Zuzana Piptova-Vrabçev ka lindur në Bratislavë, Sllovaki, ku ka mbaruar arsimin e mesëm në gjimnazin bullgar. Në Bullgari ka ardhur në kuadrin e programit “Erasmus” dhe bëri pjesë prej studimeve të magjistraturës mbi çështjet e Evropës Juglindore në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Tashmë 6 vjet jeton në Bullgari. Aktualisht Zuzana është menaxhere në një nga tre kompanitë më të mëdha sllovake që kanë prani në tregun tonë. Secila prej tyre është në degë të ndryshme – poligrafi dhe prodhimi i ambalazhit, projekte inxhinierike, teknologjitë e informacionit dhe telekomunikacionit. Pse kompanitë sllovake e kanë zgjedhur Bullgarinë për destinacion të autosorsingut?
“Për fat të mirë tregu bullgar, së paku në sfera të caktuara të biznesit, ndiqet nga auditori ndërkombëtar – pohon Zuzana. – Për këtë arsye gjatë viteve të fundit Bullgaria ka vend në klasifikimin e shteteve më interesante në sferën e autosorsingut. Sipas raportit të fundit të “Gartner” nga shkurti i këtij viti, Bullgaria është njeri prej shteteve, që janë të qëndrueshme nga pikëpamja politike dhe ekonomike, ofrojnë kompetenca të shumta dhe kanë vendndodhje të mirë për qendra multifunksionale për ofrimin e shërbimeve. Në fund të vitit të kaluar Asociacioni i autsorsingut në Britaninë e Madhe e shpalli Bullgarinë si destinacioni më i mirë në këtë sferë për vitin 2015. Bullgaria disponon kuadro me përgatitje të mirë profesionale që zotërojnë shumë gjuhë të huaja. Sipas Asociacionit Bullgar të Kompanive të Softuerit (BASSCOM) sfera IT është një prej degëve që zhvillohet më shpejtë në vend, ndërsa sipas Organizatës bullgare të autosorsingut, ai sot kontribuon me gati 4% në PBB.”
Nga cilat projekte sllovake kompanitë dhe institucionet bullgare mund të nxjerrin përvojë? “Në Bullgari kohën e fundit një teme e nxehtë është drejtimi elektronik. Në këtë drejtim në Sllovaki vërtetë mund të gjejmë zgjidhje interesante inovative. Do të përmend dy prej projekteve më aktuale për Bullgarinë: projekti “Policia mobile” për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovakisë dhe “Biometria zanore”, e cila punon në sektorin privat në sferën e shërbimeve bankare.
“Policia mobile” prej tre vjetësh e kthen besimin e publikut në forcat e ruajtjes së rendit dhe u jep mundësi policëve të zbatojnë detyrimet e tyre të përditshme në mënyrë më profesionale, sepse është kufizuar deri në minimum puna e tyre administrative në terren. Video-vëzhgimi i pandërprerë me kontroll online audio dhe video si dhe arkivimi i ditës së plotë të punës së policëve ul mundësinë për korrupsion. Sistemi lejon lidhje të drejtpërdrejtë me bazën e të dhënave kombëtare dhe të Shengenit, si edhe të Interpolit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas..