Fyelltari i njohur bullgar Nedjallko Nedjallkov mori pjesë në programin koncertal, që u paraqit afër qytetit francez Kale – në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë. Ideja është e Zhordi Saval – dirigjent dhe kompozitor francez, i cili i bie violinës dhe violës së vjetër, i njohur në mbarë botën për interesin e tij ndaj muzikës së Mesjetës, Rilindjes dhe Barokut, mbajtës i çmimit “Grami” për një prej projekteve të tij në këtë fushë. Është udhëheqës i orkestrës multikombëtare, në të cilën merr pjesë edhe bashkatdhetari ynë. Përveç tij atje ka ekzekutues nga Greqia, Izraeli, Siria etj. Repertori i tyre përfshin muzikë tradicionale nga Bullgaria, Spanja, Maroku, Turqia, Siria, Libani.
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..