për këtë veprimtari fisnike ka nevojë për përkrahje financiare sepse financimi tjetër vonohet. Paratë vijnë kryesisht nga njerëz të mirë jashtë Bullgarisë. Menaxherët ambiciozë ndodhen para një dileme – të hipotekojnë banesën e tyre për të shpëtuar shkollën.
“Nuk dua të tringëlloj në mënyrë patetike, por kjo është një kauzë e madhe për Bullgarinë. Ne përpiqemi të “krijojmë” njerëz të mençur dhe të mirë dhe kemi nevojë për përkrahje. Për këtë arsye dua të bëj thirrje – secili kush e dua Bullgarinë dhe mendon se fëmijët janë dhuratë e Zotit, kush dëshiron që bota të bëhet një vend më të mirë, le të na ndihmojë” – tha Animari, e përkrahur nga Zllatko, të cilët së bashku janë prindër adoptues të një fëmije bullgarë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bllagorodna Georgieva dhe rusalya.org
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..