Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polemikat midis drejtuesve po shtohen, por mbështetja publike nuk ulet

БНР Новини
Foto: BGNES

Sot, në ditën e parë të javës së re Këshilli Kombëtar për një bashkëpunim trepalësh po shqyrton projektin e qeverisë për ndryshime dhe shtesa të ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dje, fill pasi komisioni parlamentar mbi sigurinë e brendshme dhe rendin shoqëror hodhi poshtë projektin, ministrja e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova deklaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare se, nuk do të heq dorë prej tij. “Pro” projektit votuan vetëm deputetët nga partia GERB, por dhe ata, sipas liderit të tyre parlamentar Cvetan Cvetanov, po kështu kanë qenë kundra , por e kanë përkrahur prej “një lojaliteti politik”. Një kurajë për këmbënguljen e Bëçvarovës dha kryeministri Bojko Borisov duke këmbëngulur që propozimet për ndryshime të hyjnë në sallën plenare një orë e më parë, pavarësisht nga zhvillimi fatkeq në një nivel komisioni. Kryetarja e parlamentit Cecka Caçeva bindi se do të bëhet kështu, mbase nga lojaliteti politik.

Një episod tjetër i tensionit midis drejtuesve kishte dhe përpara më pak se 1 muaji, kur grupi parlamentar i partisë GERB këmbënguli që kryeministri tu japë sqarime se përse partia Demokratë për një Bullgari të fortë është e duruar në pushtet. Shumica në GERB mendojnë se, njerëzit e emëruar në drejtimin e partisë Demokratë për një Bullgari të fortë duhet të lirohen, pasi partia e tyre zgjodhi të jetë në opozitë. Dhe jo krejt pa bazë, sepse pas një vit pjesëmarrje në koalicionin drejtues partia Demokratë për një Bullgari të fortë vendosi të mos e përkrahë qeverinë dhe u orientua drejt krijimit të një bashkimi anti korruptues kundra tij, por pa u tërhequr formalisht nga koalicioni i bllokut Reformator, partnere e partisë GERB në drejtim. Kryeministri Borisov e mbylli polemikën duke deklaruar se, në sfondin e terrorit në Bruksel problemet e brendshme me partinë Demokratë për një Bullgari të fortë nuk meritojnë koment dhe nuk ka kohë për tu marrë me “raste divorci”. Sigurisht që përsëri prej një lojaliteti politik, deputetët e pranuan dhe këtë pozitë.

Në fillim të vitit për shkak të kundra vënieve dramatike rreth reformës gjyqësore, në shenjë të mospëlqimit me të dorëheqje dha ministri i drejtësisë Hristo Ivanov. Sot për shkak të kundra vënieve në sistemin shëndetësor këmbëngulet për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Petër Moskov, i dalë nga partia Demokratë për një Bullgari të fortë por ai nuk e jep, por dhe kryeministri nuk ja kërkon. Fare e logjikshme do të ishte që të supozojmë se gjatë një rrëmuje kaq të madhe dhe kundra vënie për një periudhë kaq të shkurtër kohe popullariteti i drejtuesve do të pakësohet, kurse të opozitës do të rritet. Sociologët regjistrojnë të kundërtën. Sipas të dhënave më të reja të “Ekzakta risërç”, partia GERB po vazhdon të jetë forca drejtuese politike me përkrahje të 24.3%. Forca më e madhe opozitare – Partia Socialiste Bullgare. Është e dyta për nga popullariteti, por me mezi 13.2%. Pavarësisht se është ndarë, partneri i vogël i koalicionit drejtues, blloku Reformator është pothuajse i barabartë për nga përkrahja /5,5%/ me forcën e tretë parlamentare Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /5,7%/. Kështu është sepse në horizontin politik vazhdon të mos të ketë alternativë të partisë GERB. Nga deklaratat përpara kongreseve të liderit të Partisë Socialiste Bullgare Mihaill Mikov kuptojmë se, socialistët tanimë do të afirmohen si opozitë, e cila të jetë alternativë e drejtimit. Alternativë nuk është dhe Lëvizja e ndarë për të Drejtat dhe Liritë, të kritikuar nga disidentët e vet personal si “nyja e korrupsionit, oligarkisë dhe interesat e lëshuara “ në Bullgari. Nuk mund të jenë alternativë dhe nacionalistët – “Ataka” nuk ka sesi të fitojnë elektorat me një lider, i cili është i gjykuar për rrugaçëri, kurse nacionalistët nga fronti Patriotik janë aleat faktik të drejtimit të sotëm. Pavarësisht nga kundra vëniet dhe mossukseset përkrahja për drejtuesit ruhet nga frikësimet, sa pa to gjërat do të bëhen më keq.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD