Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stara Zagora – një qytet me të kaluar të pasur

БНР Новини
Muzeu “Banesat e neolitit”

Historia e qytetit të sotëm Stara Zagora fillon me banesat e epokës së neolitit. Atëherë këtu ka pasur një udhëkryq të rëndësishëm nga lumi Danub për në Detin Mesdhe dhe nga qyteti i sotëm Plovdiv për në Detin e Zi. Në vitin 46 pas Krishtit në vendin e vendbanimit trak Beroe romakët ndërtuan një qytet që madh dhe të mrekullishëm, i cili mori emrin e perandorit Trajan – Ulpia Avgusta Trajana. Gjatë shekullit të XIV-të turqit osmanë poshtuan qytetin dhe ia dhënë atij emrin Eski Zara (“kështjellë të vjetër”) për shkak të trashëgiminë e tij të madhe prej monumenteve nga epoka të ndryshme. Akoma para Çlirimit (1879) emri përsëri u ndryshua – këtë herë me bullgarin Zheleznik që vjen nga fjala për “hekur” – akoma në lashtësi njerëzit kanë nxjerrë hekur në rajonin e qytetit. Në saj të vendit të vet strategjik dhe të favorshëm nga pikëpamja e kushteve natyrore, Stara Zagora është një qytet me histori të pasur.

СнимкаPër objektin më të vizituar, të përfshirë në “100 Objektet Turistike Kombëtare” na tregoi Zhivko Simitev nga Muzeu Rajonal Historik i Stara Zagorës: “Sivjet ne jemi përqendruar mbi rinovimin e njëri prej objekteve më të vizituara – muzeun “Banesat e neolitit”, kështu ai do të bëhet akoma më interesant për vizituesit. Banesat e neolitet janë më të vjetrat e gjetura në Evropë deri tani – 8 mijë vjeç. Ato janë studiuar krejtësisht. Të gjitha gjërat e gjetura në to japin informacion për jetën e përditshme dhe për kulturën e paraardhësve tanë. Në muze mund të shihen furrat e tyre dhe vendet për gjumë, kështu edhe sendet me të cilat kanë bluar drithërat. Janë gjetur dhe shumë fara, kryesisht grurë. Ka edhe fara rrushi – provë se e kanë njohur këtë kulturë, por nuk dimë a ata kanë prodhuar verë prej saj. Interesantja është se ndërtesa e banimit ka dy kate – ky fakt ishte provuar nga studimet e fundit. Materialet e përdorura për ndërtimin janë dru dhe kashtë të ngjitur fortë me një përzierje prej baltës dhe deltinës. Themelet janë përforcuar kështu që të mund ta mbajnë katin e dytë. Të gjitha turistëve u bën përshtypje pamja e shtëpisë 8 mijë vjeçare.”

СнимкаNdër objektet e rëndësishme të qytetit është kompleksi memorial “Mbrojtësit e Stara Zagorës – 1877”. I është kushtuar betejës së 31 korrikut 1877. Monumenti është ndërtuar me rast të përvjetorit të 100-të të betejave për mbrojtjen e Stara Zagorës gjatë luftës së fundit ruso-turke (1977-1978). Më shumë na tregoi Zhivko Simitev:

Снимка“Atje është krijuar një monument kopje e Flamurit të Samaras (të dhuruar nga banuesit e qytetit rus Samara ushtrisë vullnetare bullgare). Flamuri valëvitej në momentet më epike dhe në ashtuquajturën Betejë për Flamurin e Samaras. Atëherë jetën e tyre kanë humbur shumë bullgarë. Pavarësisht nga viktimat e shumta ushtria vullnetare mbrojti flamurin dhe ai mbeti në duart e bullgarëve. Edhe më vonë në historinë bullgare deri më sot asnjë flamur bullgar nuk ka rënë në duart e armiqve. Shpirti i lartë dhe gatishmëria për flijim e qytetarëve të Stara Zagorës ishin provokuar nga vullneti i tyre për liri dhe nga dëshira që të provonin para botës se e meritonin flamurin dhe lirinë e tyre.”

СнимкаNë Stara Zagora është mbrojtur një ndërtesë nga viti 1409, që para pak kohe u bë Muzeu i Feve. Studimet dhe restaurimi i saj kushtuan shumë kohë, por tashmë është hapur për vizituesit. “Në të kaluarën ndërtesa ka funksionuar si xhami – tregoi Zhivko Simitev. – Interesantja këtu është se brenda xhamisë gjetëm një kishë mesjetare nga shekujt X-XIII. Ideja për krijimin e muzeut të feve erdhi pas zbulimit të një shenjtërore antike brenda kishës. Vendi ka qenë i shenjtë për qytetin që nga Antikiteti deri në periudhën osmane. Ndërtesa është emblematike për Stara Zagora dhe për këtë arsye në të shpesh organizojnë ekspozita bashkëkohore. Dëshirojmë që të provokojmë interesin e njerëzve sepse në të vërtetë ky është një vend me vlerë të posaçme për qytetin. Mbishkrimet murale janë të veçanta, kurse turistët e huaj shpesh thanë se ato janë ekzotike. Ndërtesa e kishës brenda xhamisë është restauruar në lartësi dhe gjithashtu bën përshtypje të madhe. Pak jenë vendet në botë, ku fetë e ndryshme gërshetohen në mënyrë aq të natyrshme.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD