Byzylykë të farkëtuar, këmisha të qëndisura, përparëse shumëngjyrëshe dhe gajtanë... Magjia e ngjyrave të tyre të përmbush me energji dhe të bën të buzëqeshësh, kur hyn në Muzeun Etnograf Kombëtar. Deri më 20 prill sallat e tij do të kthehen në një punishte të mjeshtërve të zanateve popullore dhe artistike nga Sofja. Deri atëherë në të mund të shikohen demonstrime të qëndisjes, qepjen e gajtanëve, punimin e dantellës, punimin në një gjergjef vertikal për të endur, punim të bizhuterisë, punime të bakrit. Vizituesit mund të shikojnë dhe punimet e bukura, të vërejnë sesi krijohen dhe në qoftë se vendosin, të blejnë prej tyre.
Në ekspozitë dhe në punishtet marrin pjesë disa breza mjeshtresh. Përveç se mundin të krijojnë, ata janë dhe njerëz të cilët kanë aftësinë të tregojnë me zë të ëmbël dhe me shumë dashuri për zanatet dhe traditat. Cilat janë sekretet e punimit i zbulon njëra nga mjeshtret Lidija Raeva, anëtare Shoqërisë të mjeshtërve të zanateve popullore artistike në Sofje:
“Jam nga një familje të artistëve aplikues. Babai im dhe mësuesja ime – e cila punon si endëse janë mes themeluesve të shoqatës sonë. Unë punoj në një tezgjah vertikal. Merrem me këtë prej 33 vjetëve dhe vazhdoj ta dua. Për këtë nevojitet një durim i madh, kohë dhe shumë dashuri. Sa i përket teknikës,dhe tezgjahu vertikal dhe ai horizontal i ngjajnë njëri-tjetrit, ku ai vertikal konsiderohet për pak më artistik. Punohet vetëm me dorë dhe mund të bëhen figura nga më të ndryshmet. Në Bullgari ka dy drejtime bazë për punë në tezgjah vertikal – shkolla e çiprovos dhe të kotelit. Unë punoj në bazë të mënyrës së çiprovos për thurje. Përdor modele, të cilat janë të pikturuara. Qilimat e çiprovos vjet qenë të njohura nga UNESKO-ja për një trashëgimi jo materiale kulturore, kurse kjo e rriti interesin dhe të të huajve ndaj zanateve tona.”
Lidija ka marrë pjesë në ekspozita të shumta si dhe në festivale, ja ka transmetuar mjeshtërinë e vet disa nxënësve. Gëzohet se gjatë viteve të fundit ka një gjallërim të interesit ndaj zanateve artistike, më në veçanti drejt endjes së qilimave të çiprovos.
Derisa bisedojmë, përmes sallave të muzeut kalojnë vizitues, shikojnë, bëjnë pyetje për simbolet, për ngjyrat, për punimin, zgjedhin të marrin diçka. Për mjeshtrit është një mundësi e rrallë të tregojnë personalisht mjeshtëritë dhe frytet e punës së vet. Mjerisht, mjeshtrit e kryeqytetit nuk kanë baza dhe salla, që të mund të ekspozojnë krijimet e veta. Kjo i privon nga të ardhura të vazhdueshme, kurse turistët – nga një mundësi të mund të blejnë krijime të punuara në dorë, tipike për Bullgarinë. A janë të mjaftueshme të ardhurat nga praktika e këtij arti, që të mundet njeriu të jetoj prej tyre? Ja se çfarë përgjigjet Lidija:
“Mund të them se, është mjaft e vështirë të nxirren para nga zanati. Prandaj disa nga mjeshtërit punojnë dhe në vende të tjera. E vërteta është se, që të mund të ushtrosh vetëm zanatin, duhet të kesh dhe një mundësi për këtë. Duhet të kesh bazë, një atelie, duhet të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme, ku taksat nuk janë të vogla. Gjatë një dëshire të mirë dhe me një mjeshtër të mirë, mundet deri në një shkallë të madhe të nxirren para me këtë punë. Më duket se, në Bullgari puna e dorës akoma nuk është e vlerësuar dhe e paguar në mënyrë të mjaftueshme. Pavarësisht nga kjo mendoj se kemi kontakte të mjaftueshme me botën, me njerëzit të cilët i vlerësojnë këto gjëra. Vijnë, i shikojnë dhe këmbejmë përvojë.”
Këtë na e tregon Lidija, derisa duart e saj të shkathëta krijojnë figura magjike mbi qilim, kurse një grup i vogël të huajsh shikojnë me mahnitje. Mbase ka ardhur kohë të fillojmë të vlerësojmë punën e dorës dhe mjeshtërinë e artizanaleve bullgare dhe ti pranojmë si një gjë të dhënë por si një pasuri kombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Joan Kolev
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..