Shqetësimet, se pas mbylljes së të ashtuquajturit Itinerar Ballkanik të fluksit të emigrantëve drejtë Evropës Perëndimore do të bëhet shkak për riorientimin e tyre përmes Bullgarisë, tani për tani nuk justifikohen. Sipas analizave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bullgaria nuk është pjesë e traseve të reja, nëpër të cilave do të kalojnë emigrantët. Megjithëkëtë shteti po përgatitet për një situatë të tillë. Më se një muaji kufijtë tokësore janë të forcuara me ushtrinë dhe xhandarmerinë, dhe ata pa u ndërprerë koordinojnë veprimet në rast ndonjë situate eventuale kritike. Po përgatitet edhe bashkëveprimi me shtetet fqinje, si midis Ministrive të Punëve të Brendshme, ashtu edhe midis Ministrive të Mbrojtjes. Në fund të javës ministrja e brendshme Rumjana Bëçvarova u arrit marrëveshje me homologun e saj grek Nikolaos Toskas për konsolidimin e bashkëpunimit dhe për shkëmbim të informacionit për prova eventuale për kalim të paligjshëm të kufirit të përbashkët. Pala greke siguroi, se së shpejti do të ratifikojë marrëveshjen trepalëshe me Turqinë për krijimin e një qendre të kontaktit në pikën kufitare bullgare Kapitan Andreevo. Në të njëjtën kohë ministrat ushtarakë të Bullgarisë dhe Greqisë, Nikollaj Nençev dhe Panos Kamenos, u pajtuan që grupe të punës të zhvillojnë bisedime për operacione eventuale të përbashkëta të forcave të armatosura në rast presioni refugjatësh.
Para kësaj bisedime mbi problemet me fluksin e emigrantëve zhvilluan ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes të Bullgarisë me homologët e tyre të shteteve të tjera fqinje. Më 18 mars në një takim në pikën kufitare Zllatarevo ministrat bullgarë Nençev dhe Bëçvarova dhe homologët e tyre maqedonas, Oliver Spasovski dhe Zoran Jolevski, demonstruan vullnetin politikë të autoriteteve bullgare dhe maqedonase që së bashku t’i kundërvihen trafikut të paligjshëm të njerëzve. Një javë më vonë, më 23 mars, ministri ushtarak Nençev u arrit marrëveshje me homologun e tij serb Zoran Xhorxheviç për shkëmbim të informacionit dhe për bashkëveprim në parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.
Përgatitjet për fluksin e madh të emigrantëve nuk sosen me këtë. Më 10 prill në Gjirin e Burgasit Forcat Ushtarake dhe Policia Kufitare të Bullgarisë zhvillojnë një trajnim për kundërvënie të fluksit të emigrantëve nga Deti i Zi, megjithëqë ky itinerar është me vështirësi të mëdha për emigrantët. Së shpejti do të mbahet një takim trepalësh të ministrave të mbrojtjes të Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë për kontraktimin e një platforme unike për mbrojtjen e regjionit. Intensiteti dhe përmasat e përgatitjes për fluksin e madh të emigrantëve dëshmojnë, se megjithëqë deri tashti nuk ka dëshmi për një gjë të tillë, rreziku vazhdon të jetë serioz.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..