Dikur me lajm të mirë dhe fjalë të mirë kanë uruar secilin për kohë të mirë, bereqet, njerëz të mirë në rrugë... Blagovec është emri popullor i Ungjillëzimit të Hyjlindëses – njëra prej festave më të mëdha kishtare, që shënohet saktë 9 muaj para Krishtlindjes. Dihet, se në këtë ditë Kryengjelli Gavrail i ka sjellë Shën Mërisë lajmin e mirë se do të lindë Shpëtimtarin Jisu Krisht.
Në Blagovec në tërë vendin respektohet zakoni që të pastrohen shtëpitë, oborret, lulishtet. Plehrat dhe sendet e vjetra dhe të panevojshme mblidhen dhe ndizet zjarr, të cilin e kapërcejnë të gjithë duke përpjekur që të tymosin këmbët e tyre, sepse sipas besimeve popullore, ky ritual parandalon nga kafshimi i gjarpërinjve. Për të parandaluar nga kafshimi i gjarpërinjve është edhe një rit tjetër – i parakalimit përreth shtëpisë dhe oborrit. Në këtë parakalim merrnin pjesë gratë dhe fëmijët të cilët rrapëllinin me sende prej metali dhe thoshin formula magjike: “Ikni, gjarpër dhe zvarranikë, se po vjen Blagovec!” Në disa vende të tjera i trembin gjarpërinjtë me ardhjen e lejlekëve.
Dikur vajzat kanë kënduar nëpër shtëpitë “këngë të Blagovecit”. Ky rit është ruajtur deri në fillimin e shekullit të XX, por sot në shumë rajone të vendit ai është rivendosur. Personazhi kryesor në këto këngë përsëri është kukuvajka. Përmendet çfarë lajme ka sjellë ajo – si p.sh. se kanë ardhur shtojzovallet, se ndonjë vajzë do të martohet së shpejti... Me rëndësi është që në Blagovec të kini para me dorë, halë peshku... Dhe të mos dilni të uritur nga shtëpia, të jini me humor të mirë. Sepse siç ju gjen “zëri i kukuvajkës” më 25 mars kështu do t’ju shkojnë punët gjatë tërë vitit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: BGNES dhe bojentsi.com
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...