Gjatë viteve të fundit në Bullgari faktorë demografikë dhe socialë bëhen shkak për braktisjen e kopshteve frutore. Si rezultat kufizohet larmia e varieteteve gjë që na privon nga lloje të çmueshme pemësh. Gjatë prillit të këtij viti do të mbahet fushata “Sekretet kulinare të natyrës 3”. Ajo është pjesë e iniciativës për mbrojtjen e llojeve tradicionale të pemëve. Qëllimi është të rimëkëmben varietete tradicionale bullgare të mollëve si “Petrovka”, “Ajvanija” dhe “Buhavica”. Ata dru frutorë janë në listën e varieteteve të kërcënuara të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimeve. Nismëtar i fushatës janë WWF, klubi “Miq të parkut Vraçanski Ballkan” dhe një sërë restorantesh, në të cilët gjatë fushatës do të gatuhen gjella bullgare karakteristike për rajonin e parkut Vraçanski Ballkan të malit Stara Pllanina.
Më shumë hollësi mbi temën sjell Rajna Popova nga WWF: “Kur nga dyqani i frutave blejmë mollë rrallë herë pyesim nga ku vijnë. Në shumicën e rasteve ato nuk janë bullgare. Varietetet, të cilët ne i dimë hasen kryesisht në kopshtet e gjyshërve dhe gjysheve tona në fshat. Prandaj vendosëm të realizojmë këtë nismë, qëllimi i së cilës është të tërheq vëmendjen e njerëzve mbi këtë problem. Kemi dëshirë të ruajmë larminë biologjike, sepse kur ato varietete mollash do të zhduken edhe nga kopshtet e njerëzve më të moshuar, atëherë do t’i humbim përgjithmonë. Kështu që do të jetë mirë, në se do të arrijmë të ruajmë ata dru frutorë për brezat.”
Që të ruhen ato varietete bullgare të mollëve do të krijohet një pemishte në territorin e parkut natyror. Ajo do të jetë si një qendër për demonstrim. Kështu jo vetëm do të ruhen varietetet e shijshme të mollëve bullgare, por edhe njerëzit do të jenë më mirë të informuar. Tani për tani pemëtorja do të mirëmbahet nga vullnetarë. Nga WWF kanë shpresë, që një ditë ajo do të shndërrohet në një bankë gjenetike.
Mirëpo, pse është me aq rëndësi të konsumojmë varietete vendore frutash?
“Ne rritim në një klimë të njëjtë me varietetet përreth, gjë që na bënë më të përshtatshëm për njeri tjetrin. Ato janë më të mira për organizmin tonë dhe për sistemin e imunit. Është mirë të konsumojmë produkte vendore, jo vetëm që të përkrahim biznesin vendor, por edhe pse kjo është me rëndësi për ne, më saktë për shëndetin tonë. Qëllimi i nismës është më shumë njerëz të kuptojnë këtë. Konsumatori është ai i cili dikton rregullat. Në vendbanimet më të mëdha tashmë fillon të përhapet mendimi, se cilësia nuk mund të lidhet me pamjen e jashtme. Duhet të kërkojmë produktet me cilësi dhe të jemi gati të paguajmë për të. Nuk dëshirojmë, që mollët të jenë si nga ndonjë pikturë – të mëdha dhe të kuqe.”
Po këtë qëndrim e përkrah edhe mësuesi Georgi Ivanov. Përveç se pedagog ai është edhe pemëtar. Pemëtoren e trashëgoi nga prindërit. Ai rrit varietete tradicionale por pak të njohura të mollëve dhe qershive në fshatin Dragovishtica të rrethit të qytetit Kjustendill. Atij i pëlqen të punojë në pemëtoren, por pranon, se vështirësitë para pemëtarëve bullgarë janë të mëdha:
“Vitet e fundit sikur nuk kërkohen cilësitë shijuese të frutave. Njerëzit kur vijnë të blejnë qershi, kërkojnë më të mëdha, minimum 25 milimetra në diametër. E krahasojnë me shabllone. Qershia tradicionale e qytetit Kjustendill, e cila është tepër e shijshme, nuk kërkohet, siç kjo ishte para kohe. Ishte e domosdoshme të hapen fabrika të konservimit, të cilat të blejnë dhe të përpunojnë frutat. Për shembull vitin e kaluar pronarët mblodhën nga një tonë, një tonë e gjysmë qershi, por pikat e blerjes refuzuan t’i blejnë. Si rezultat ato u mykën. Kështu që prodhimi duhet të reklamohet më gjerësisht.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Lluiza Llazarova
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..