“Qëllimi i atentatorëve është që ta ndajnë botën në të krishterë dhe myslimanë dhe të mund të shpërthejë luftë. Por ne nuk duhet të lejojmë të jemi të ndarë dhe ka vetëm një mënyrë t’u kundërvihemi – duke qëndruar njëri afër tjetrit.” Pakistanezi Saif Rehman nuk e fsheh zemëratën e vet kundër terroristëve në Bruksel. Në fjalorin e tij merr pjesë vetëm një fjalë e vetme për ta –“kafshë” dhe shton se ata gabimisht qyen myslimanë, përderisa Korani urdhëron “mos vrit”!
Saif Rehman vjen në Bullgari gjatë vitit të largët 1994. Më pas, në rrugë për në Evropën Perëndimore, që të mbetet këtu mbase për të gjithë jetën. Ai është një qytetar shembullor me një zemër shumë të butë – ai sjell sportin aristokratik kriket dhe krijon klubin e parë, vite të gjata luan dhe stërvit sportistët fillestar pa para. Gjatë viteve të fundit mëson fëmijët me të meta si të luajnë këtë lojë kaq tërheqëse. E bën këtë përsëri falas, sepse kriketi është në gjakun e tij dhe sepse ai nuk mund të shikojë sesi njerëzit në rrugë i kthejnë sytë kur shikojnë ndonjë fëmijë me të ndryshme. Për ndryshe ai ka restorantin e vet pakistanez.
Dhe me qenë se Saif Rehman nuk është shembulli i vetëm për një mysliman i cili është integruar me sukses, nuk mund të kapërdijë faktin se i hidhet njollë emrit të mirë të njerëzve si ai dhe që të gjithë vihen nën një emërtim të përbashkët me terroristët, të cilët shpërthejnë nëpër kryeqytetet evropiane.
“Atentatet në Bruksel lidhen me islamin, por ato nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë, tregon Saif Rehman. Nëse janë kryer nga Shteti Islamik, nga talibanët ose nga All Kajda, ato janë vepër e njerëzve të poshtër, të cilët nuk meritojnë të jetojnë. Një njeri i cili vret një njeri tjetër, sipas meje nuk është njeri. Vet Korani e dënon vrasjen, si dhe vetëvrasjen. Mund të përmend sigurisht 100 pikë se çfarë ndalon islami, por “kafshët” i bëjnë që të gjitha këto gjërat e ndaluara. Është e domosdoshme që të shikohet se ku është problemi – përse njerëzit e lindur në Evropën Perëndimore, bëhen kamikadze. Ata kanë lindur aty, kanë mësuar aty, kanë miq e shok vendas si dhe kolegë në universitet. Dhe përse lejohet që këta të rinj të shkojnë në Afganistan ose në ISIS ku të trajnohen për terroristë. Duhet t’u shpjegohet njerëzve, se ata nuk kanë lidhje me islamin. Por mjerisht, për shkak të këtyre “kafshëve” u plagosën qytetarë të zakonshëm paqësorë myslimanë.”
Pas atentateve në Nju Jork nga data 11 shtator 2001, Pakistani ka dhënë 70 mijë viktima nga terrorizmi, rikujton Saif Rehman. Si rezultat të kësaj statistike vendi i tij ka përpunuar ligje mjaft të rrepta dhe është e mjaftueshme të shprehësh një terrorizëm me fjalë, që të hysh në burg. Sipas pakistanezit Evropa po kështu duhet të aplikojë një legjislacion të pamëshirshëm, duke vënë në vend të parë sigurinë e qytetarëve.
Evropa t’u ndihmojë migrantëve, të cilët ikin nga lufta në atdheun e tyre, por të tregojë një vigjilencë më të madhe për faktin se çfarë njerëzish hyjnë në shtetet e saj, apeloi Saif Rahman.
“Duhet t’u ndihmojmë, por po kështu duhet të kemi parasysh se, mes tyre mund të hyjnë dhe “kafshë”. Duhet të jemi vigjilentë – të mos të lejohet trafiku i njerëzve, trafikant të cilët fusin migrantë në mënyrë ilegale. Ata me para mund të fusin çdo gjë. Migrantët duhet të hyjnë përmes kufirit dhe të ketë kontrollime. Por, mjerisht pjesa më e madhe e atentatorëve janë njerëz vendas, të rinj, të lindur në Belgjikë, Francë, Angli.”
Në fund të bisedës sonë Saif Rehman kthehet drejt një rasti të harruar, i cili ka ndodhur në ditën e ardhjes së tij. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur taksi të verdha dhe ai ka hyrë në një “Lada” me një kavanoz të madh. Është mahnitur nga dy “shoferët” me uniformë, vetëm se nuk e ka kuptuar se përse i bërtasin dhe e shtyjnë nga makina. Në fund të fundit situata është sqaruar – ai ka hyrë në një makinë të policisë dhe policët nuk e kanë dashur. Sot me një buzëqeshje, por dhe me pak nostalgji mendohet:
“Shiko, si janë kohërat! Gjatë vitit 1994 një njeri nga bota e tretë, mysliman vet ngjitej në një makinë të policisë, kurse policët nuk e donin. Kurse tani politika është e kthyer – po të shikojnë njeri nga bota e tretë dhe më në veçanti mysliman, policët e ndalojnë dhe menjëherë fillojnë ta tërheqin për ta futur në makinë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..