Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota, si një puzzle, që nuk mund të zgjidhet

2 prilli – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Nuk dihet se çfarë është mjekimi dhe shkaku i kësaj gjendjeje specifike. Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në të folur, vështirësi në ndërveprimet shoqërore dhe në komunikim, me sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash. Për autistët mjedisi ynë i zakonshëm është armiqësor dhe ngatërrues. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare 1 nga 70 fëmijë mesatarisht në botë kanë probleme në spektrin autik. Për Bullgarinë tani për tani nuk ka të dhëna të sakta.

Fëmijët-autistë quhen gjithashtu “fëmijë të kristaltë”, nganjëherë “Rajman” dhe “Ajnshtajn” etj. Në një shkallë të madhe ata mbeten të padukshëm për shoqërinë. Me një dhimbje të madhe prindërit thonë se zakonisht njerëzit shfaqin tolerancë ndaj invalidëve me ndonjë të metë fizike, sesa ndaj autistëve. Prandaj fushatat informative janë shumë të rëndësishme.

“Për ne është me rëndësi ta shfrytëzojmë rastin dhe t’u themi njerëzve se këta fëmijë ekzistojnë dhe ata kanë nevojë për kujdes dhe terapi. Këta nuk janë fëmijë të pasjellshëm, të cilët enden nëpër rrugë, shtrihen në sheshet për fëmijë dhe bërtasin – nënvizon Ani Andonova, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim dhe Integrim Social të Personave me Probleme të Spektrit Autik. – Përveç kësaj ne përpiqemi të organizojmë festa për këta fëmijë dhe të rinj. Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes do të ketë zumba në të hapur, atelie krijuese, fëmijët do të punojnë me materiale të ndryshme, do të pikturojnë kafshë... Është bukur të jenë të pranishëm edhe të ashtuquajturat “fëmijë tipikë”, të punojmë së bashku t’u tregojmë atyre se fëmijët tanë nuk janë të frikshëm. Atyre gjithashtu u pëlqen të pikturojnë, të luajnë, të dëfrehen.”

Kohët e fundit filloi të flitet shumë për të ashtuquajturin “arsim inkorporues” të fëmijëve me probleme specifike arsimore. Ja se çfarë na tha Ani Andonova:

“Aktualisht ka shumë fëmijë të spektrit autik në shkollat dhe kopshtet e zakonshme të fëmijëve. Tashmë ka mjaftë informacion për këtë çështje. Gjatë vitit 2003 gjatë themelimit të shoqatës sonë “Asociacioni Autizëm” të gjithë këta fëmijë ishin vetëm në shkollat dhe kopshtet sociale për fëmijët me probleme. Mirëpo, ende ka shumë punë. Në shumë shkolla ndihet shumë qartë diskriminimi dhe braktisja, madje në shkollat e specializuara.”

Për integrimin e suksesshëm të fëmijëve me autizëm është me rëndësi të ketë kuptim në tërë hierarkinë në sistemin e arsimit, si dhe kuptim nga ana e fëmijëve të tjerë dhe prindërit.

“Të gjithë fëmijët kanë të drejta dhe duhet të gjendet bilanci – nënvizon zonja Andonova. – Ka situata, kur prindërit e fëmijëve tipikë reagojnë në një mënyrë shumë agresive dhe kjo i detyrohet kryesisht mungesës së informacionit për këta fëmijë. Unë mendoj se fëmijët tipikë vetëm mund të kenë dobi në qoftë se në klasën e tyre ka një fëmijë me ndonjë problem. Mirëpo, duhet të ketë një përkrahje serioze në klasë nga mësuesi përkatës, i cili përgjigjet për këtë fëmijë, derisa ai nuk ndihet mirë dhe i përfshirë në mënyrë adekuate në procesin arsimor.”

Mirëpo, orët për punë të këtyre mësuesve janë shumë të kufizuara dhe në shumicën e rasteve fëmija ndeshet me procesin arsimor baras bashkëmoshatarëve të tij. Ka dhe një problem tjetër – ka nevojë për terapi të rregullta, të cilat kushtojnë shumë dhe në qoftë se fëmija nuk mund të adaptohet në kopshtin, ose shkollën e zakonshme, prindërit nuk kanë mundësi të punojnë.

“Është fakt se zakonisht në familjet, ku ka fëmijë të tillë, njëri prej prindërve e ka braktisur profesionin e vet dhe merret vetëm me fëmijën. Prandaj ne bëmë shumë përpjekje gjatë të gjitha këtyre viteve, që shërbimet tona të bëhen falas. Për fat të keq, për kryeqytetin ato janë të pamjaftueshme. Jemi duke punuar edhe me prindërit, që është shumë vështirë, sepse ata duhet të përballojnë shkatërrimin e ëndrrave për fëmijët e tyre. Është shumë rëndësishëm që ata të mos kenë turp se fëmija e tyre është autist, por përkundrazi – të krenohen, të jenë shumë të durueshëm dhe të mos kenë qëllime të mëdha. Kështu ata do të mund të vlerësojnë edhe sukseset e vogla dhe do të mund të gëzohen. Kështu përmirësohet edhe komunikimi me fëmijën, por kërkohet shumë punë edhe nga ana e prindërve” – na shpjegon bashkëfolësja jonë.

Qendra për Rehabilitim dhe Integrim Social punon si me fëmijët e vegjël dhe me fëmijët në shkollë, ashtu dhe me të rinjtë, që është një shërbim unikal për Bullgarinë. Po flitet shumë për punën me fëmijët, por çfarë ndodh pasi këta fëmijë rriten? Në prej shqetësimeve më të mëdha të prindërve të fëmijëve-autistë është se ata do të jenë të paaftë për t’i përballuar sfidat në jetë.  Specialistët i përgatitin fëmijët për realizimin e tyre profesional:

“Shanset e tyre janë shumë të mëdha! Po të punohet shumë me një fëmijë dhe për një kohë të gjatë, ai mund të përfshihet në mjedisin real të punës dhe të realizohet, por duhet të ketë një përkrahje të madhe. Para disa vitesh startuam një projekt për emërimin në punë të njerëzve me autizëm në sektorin IT. Aktualisht tre prej të rinjve janë emëruar në punë, megjithëse janë me kontrata të përkohshme. Mirëpo, mungon trashëgimi midis shërbimeve të ndryshme, intervencë të hershme dhe punësim të përkrahur” – është e mendimit Ani Andonova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD