Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Platforma ballkanike e bursave SEE Link filloi punë

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Platforma ballkanike e bursave SEE Link, e cila lidh tregjet e kapitaleve të Bullgarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë filloi punën e saj më 1 prill me zbatimin e dy indekseve, që përfshijnë kompani në tre shtetet dhe të cilat përllogariten nga Bursa bullgare e kapitaleve. Ideja është që ajo t’u sigurojë akses anëtareve të tregut unik te tregjet e shteteve që marrin pjesë në projekt. Në këtë mënyrë investitorët bullgarë nëpërmjet brokerave të tyre vendas do të kenë mundësi të tregtojnë me aksione maqedonase dhe kroate. Respektivisht tregu bullgar do të jetë i dukshëm për investitorët maqedonas dhe kroat.

Ivan Takev, Drejtor i Bursës bullgare të kapitaleve, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, se bursat në Serbi dhe Slloveni gjithashtu do të jenë pjesë e platformës, me gjithë se ende nuk janë lidhur nga pikëpamja teknike me të.

“Pritet qe ata të ndërmarrin hapa për adaptimin e sistemeve të tyre ndaj SEE Link, kështu që të mund të realizojnë komunikim normal. Ishte parashtruar edhe një kërkesë tjetër, e cila u miratua – nga bursa në Banja Lluka. Para pak kohe dhe Bursa rumune e kapitaleve shfaqi interes ndaj platformës. Me siguri brenda vitit do të parashtrojnë kërkesë për lidhje.”

Fakti se platforma është gati nuk do të thotë, se menjëherë nëpërmjet saj do të fillojnë të lidhen kontrata.

“Ne deklaruam, se kemi gatishmëri teknike. SEE Link tashmë mund të “strehojë” anëtarët e bursave të tre shteteve. Tani për tani, mbase parimi i punës së platformës është nëpërmjet broker-korrespondentëve në shtetin fqinjë, ende nuk ka kontrata të nënshkruara, në bazë të të cilave të realizohet tregtia dhe të dërgohen kërkesat për blerje dhe shitje në tregjet përkatëse. Presim që kjo të bëhet shpejtë, ky proces varet nga bisedimet e anëtarëve tanë me anëtarët e dy bursave të tjera.”

SEE Link ka nxjerrë eksperiencë nga platforma të tjera të ngjashme, por ka edhe tiparet e saj dalluese:

“Ekzistojnë dy platforma të tilla të ngjashme. Njëra punon në Azinë Juglindore dhe bashkon bursat e regjionit. Tjetra është në Amerikën Latine dhe bashkon katër bursa. Koncepti i SEE Link është i ngjashëm. Por ne synojmë të përdorim disa prioritete që disponojmë – analizë më të plotë financiare të kompanive, të përgatitur nga brokerat, kështu që investitorët nga shtetet e tjera të kuptojnë më mirë biznesin e kompanive të veçanta, ku mund të investojnë. Të përfitojmë nga anëtarësia e Bullgarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në BE dhe nga prania e rregullave të unifikuara, mbi bazën e të cilave të realizohet tregtia dhe përzgjedhja e kompanive.”

Ivan Takevi paralajmëron, se tregjet vendase kanë disa probleme, të cilat nuk mund të kapërcehen me praninë e një platforme teknike. Ajo është vetëm mjeti që lehtëson aksesin e investitorit nga një shteti tek tregjet e tjera. Qëllimi është që tregtia midis shteteve ballkanike të bëhet më e lehtë dhe jo të krijohet atje ku nuk ekziston.

“Tani për tani 9 ndërmjetës të investimeve nga Bullgaria kanë shfaqur dëshirë të përfshihen në SEE Link – tha Ivan Takevi. – Investitorët nëpërmjet ndërmjetësve të tyre me të cilët punojnë në tregun bullgar, do të mund të dërgojnë kërkesa  për blerje dhe shitje të instrumenteve financiare në tregjet e tjera të përfshira në platformë. Natyrisht ata do të mund të marrin informacion në lidhje me kontratat e lidhura.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD