Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë në Bullgari programe mësimore me propozim të biznesit

БНР Новини
Foto: arkiv

Lidhja “arsim-biznes” në Bullgari në praktikë pothuajse nuk ekziston. Problemi ekziston prej vitesh, ndarja e dobët e financimit shtetëror për universitetet çon në amortizimin e palejueshëm të bazës materiale që nga ana e saj çon në mungesën e motivimit nga ana e dy palëve të procesit mësimor – pedagogë dhe studentë. Logjikisht lind dhe nevoja, kur dalin në tregun e punës, të rinjtë duhet të kalojnë mësime suplementare në vendin e punës, që të arrijnë të përfshihen 100% në procesin e punës.

Shpresë për ndryshimin e kësaj situate jep marrëveshja kuadër për bashkëpunim midis Shkollës së Lartë të Telekomunikacioneve dhe Postave në Sofje dhe një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare në sektorin IT në vendin tonë. Kështu u krijua programi i parë i përbashkët akademik, i cili është bazuar në parimet e partneritetit publik-privat. Ai synon të sigurohet arsimim cilësor profesional nëpërmjet punës direkte të firmave të degës IT me studentët e shkollës së lartë. Prof. Dimitër Radev, Rektor i Shkollës së Lartë dhe Telekomunikacioneve dhe Postave shpjegoi cilat janë anët pozitive të këtij procesi.

“Specialiteti “Administrimi diagnostikues i aplikacioneve të softuerit” u krijuar para një viti me kërkesë të biznesit. Plani mësimor u përgjigjet si kërkesave të arsimit të lartë, ashtu dhe përdoruesve të kuadrove të sektorit IT. Karakteristike për këtë specialitet është se me mësimin intenziv të gjuhës angleze në vitin e parë dhe në vitin e fundit studentët marrin provim, i cili kërkohet kur aplikojnë për punë në ndonjë kompani multinacionale, ku gjuha e punës është anglishtja. Në kursin e dytë duhet të posedojnë aftësitë e nevojshme që të mund të fillojnë punë në ekipet e firmës. Studentët tanë në fund të kursit të parë aftësohen  në kushte reale me detyra reale të biznesit, që shkakton interes të madh tek ata. Tashmë kemi studentë të cilët janë ftuar për punë në këtë kompani ndërkombëtare. Iniciativa po zgjerohet dhe nga viti tjetër do të dyfishojmë numrin e studentëve në këtë specialitet, sepse në të bashkohen dhe firma të tjera globale nga sektori IT.”

Ministria e Arsimit aktualisht po formon Këshill të arsimimit të softuerit me ambiciet të sigurojë rreh 20 000 specialistë të softuerit, aq është deficiti aktual në këtë sektor. Prof. Radev tha gjithashtu:

“Aktualisht po punojmë mbi një projekt të përbashkët me firma të tjera të autsorsingut të sektorit IT. Po përgatitim disa salla kompjuterike me pajisje moderne. Shumë prej firmave propozojnë stazh dhe punë me orar të caktuar studentëve. Përpiqemi për secilin specialitet të gjejmë lider nga ana e biznesit, i cili të ndihmojë formimin e kuadrove. Qe të përmirësohet arsimi i lartë dhe t’i kthejmë fëmijët tanë në Bullgari, duhet t’u përgjigjemi nivelit dhe kërkesave të biznesit. Në vendin tonë operojnë shumë komani multinacionale, të cilat kanë kërkesat e tyre dhe ne duhet të adaptojmë përgatitjen profesionale të specialistëve tanë ndaj tyre. Kuptohet, kjo nuk duhet të jetë në dëm të avantazheve të tjera që ka arsimi i lartë në Bullgari. Por duhet të vëmë theksin mbi pjesën e dytë – përgatitjen e tyre profesionale, që studentët të mund të fillojnë menjëherë punë dhe të realizohen në pozicione të mira.”

Cilat janë objektivat që ka parashikuar prof. Radev për të ardhmen e shkollës së lartë?

“Përpiqemi të aplikojmë dhe metoda të tjera bashkëkohore të arsimimit si mësimi online, që të mund të ftojmë specialistë jo vetëm nga firmat me të cilat bashkëpunojmë, por edhe pedagogë nga universitete të ndryshme evropiane, të cilat të drejtojnë kurset tek ne nga distanca. Mendojmë, se kështu do të ndihmojmë për cilësinë e procesit mësimor. Dëshirat tona janë të arrijmë këtë që kemi nisur, të plotësojmë kapacitetin që na është dhënë nga shteti me studente të motivuar dhe cilësorë. Kryesorja që duhet të arrihet në arsimin e lartë është t’i motivojmë të rinjtë të mësojnë. Ata do të mësojnë, kur shohin rezultatet e punës së tyre.”

Përgatiti më shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD

Kisha Ortodokse Bullgare dhe Radioja Kombëtare Bullgare bashkojnë forcat në mbështetjen shpirtërore të bashkatdhetarëve jashtë vendit

Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..

botuar më 25-01-20 2.19.MD