Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Sllovakia do të punojnë së bashku në teknologjitë inovative

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Zuzana Piptova-Vrabçev ka lindur në Bratislavë, Sllovaki, ku ka mbaruar arsimin e mesëm në gjimnazin bullgar. Në Bullgari ka ardhur në kuadrin e programit “Erasmus” dhe bëri pjesë prej studimeve të magjistraturës mbi çështjet e Evropës Juglindore në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Tashmë 6 vjet jeton në Bullgari. Aktualisht Zuzana është menaxhere në një nga tre kompanitë më të mëdha sllovake që kanë prani në tregun tonë. Secila prej tyre është në degë të ndryshme – poligrafi dhe prodhimi i ambalazhit, projekte inxhinierike, teknologjitë e informacionit dhe telekomunikacionit. Pse kompanitë sllovake e kanë zgjedhur Bullgarinë për destinacion të autosorsingut?

“Për fat të mirë tregu bullgar, së paku në sfera të caktuara të biznesit, ndiqet nga auditori ndërkombëtar – pohon Zuzana. – Për këtë arsye gjatë viteve të fundit Bullgaria  ka vend në klasifikimin e shteteve më interesante në sferën e autosorsingut. Sipas raportit të fundit të “Gartner” nga shkurti i këtij viti, Bullgaria është njeri prej shteteve, që janë të qëndrueshme nga pikëpamja politike dhe ekonomike, ofrojnë kompetenca të shumta dhe kanë vendndodhje të mirë për qendra multifunksionale për ofrimin e shërbimeve. Në fund të vitit të kaluar Asociacioni i autsorsingut në Britaninë e Madhe e shpalli Bullgarinë si destinacioni më i mirë në këtë sferë për vitin 2015. Bullgaria disponon kuadro me përgatitje të mirë profesionale që zotërojnë shumë gjuhë të huaja. Sipas Asociacionit Bullgar të Kompanive të Softuerit (BASSCOM) sfera IT është një prej degëve që zhvillohet më shpejtë në vend, ndërsa sipas Organizatës bullgare të autosorsingut, ai sot kontribuon me gati 4% në PBB.”

Nga cilat projekte sllovake kompanitë dhe institucionet bullgare mund të nxjerrin përvojë? “Në Bullgari kohën e fundit një teme e nxehtë është drejtimi elektronik. Në këtë drejtim në Sllovaki vërtetë mund të gjejmë zgjidhje interesante inovative. Do të përmend dy prej projekteve më aktuale për Bullgarinë: projekti “Policia mobile” për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovakisë dhe “Biometria zanore”, e cila punon në sektorin privat në sferën e shërbimeve bankare.

“Policia mobile” prej tre vjetësh e kthen besimin e publikut në forcat e ruajtjes së rendit dhe u jep mundësi policëve të zbatojnë detyrimet e tyre të përditshme në mënyrë më profesionale, sepse është kufizuar deri në minimum puna e tyre administrative në terren. Video-vëzhgimi i pandërprerë me kontroll online audio dhe video si dhe arkivimi i ditës së plotë të punës së policëve ul mundësinë për korrupsion. Sistemi lejon lidhje të drejtpërdrejtë me bazën e të dhënave kombëtare dhe të Shengenit, si edhe të Interpolit.

“Biometria zanore” është pjesë prej grupit të të dhënave biometrike, por ndryshe nga  gjurmët e gishtërinjve përmban më shumë elemente biometrike. Dhe ajo është mjet më i sigurt për identifikimin e saktë. Zëri i secilit njeri është unik dhe i papërsëritshëm. Lajmi i madh është, se kompjuterët tashmë mund të dëgjojnë, të ruajnë dhe të dallojnë fjalët tona. Kjo arritje e madhe ka aplikim të gjerë në fusha të ndryshme – nga institucionet shtetërore deri në sektorin privat, përfshi këtu dhe sferën bankare. Në qoftë se më përpara klienti ishte i detyruar të presë më shumë se dy minuta deri sa të verifikohet identiteti i tij me anën e pyetjeve të mërzitshme dhe PIN-it, tani vetëm me anën e zërit kjo bëhet brenda 20 sekondave. Dhe më kryesorja, në botën e sotme ku ekziston rreziku i abuzimit me të dhënat personale, mund të jemi të sigurt, se zëri ynë nuk mund të vidhet.”
Në sferën e teknologjive të informacionit specialistët më të kërkuar nga firmat sllovake aktualisht janë administratorët e nivelit të parë, specialistët me arsim ekonomik, menaxherë të projekteve, arkitektë dhe inxhinierë në fushën e IT. Në fund të vitit 2015 me rastin e inaugurimit të “Sofja Teh Parkut” në kryeqytetin bullgar erdhi Presidenti i Sllovakisë Andrej Kiska. Ai ishte shoqëruar nga delegacion që përfshinte rreth 40 sipërmarrës dhe përfaqësues të rretheve shkencore dhe arsimore në Sllovaki. Ky ishte hapi rëndësishëm, i cili krijon kushte për investime të reja sllovake, të cilat do të shpresojnë në potencialin e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD

BQE me vlerësim pozitiv për Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari

Më 2 maj 2024, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) miratoi një opinion duke shprehur një vlerësim pozitiv për projektligjin për vënien e euros në qarkullim në Republikën e Bullgarisë. BQE mirëpret qëllimin e projektligjit për të..

botuar më 24-05-03 11.55.PD