Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të mëdhenjtë në sportin bullgar: Notari Petër Stojçev

БНР Новини
Në mes të marsit Petër Stojçevi u bë kampion në notimin në ujëra të akullt në Tjumen të Rusisë.

“Qëllimi i arritur nuk është qëllim. Fitorja e parë më e madhe në maratonën e notimit në vitin 2001, kur fitova Kupën Botërore, ndoshta ishte detyra më e vështirë, sepse arrita t’i provoj vetes, se jam aq i mirë që të korr fitore në këtë garë. Kjo më dha forcë dhe bindje të vazhdoj përpara dhe të fitoj Kupën Botërore edhe dhjetë herë të tjerë. Kështu që fillimi gjithnjë është më i vështirë.” Këtë e rrëfeu në një intervistë për Radio Bullgarinë Petër Stojçev – notari më i suksesshëm bullgar dhe sportist i maratonës së notimit në botë.

Përveç 11 titujve rresht botërorë në maratonën e notimit, në biografinë sportive ai regjistroi 60 fitore në gara individuale, katër pjesëmarrje në olimpiade. Në vitin 2007 Petër Stojçevi herën e radhës na bëri krenar, se jemi bullgar, duke vërë një rekord botëror në notimin e La Manshit. Ai u bë njeriu i parë, i cili e notoi distancën për më pak se sa 7 orë, ose më saktë për 6 orë 57 minuta 50 sekonda . Në vitin 2009 u pranua në Sallën e Lavdisë Botërore të Notimit në SHBA-në dhe u shpall notari më i mirë në botë në ujëra të hapur. Gjatë marsit të këtij viti në kampionatin botëror të notimit në ujëra të akullt në Tjumen të Rusisë Petër Stojçevi u bë kampion në notimin në 450 metra me rezultat 5 minuta 25 sekonda 39 të qindra me temperaturë të ujit minus 0.4 gradë Celsius dhe të ajrit minus 11 gradë Celsius. Për sfidën e radhës, të cilën e përballoi notari rrëfen:

“Ky ishte një qëllimi im, të cilin e vura para vites. Desha të ndjej notimin në të gjitha aspektet. Isha notar në pishinë, isha notar në ujëra të hapur. Notimi në ujëra të akullt ishte një gjë, të cilën desha të sprovoj. Për fat të mirë kjo dëshirë e mi u kurorëzua me sukses. Fitova titullin botëror në Tjumen. Kështu që prapa shpinës kam edhe një qëllim tjetër të arritur” – përgjithëson Petër Stojçevi dhe vazhdon tregimin për përgatitjet, të cilat e paraprinin këtë garë të vështirë:

“Të gjithë dinë, se në Bullgari nuk disponojmë kushte të përshtatshme për trajnime të tilla. Duke shtuar se edhe dimri i tanishëm ishte pak më i ngrohtë, se sa kemi mësuar në gjerësitë tona gjeografike. Përgatitesha në një pishinë me kushte normale me temperaturë të ujit 27 gradë Celsius. Dhe pasi nuk kisha mundësi të trajnoj në ujëra të ftohta, çdo ditë desha që të përgatitesha psikikën dhe mendjen për këtë e cila qëndronte para meje – të hyj në ujin, të notoj distancën, të ndjej ftohtësinë e ujit, të jam i motivuar, që të mos heq dorë. Kështu që përgatitja ime ishte më tepër mbi bazë psikologjike.”

СнимкаNë vitin 2011 në Shangai Petër Stojçevi fitoi titullin e kampionit në notimin 25 kilometra në ujëra të hapur në kampionatin botëror me temperaturë të ujit plus 30.9 gradë Celsius. E pyetëm sportistin cila prej temperaturave më lehtë përballohet.

“Ato janë dy gjëra krejt të ndryshme – përgjigjet Petër Stojçevi. – Desha të tregoj, se siç kam mundësi të notoj në ujë të ngrohtë dhe të fitoj, ashtu edhe në ujin e ftohtë mund ta bëj këtë. Të dy temperaturat nuk mund të krahasohen. Në ujin e ftohtë njeriu nuk mund të kalojë më se 15 – 20 minuta. Përderisa në ujin e ngrohtë qëndrimi mund të jetë më i gjatë. Nuk dua të krahasoj ato situata ekstreme. Mendoj, se secila prej tyre ka si rreziqet, ashtu edhe joshjen e vet.”

Kilometrat e notuar nga Petër Stojçevi janë më shumë se sa perimetri i Ekuatorit. Për zhvillimin e tij si sportist ai rrëfen:

“Në vitin 1983 kur isha në klasën e parë në qytetin Smoljan fillova të notoja. Në vitin 2013 shënova vjetorin e 30-të të karrierës sime plotë trajnime dhe gara. Me kalimin e viteve si rezultat i arritjeve u bë e qartë, se jam notar, i cili mund të përballoj distanca të mesme dhe të gjata në pishinë – 400 metra dhe 1500 metra. Pak më vonë fillova të marr pjesë edhe në gara të maratonës së notimit për kupën botërore në distanca nga 25 – 30 kilometra. Rivalizova në gara të notimit përgjatë rrjedhjeve të lumenjve të  Amerikës Jugore me gjatësi nga 57 deri në 88 kilometra me kohë më se 5 orë.”

Maratona më e gjatë e notimit, në të cilën Petër Stojçevi ka marrë pjesë ishte në një distancë nga 88 kilometra në Argjentinë përgjatë rrjedhjes së lumit Parana. Atëherë notimi zgjati nja 9 – 10 orë. Vallë, a nuk e ndjen veten të vetmuar gjatë përballimit të këtyre gjatësive të mëdha. “Nuk është problem vetëm vetmia. Lodhja, temperatura e ujit, dallgët, dielli – të gjitha këto peripeci duhet të kapërcehen që të arrijë njeriu sukses. Nuk ka asgjë e lehtë. Secili duhet të zbulojë variantin e tij, me të cilin të arrijë sukses dhe të tregojë mundësitë e veta” – tha në përfundim notari i madh bullgar Petër Stojçev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Garuesit bullgarë fituan medalje në Taekwondo në Shqipëri

Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..

botuar më 24-10-01 11.29.PD
Antonio Papazov, Tihomir Bratoev dhe Borisllava Ivanova

Tre bullgarë fituan një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Aerobikës

Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..

botuar më 24-09-30 8.46.PD
Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD