Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Psikologu i kafshëve Aleksandër Georgiev: “Qentë mund të edukohen më lehtë nga pronarët e tyre”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kush thotë se miqtë tanë katërkëmbësh nuk kanë shpirt? Që të arrijnë ekuilibër dhe qetësim, ata gjithashtu kanë nevojë për psikolog. Në qoftë se mendoni se nuk ekziston një profesion i tillë, ju lutem, njihuni me Aleksandër Georgievin – psikologu i parë bullgar i kafshëve!

Që të merresh vesh mirë me qentë, nuk duhet të kesh mësuar në universitet. Mjafton të jesh psikolog për nga shpirti. Ai ka kuptuar se e ka këtë talent që në fëmijëri, kur ka marrë si dhuratë qenin e tij të parë.

“Babai im më solli qenin, kur isha në moshën 5 vjeçe. Më tha se po të mos merrem vesh mirë me të, do t’ia dhurojë qenin dikujt tjetër. Ky rrezik më dukej shumë serioz dhe kështu filloi gjithçka.”

Që si fëmijë Aleksandër e ka vëzhguar sjelljen e qenve dhe është përpjekur të kuptonte sjelljen e tyre. Si njeri i moshuar ai ka kuptuar se kafshët udhëhiqen nga instinktet e veta dhe nga informacioni gjenetik. Prandaj nuk duhet t’i krahasojmë me fëmijë të padëgjueshëm, që inatosen, është i mendimit psikologu i kafshëve Aleksandër Georgiev, themeluesi i shkollës së parë te ne për trajnim kafshësh. Pas kësaj Aleksandër ka punuar në Austri, si trajner i katërkëmbëshve. Një ditë tek ai erdhi një bari, i cili kishte problem me qenin e tij. Ai ishte shumë agresiv dhe përbënte rrezik si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët. Mirëpo, bullgari arriti ta qetësojë qenin dhe si njohje e suksesit të tij Aleksandër mori titullin “zoo-psikolog”. Në qoftë se duam që qeni ynë të na dëgjojë, duhet të dëgjojmë këshillat për edukimin e tij.

“Sipas rregullit të parë nuk duhet të mendojmë se qeni është njeri – thotë zoo-psikologu. – Së dyti – duhet ta vendosim qenin në vend të fundit në hierarkinë familjare. Së treti – duhet të ushtrojmë një kontroll të madh, duke dhënë komanda të mira dhe të ngulim këmbë për zbatimin e tyre, sepse kjo na bën pronarë të vërtetë të qenit. Dhe në fund të fundit, duhet të jemi koherentë dhe të sinqertë me qenin tonë dhe të mos ia kalojmë nervat tona qenit – ai nuk bën asgjë kundër nesh!”

Për fat të keq ne nuk mund t’ia shpjegojmë qenit specifikat e botës sonë – çfarë do të thotë rregulla, ligje, moral, etikë. Mirëpo, mund ta stërvitim se si të sillet në situata të veçanta. Sipas Aleksandër Georgievit çdo një qen i mirë duhet të kuptojë disa komanda si “Stop”, “Prit”, “Ulu”, “Shtrihu”, “Eja” etj. Është me rëndësi gjithashtu të kuptojmë se kafsha nuk mund të mendojë në mënyrë abstrakte dhe nuk mund të kuptojë lidhjet objektive midis shkakut dhe pasojës. Kjo do të thotë se nuk duhet ta ndëshkojmë, por mund të ndryshojmë sjelljen tonë në varësi të veprimeve të tij, diçka si reaksion ndaj reaksionit të tij, thotë gjithashtu Aleksandër Georgiev.

“Në këtë mënyrë ne i tregojmë qenit se çfarë është qëndrimi ynë ndaj veprimeve të tij dhe arrijmë ta mësojmë atë se si të sillet. Pasi qeni zbaton ndonjë komandë dhe ne gëzohemi, ai e pranon këtë si një shenjë pozitive. Pas kësaj qeni e zbaton komandën përkatëse me kënaqësi.”

Vizita te zoopsikologu në fakt përbën një takim midis specialistit, pronarit dhe qenit. Kjo është mënyra e vetme për sukses. Mirëpo, kush krijon më shumë probleme?

“Pronarët – përgjigjet me buzëqeshje Aleksandër. – Qentë edukohen më lehtë – po të sillemi në mënyrën e përshtatshme me ta ata na dëgjojnë. Derisa pronarët zakonisht nuk bëjnë dallim midis asaj që unë u propozoj atyre dhe asaj që vetë ata duan të bëjnë.”

Zoo-psikologu thotë se qeni nuk është aksesor modern dhe prandaj duhet të mendohet shumë mirë se çfarë race është më e përshtatshme për shtëpinë. Këta zakonisht janë qentë e vegjël, që kërkojnë më pak lëvizje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD