Që nga vet themelimi i Radios Kombëtare Bullgare muzika zë një vend qendror në programet e saj. Një nga dëshmitë e shumta për këtë është edhe Konkursi i këngëve të reja bullgare pop dhe rok “Zllatna “Prolet” ose “Pranvera e Artë”. Ai u organizua për herë të parë në vitin 1970, ndërsa sivjet u mbajt edicioni i 47-të. Ideja është, që të prezantohen si interpretues të njohur, ashtu edhe t’u jepet shans këngëtarëve dhe autorëve të rinj të pa afirmuar.
Çmimin e parë e fitoi krijuesi i ri Dimitër Atanasov me këngën prej autori “Po kthehem”. Pasi e mori dekoratën për dëgjuesit e Radio Bullgarisë Dimitër Atanasovi tha:
“E prezantuam këngën “Po kthehem” në një version akustik. Ne të tre – Mariana Popova – vokal, Aleks Nushev – kitarë dhe aranzhues dhe unë – vokal dhe piano. Mendoj, se kjo këngë do të gjejë admiruesit e saj. Tani do të incizojmë edhe në studio. Shpresoj, se ajo do të hyjë në programet e Radios Kombëtare Bullgare.”
Dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu votuan për këngë. Ata zgjodhën “Një fillim” në interpretim të këngëtares Milena Kostova. Autor i muzikës është Eftim Çakërov. Teksti u krijua në bashkëpunim midis këngëtares dhe muzikantes Radomira Mihova. Milena Kostova ka mbaruar Universitetin e Ri Bullgar, këndimin pop dhe xhaz. Që prej vitesh jeton dhe punon në Kopenhagë. Shfaqjet e saj janë kryesisht në skenat e klubeve evropiane. Në Bullgari kthehet për projekte dhe veprimtari të ndryshme muzikore, si konkursi në fjalë.
Në kuadrin e Konkursit “Zllatna Prolet” është traditë të jepen çmime edhe për debutim. Kështu autorët e rinj kanë mundësi të prezantohen në skenën profesionale. Sivjet këtë dekoratë e mori grupi “Hibrid” me këngën “Dritare”. Themelues i formacionit është Rene Ranev. Ai ka popullaritet me projektet e ndryshme prej autori. Këngën e krijoi në bashkëpunim me Georgi Trifonovin – autor i tekstit dhe i muzikës.
Çmimin e gazetarëve muzikorë sivjet e mori Vasill Petrovi – një këngëtar i njohur dhe i afirmuar jo vetëm në skenën amtare pop dhe xhaz, por edhe në të të huaj. Ai u prezantua me këngën “Pranvera në shpirtin tim”. Kompozitor i këngës është Valeri Petrov ndërsa autor i tekstit Ivan Bellovski.
Çmimi, te i cili synojnë shumica e interpretuesve vitet e fundit është pjesëmarrje në Festivalin në Grjoningen të Holandës. Ky është çmimi më i madh, të cilin Radioja Kombëtare Bullgare dhe Konkursi “Zllatna Prolet” i japin ndonjë interpretuesi ose ndonjë grupi. Sivjet këtë çmim e morën muzikantët e grupit “Der Hunds” për këngën “Kujtim”. Vet grupi e kompozoi muzikën sipas tekstit të Borisllav Mudollovit. “Der Hunds” është një grup i rokut alternativ. Formacioni tashmë ka dy albume dhe në kohë të afërt në tregun muzikor admiruesit e tij do të gjejnë albumin e tretë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..