Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një virtuoz i ri bullgar në skenën e Royal Albert Hall

Foto: arkiv personal

Viktor Vlladkov është një pianist 12-vjeçar me arritje të shumta muzikore. Suksesin e tij të parë si solist ai e arriti akomë në moshë 6-vjeç. Është mbajtës i shumë dekoratave – 25 vende të para në konkurse të ndryshme. Prezantimi i bullgarit të ri në “Grand Prize Virtuoso” në Londër i bëri një përshtypje të madhe jurisë. Viktori është në vend të parë ndër pjesëmarrësit e moshës deri më 15 vjeç dhe është zgjedhur për të marrë pjesë në koncerin përfundimtar më 29 mars 2016 në një nga sallat më prestiogjoze për koncerte në Londër “Elgar Room” të “Royal Albert Hall”-it. Konkursi “Grand Prize Virtuoso” është themeluar në vitin 1995 dhe ka si qëllim zbulimin dhe inkurajimin e talenteve të reja nga tërë bota në fushën e muzikës klasike. Viktor Vlladkov është nxënës i pedagoges Elena Julianova në vatrën e kulturës “Iskra 1860” të qytetit Kazanllëk (Bullgari Qendrore).

“Ky është një konkurs prestigjioz ndërkombëtar dhe jam shumë i lumtur se e mora çmimin e madh në kategorinë time – tregon talenti i ri. – Konkurrentët e mi ishin shumë të përgatitur, në një nivel botëror. Interpretuan pjesa që janë për një moshë më të madhe – diçka që më befasoi. I bie pianos që nga mosha 4-vjeçare, akoma kur isha në kopshtin e fëmijëve. Atëherë takova pedagogen time muzikore zonjën Elena Julijanova, e cila është profesioniste e mrekullueshme dhe përgatit nxënësit e saj për skenën e madhe. Ne të gjithët kemi shumë arritje, fitojmë çmime kudo që të shkojmë. Dy herë kam interpretuar me Filarmoninë e qytetit Slliven dhe për konkursin në Londër dërgova tri interpretime të mia të incizuara me të. Dekorata ime më e madhe është se do të kem mundësi të interpretoj në “Royal Albert Hall” të Londrës. Kam përgatitur veprën bullgare “Tokata” të kompozitorit Ljubomir Pipkov, e cila është e pazakonshme dhe pak e njohur për publikun e huaj. Do të përpiqem të prezantoj qytetin tim Kazanllëk, Bullgarinë dhe shkollën time të arteve në mënyrën sa më të mirë.” Viktor Vlladkov është mbajtësi i çmimit të posaçëm të konkursit për pianistë të rinj “Viva Piano 2015”. Ja se çfarë tha për të njeriu i ri dhe i sjellshëm:“Për mua “Viva Piano” është një konkurs shumë i këndshëm. Kam marrë pjesë në të tri herë dhe gjithmonë kam fituar çmimin e parë dhe çmimet e posaçme.Vitin e kaluar mora “Grand Prix Junior Viva Piano 2015” dhe jam i lumturse unë do të hap edicionin e sivjetshëm të këtij konkursi më 24 prill (2016) dhe do të interpretoj me Filarmoninë e Sofjes”.

Si një nga talentët e vegjël pianisti i ri Viktor Vlladkov merr përkrahje financiare nga fondacioni i futbollistit bullgar Dimitër Berbatov. Pas shpinës së vet ka shumë arritje muzikore, por akoma nuk është i sigurt për zgjedhjen e vet në jetë. Ka shumë interesa dhe muzika është vetëm një prey tyre. E ardhmja është para tij. Le t’i urojmë fat!

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD